Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi po tentonin që të kalonin një sasi të konsiderueshme në drejtim të Greqisë. Policia ka sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.
NJOFTIMI:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugina”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar në provat e grumbulluara, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, falë dhe koordinimit të veprimeve me shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”;
L. D., 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”. Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar).
Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER– Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Postolli 37 –vjeçarin që tentoi të digjte fletët e votimit në fshatin A...
DURRËS– Në autostratën Tiranë Durrës, një makinë është përfshirë nga flakët.Dyshohet se shkak mund të jetë bërë përplasja me një makinë tjetër apo pr...
KORÇË– 16-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri një 24-vjeçar ditën e djeshmë, është arrestuar sot nga policia e Korçës.P...
DIBËR– Krimi që ndodhi mrbëmjen e djeshme në familjen në Dibër tronditi vendin. Dosja.al mëson se 26-vjeçari Florian Tonuzi, është autori që ka qëll...
DIBËR– Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me krimin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër. Sipas njoftimit, rrethanat e ngjarjes ende nu...
Pasuritë e paluajtshme janë një ndër sektorët ku organizatat kriminale pastruan paratë në vitin 2020.Raporti vjetor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të...
TIRANË– Dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat luginore...
TIRANË– 2 mijë e 386 viktima, 20 mijë e 586 të sëmurë aktivë dhe 107 mijë e 887 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i ...
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme në Tiranë do të ndërpriten dritat pjesërisht në 8 zona. Në një ...
TIRANË– Komisariati nr. 1 në kryeqytet i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me sherrin e ndodhur në KZAZ-në, e improvizua...