LIVE UPDATES
Politike

Tenderi 36 mln € që shkon ‘kundër’ autonomisë spitalore,hapet gara për blerje medikamentesh

9 Maj 2022, 17:11 Nga DOSJA
Tenderi 36 mln € që shkon ‘kundër’ autonomisë

TIRANË- Projektligji i qeverisë për autonominë menaxheriale dhe financiare spitalore duket se do të dështojë. Vetë ministrja Manastirliu, 6 ditë pas vendimit të kabinetit, nuk heq dorë nga ndërhyrja në menaxhimin e spitaleve duke vendosur shpalljen e tenderit gjigant prej 36 milion eurosh për blerjen e pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore. Ky tender do të zgjas për 2 vjet, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e autonomisë spitalore gjatë kësaj periudhe.

Pak ditë pasi qeveria miratoi projekt-ligjin për Autonominë Spitalore, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur një tender gjigant, me vlerë mbi 36 milionë euro, i cili vendos në pikëpyetje vullnetin e kabinetit Rama.

Më 29 Prill, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi nga shkallët e Kryeministrisë se projekti i hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve. Por, më 4 Maj, Ministria e Shëndetësisë shpall një tender të përqendruar, me fond mbi 43 miliardë lekë të vjetra, për blerje medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore për të gjithë spitalet në vend.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Ministria e drejtuar nga Manastirliu ka vendosur të blejë medikamente për 45 spitalet e vendit. Kjo procedurë, jo vetëm që nuk i jep hapësirë autonomisë spitalore, por, për më tepër, shkon në të kundërt të praktikës së vendosur deri më tani.

Tenderi pritet të mbyllet në fillim të Qershorit dhe synon furnizimin e strukturave spitalore në Tiranë dhe në rrethe për një periudhë 24-mujore. Kjo do të thotë se, edhe nëse Parlamenti e miraton menjëherë projektin e qeverisë për autonominë spitalore, ajo do të qëndrojë pezull për të paktën 2 vite.

Qeveria ‘Rama’ erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtimin e shëndetësisë falas. Pasi dështoi në mënyrë spektakolare në përmbushjen e këtij premtimi, kabineti qeveritar shfaqi në fillim të mandatit të tretë risinë e autonomisë spitalore.Por, tenderi i sapo-shpallur nga Manastirliu tregon qartë se qeveria nuk ka vullnetin minimal për t’u shkëputur nga prokurimet me fonde gjigande.

Institucioni i drejtuar nga Manastirliu ishte objekt i disa hetimeve të nisura nga Prokuroria Speciale, SPAK, për tenderat sekretë të zhvilluar gjatë pandemisë. Pasi SPAK-u dështoi në hetimet e tij, qeveria u ndje shumë komode dhe vendosi të përqendrojë tenderat gjigantë në duart e Manastirliut dhe stafit të saj./Syri.net/

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike ogerta manastirliu spak tenderi per shendetesine ogerta manastirliu spak tenderi per shendetesine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet