LIVE UPDATES
Aktualitet

The Economist: Përshtatja me ndryshimet klimatike, një botë 3°C më e ngrohtë nuk është e sigurt

7 Gusht 2021, 05:06 Nga DOSJA
The Economist: Përshtatja me ndryshimet klimatike, një botë

Përmbytjet dhe zjarret ekstreme nuk po zhduken, por përshtatja mund të zvogëlojë efektet, shkruan The Economist.

Në vitin 1745, ndërsa lumi Liffey doli nga shtrati dhe depërtoi në themelet e shtëpisë së Edmund Burke, i riu përjetoi një tronditje të madhe. Ky njeri, i cili më vonë do të bëhej themeluesi i konservatorizmit modern, u frymëzua nga kjo përvojë dhe shkroi më vonë një ese mbi sublimen, ku fliste mbi kënaqësinë e pakrahasueshme që mund të ndjellë një shkatërrim i tmerrshëm – por vetëm kur ai vështrohet nga një distancë e sigurt.

Gjëja më e tmerrshme në lidhje me skenat dramatike të shkatërrimit që janë shfaqur në të gjithë botën gjatë javëve të fundit, është se nuk ekziston asnjë vend i sigurt nga ku ato mund të vështrohen së largu. Toka në qytetin gjerman Erftstadt është copëtuar si të ishte letër nga ujërat e përmbytjeve; Lytton në British Columbia është përfshirë nga zjarret masive vetëm një ditë pasi regjistroi një rekord të frikshëm të temperaturës së lartë; makinat notojnë si peshq të ngordhur nëpër rrugët e qytetit kinez Zhengzhou, tashmë të shndërruara në kanale. E gjithë bota ndihet e rrezikuar, dhe shumica e saj është me të vërtetë në rrezik.

Emetimet e gazrave serë kanë krijuar një planet më shumë se 1°C (1.8 ° F) më të ngrohtë se në periudhën para-industriale kur jetonte Burke. Atmosfera e ngjeshur po krijon një mot të nxehtë, në mënyra të paparashikueshme dhe vërtet të habitshme. Dhe, me emetimet e vazhdueshme, kjo gjendje vetëm sa do të përkeqësohet.

Për fat të keq, viti 2021 ndoshta do të jetë një nga vitet më të freskëta të shekullit XXI. Nëse në dekadat e ardhshme, temperaturat rriten me 3°C mbi nivelet para-industriale (siç mund të ndodhë edhe nëse të gjithë arrijnë të respektojnë zotimet e vendosura tani), pjesë të mëdha të zonave tropikale rrezikojnë të bëhen tepër të nxehta për të punuar jashtë në natyrë. Shkëmbinjtë koralorë nënujorë dhe gjallesat që varen prej tyre, do të zhduken dhe pyjet ekuatorialë të Amazonës do të kthehen në një hapësirë të shkretë. Dështimet e mëdha në korrje do të bëhen të zakonshme. Shtresat e akullnajave në Antarktidë dhe Groenlandë do të tkurren në një pikë pa kthim, duke çuar në rritjen e nivelit të deteve jo me milimetra, si tani, por me metra.

Gjashtë vjet më parë, në Paris, shtetet e botës u angazhuan për të shmangur më të keqen e këtij makthi, duke eliminuar emetimet neto të gazrave serë, aq shpejt sa të mbanin rritjen e temperaturës nën nivelin 2°C. Fatkeqësisht, përparimi i tyre drejt këtij qëllimi nuk duket premtues. Por edhe sikur përpjekjet e tyre do të rriteshin mjaftueshëm në mënyrë dramatike për të arritur objektivin 2°C, kjo nuk do të ndalonte djegien e pyjeve sot; stepat do të vazhdonin të thaheshin nesër, dhe lumenjtë do të dilnin nga shtrati dhe akullnajat e maleve do të zhdukeshin.

Ulja e emetimeve nuk është e mjaftueshme. Bota ka nevojë urgjente për të investuar në përshtatjen me ndryshimin e klimës. Lajmi i mirë është se përshtatja është përfituese nga ana politike. Njerëzit mund ta shohin qartë nevojën për të. Kur një vend investon në mbrojtjen nga përmbytja, ky është një përfitim i drejtpërdrejtë për qytetarët e vet dhe nuk ka ankesa si në përpjekjet për zvogëlimin e gazrave serë, ku disa vende akuzohen se nuk po bëjnë asgjë. Gjithashtu paratë nuk vijnë të gjitha nga buxheti publik, kompanitë dhe individët privatë mund të shohin nevojën për përshtatje dhe të hidhen në veprim. Kur nuk e bëjnë këtë, kompanitë e sigurimeve mund të reagojnë ndaj rreziqeve.

Përshtatjet

Disa përshtatje janë të lehta. Sistemet për paralajmërimin e përmbytjeve në Gjermani tani me siguri do të përmirësohen. Por probleme të tjera kërkojnë investime shumë më të mëdha publike, si ato për administrimin e ujit në Holandë. Shtetet e pasura mund t’i përballojnë gjëra të tilla. Por shtetet e varfra dhe popujt e varfër kanë nevojë për ndihmë, prandaj Marrëveshja e Parisit mbi klimën parashikon transferime vjetore prej 100 miliardë dollarësh nga vendet e pasura tek ato të varfra.

Vendet e pasura ende nuk kanë angazhuar siç duhet në këtë drejtim. Më 20 korrik, John Kerry, i dërguari i posaçëm i presidentit Joe Biden për klimën, përsëriti zotimin e Amerikës për të trefishuar mbështetjen e saj në 1.5 miliardë dollarë për procesin e përshtatjes në vendet e varfra deri në vitin 2024, pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të rritur investimet në vendet në zhvillim. Më shumë përpjekje të tilla janë jetike.

Por ato gjithashtu kanë kufijtë e vet. Disa nivele të temperaturës dhe lagështisë e bëjnë të pamundur aktivitetin në natyrë. Dhe përmbytje të shpeshta mund të çojnë në braktisjen e tokave.

Nëse përmbushet qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për të mbajtur ngritjen e temperaturës nën nivelin 2°C, këta kufij nuk do të vihen në provë. Por përpjekjet për uljen e emetimeve mund të mos përshpejtohen, siç është e nevojshme. Dhe sistemi i klimës mund të rezultojë më i ndjeshëm se tani, siç besojnë disa shkencëtarë, duke krijuar më shumë ngrohje për një ton karbon në atmosferë.

Prandaj është gjithashtu e rëndësishme të studiohet forma më dramatike dhe e frikshme e përshtatjes: gjeo-inxhinieria diellore. Kjo qasje kërkon që t’i bëjë retë ose shtresat e grimcave në atmosferë të ngjashme me pasqyrat, duke reflektuar një pjesë të dritës së diellit. Kjo nuk mund të sigurojë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të njëtrajtshme ndaj efektit serë; do të tentojë, për shembull, të ulë reshjet disi më shumë sesa temperaturën, duke ndryshuar potencialisht modelet e reshjeve. Por studimet gjatë 15 viteve të fundit kanë treguar se gjeo-inxhinieria diellore mund të zvogëlojë ndjeshëm disa nga dëmet që shkaktohen nga ngrohja e efektit serë.

Nuk dihet ende se si skema të tilla mund të zhvillohen në mënyrë që të pasqyrojnë jo vetëm interesat e zhvilluesve të tyre, por edhe ato të të gjitha vendeve. Vende të ndryshme mund të kërkojnë sasi të ndryshme ftohjeje; disa mënyra për të vënë në veprim gjeo-inxhinierinë diellore do të ndihmonin disa rajone, ndërkohë që do të dëmtonin të tjerët. Dhe gjithashtu ekziston rreziku që kjo ide potenciale mund të ulë nxitjen për të qenë ambiciozë në uljen urgjente të emetimeve të gazrave serë.

Kur njerëzit e mirë qëndrojnë indiferentë

Gjeo-inxhinieria diellore kërkon përballimin e këtyre problemeve – dhe ekziston rreziku që fuqitë me pak interes në të mund të provojnë gjithsesi skema të tilla. Ajo gjithashtu na përball me pyetjen se ku po shkon njerëzimi. Duke parë nivelet e ujërave që po ngriheshin në Liffey, Burke “kuptoi se sa i vogël është njeriu në të vërtetë, por sa i madh i duket vetja… Mjeshtër i gjithçkaje, e megjithatë nuk mund të komandojë dot asgjë”. Manipulimi i klimës që njerëzimi vetë e ka destabilizuar, nxit mendime të ngjashme të fuqisë dhe njëkohësisht të pafuqisë. Si një qenie njëkohësisht e papërfillshme dhe e gjithëfuqishme, njeriut nuk i mungon aftësia për të kontrolluar natyrën, por vetveten.

Kohë të vështira

Për fat të keq, viti 2021 ndoshta do të jetë një nga vitet më të freskëta të shekullit XXI. Nëse në dekadat e ardhshme, temperaturat rriten me 3°C mbi nivelet para-industriale (siç mund të ndodhë edhe nëse të gjithë arrijnë të respektojnë zotimet e vendosura tani), pjesë të mëdha të zonave tropikale rrezikojnë të bëhen tepër të nxehta për të punuar jashtë në natyrë. Shkëmbinjtë koralorë nënujorë dhe gjallesat që varen prej tyre, do të zhduken dhe pyjet ekuatorialë të Amazonës do të kthehen në një hapësirë të shkretë. Dështimet e mëdha në korrje do të bëhen të zakonshme. Shtresat e akullnajave në Antarktidë dhe Groenlandë do të tkurren në një pikë pa kthim, duke çuar në rritjen e nivelit të deteve jo me milimetra, si tani, por me metra./ MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndryshimet klimaterike ndryshimet klimaterike

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit