LIVE UPDATES
Aktualitet

Thyen xhaminë dhe…/ Pasagjeri i inatosur kanos policin: Më lini të udhëtoj, nuk jemi në komunizëm. Efektivi: Donte të k

24 Dhjetor 2020, 17:05 Nga DOSJA
Thyen xhaminë dhe…/ Pasagjeri i inatosur kanos policin: Më lini

TIRANË- Kushdo që udhëton jashtë Shqipërisë me destinacion vendet e Europës i di mirë rregullat dhe dokumentet që duhet të ketë. Veçanërisht kush udhëton në kohë pandemie, rregullat për të bëhen akoma dhe më strikte, ku më e rëndësishmja është vërtetimi se nuk je i infektuar nga covid-19.

Këtë e dinte mirë dhe Sh. V, një shqiptar që ka fituar shtetësinë holandeze duke qenë se prej shumë vitesh jeton në këtë shtet. Por nuk ka mjaftuar pasaporta europiane për të, ai është grindur me policët e Rinasit dhe mollë sherri ka qenë bashkëshortja e tij nga Fieri me të cilën do të udhëtonte jashtë Shqipërisë.

Sipas denoncimit të policëve që gjendeshin në shërbim SH. V do të udhëtonte në itinerarin Rinas-Bruksel-Belgjikë me linjën ajrore Jet Air. “Por bashkëshortja e shqiptaro-holandezit nuk i plotësonte kushtet për të udhëtuar veçanërisht kushtet për shkak të pandemisë. Nuk faktonte që posedonte një certifikatë që ishte gruaja e Vokrit”, kallëzon polici pranë komisariatit të Rinasit. Burimet e gazetës Si hedhin dritë mbi detaje të tjera të këtij sherri në kufirin shqiptar në aeroportin e Rinasit.

“Detyra ime ishte të kryeja check in e pasagjerëve, t’u kontrolloja dokumentacionin e udhëtimit dhe dokumentet shtesë për shkak të pandemisë. Në rastin konkret gruaja mund të udhëtojë me bashkëshortin, i cili është i pajisur me pasaportë shengen, por duke paraqitur një certifikatë martesore që vërteton se ata janë burrë e grua me njëri-tjetrin. Unë kërkova certifikatën familjare, gruaja komunikoi me dikë që t’i sillnin certifikatën. Ndërkohë aty u afrua i shoqi dhe filloi duke bërtitur pse nuk bëni check in pa certifikatë dhe në atë moment filloi të më shante dhe të më ofendonte”, thotë efektivja kufitare me inicialet G. H.

Bashkëshorti i inatosur sipas këqyrjes së kamerave dhe dëshmive të mbledhura pas incidentit ka kanosur “nuk e keni të gjatë o k…., nuk keni ctmë bëni, jeni mbledhur një tufë k,,, mbajeni mend çdo ju bëj o sh…….”.

Në nerva e sipër bashkëshorti i inatosur rezulton të ketë gjuajtur me grushte xhamin pas të cilit qëndrojnë policët dhe më pas e ka thyer atë.

“Lajmërova supervizoren, i thashë pasagjerit të qetësohej pasi në këtë gjendje nuk mund të udhëtonte. Por ai vazhdonte sërish, duke më sharë dhe ofenduar dhe tërhoqi vëmendjen në mes të terminalit. Dua të them se gruaja që deklaroi se ishte bashkëshortja e tij nuk reagoi në asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë”, kujton policja në shërbim.

Policia bën me dije se ka marrë në pyetje edhe supervizoren që tregon se çfarë dëgjoi ajo gjatë konfliktit.

“Ai pasagjeri mu drejtua mua me fjalët – që të gjithë jeni b….. dhe nuk keni ctë bëni po fare. Nuk jemi në komunizëm që mos tna lejoni të udhëtojmë”, e përshkruan pasagjerin e inatosur punonjësja me inicialet O. A.

“Me këtë pasagjer ishte e pamundur të komunikoje, mësova se ai kishte pasaportë holandeze dhe donte të merrte gruan e tij në Holandë, e cila ishte vetëm me pasaportë shqiptare por nuk kishin certifikatë familjare gjë që duhet tani në kohë pandemie për ta identifikuar që ajo ishte gruaja e tij”.

Në mes të britmave dhe sharjeve, efektivët e rendit janë afruar pranë shqiptaro-holandezit dhe i kanë kërkuar të shkonin së bashku në komisariat.

“Gruaja i lutej që të qetësohej, dhe e vënë në siklet na kërkonte herë pas here falje, por ai u nxeh më tepër. Kur komunikova me eprorin në telefon ai më tha- tu refuzohet udhëtimi për shkak të sjelljes së padisiplinuar”, rrëfen agjentja pranë kolegëve të saj.

Në përfundim policia ka mbajtur shënim denoncimin për kanosje të efektivëve të policisë, ndërkohë që çifti e humbi udhëtimin dhe do ti duhet sërish të presë një biletë tjetër.

Marre nga: Gazeta Si 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polici zihet me pasagjerin polici zihet me pasagjerin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit