Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti greke të falsifikuar, arrestohet 31-vjeçari
21 Korrik 2019, 08:08Nga DOSJA
Vlorë- Në prangat e policisë kufitare të Vlorës ka rënë një 31-vjeçar pasi tentoi të kalonte kufirin në drejtim të Italisë, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga policia është arrestuar Gj.M 31-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare ka bërë të mundur kapjen e më pas arrestimin e shtetasit Gj. M., 31 vjeç, banues në Ankona, Itali.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, pasi ka tentuar të kalojë Pikën e Kalimit Kufitarë të Portit Vlorë në drejtim të shtetit Italian, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Itali- Në shtetin italian është zhvilluar një operacion i madh antidrogë ku janë arrestuar 17 persona.Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rruga e Detit’, karab...
Shqipëri-Në 6 muajt e fundit 5 gra janë vrarë nga burrat e tyre për motive xhelozie. Krime të rënda, pasi gratë janë vrarë edhe me sëpatë, levë apo edhe mjete ...
Shqipëri-Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që agjencitë e huaja kanë me disa struktura akomoduese. Hyrja n...
Shqipëri- Rikthehet i nxehti afrikan. Vendi pritet që të përfshihet në ditët e mbetura të muajit korrik nga një valë e të nxehtit afrikan.Duke i filluar që nga ...
Adile Gusholli, 51 vjeç nga Cërriku, thotë se tashmë ka shtatë vjet e shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike.“Që të bëj kontratë kërkohet 400 mijë le...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënnë njëmesazh për të rinjtë shqiptarë. Në një status në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-ve ka inku...
TIRANË- Ikona e futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri u përcoll sot për në banesën e fundit. Ai u nda nga jeta një ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje...
ELBASAN– Rrallë ka qytetarë të Elbasanit të cilët nuk njohin Arzie Sadikun. Prej 48 vitesh, që sa doli nga bankat e shkollës, ajo shërben si infermiere në...
MIRDITË-Ditën e sotme banorët e Kaçinarit u kanë treguar ‘muskujt’ punonjësve të firmës së HEC-eve që po ndërtohen në këtë zonë. Ata kanë larguar ma...