LIVE UPDATES
Politike

Dita e drejtësisë, Metani: Bulizimi i drejtësisë s’i shërben askujt!

9 Maj 2022, 16:29 Nga DOSJA
Dita e drejtësisë, Metani: Bulizimi i drejtësisë s’i

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka deklaruar se sulmimi i Reformës në Drejtësi nuk i shërben askujt, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë zërat kritike. Në fjalën e tij në konferencën “Drejtësi në kohë krizash”, Metani tha se akuzave të shumta që vijnë ndaj drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët duhet t’i përgjigjen me vendime të qarta dhe të drejta. Duke e lënë më pas publikun që t’i vlerësojë.

Drejtësia ka qenë dhe mbetet një nga temat e nxehta, që ngjall interes publik në Shqipëri. Diskutimi i temave që lidhen me drejtësinë, nuk mundet të mos jetë pjesë e debatit publik. Organet e drejtësisë janë pjesë e rëndësishme e strukturës shtetërore dhe për çështje që lidhen me detyrat e tyre funksionale, magjistratët janë pjesë e kritikave në një nivel të gjërë. Këtë gjë nuk mund ta ndryshojmë, pasi liria e shprehjes i jep të drejtë kujtdo, që të shprehë dhe komentojë lirisht, edhe mbi vendimet e drejtësisë. Patjetër që ka raste kur këto komente reflektojnë edhe defektet që shoqëria jonë ka. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, në një shoqëri në zhvillim, ku gjetja e kufijve nuk është pika jonë e fortë, edhe pse duhet të biem dakort të gjithë që, të paktën bullizimi i drejtësisë, nuk i shërben askujt. Megjithatë në këtë kontekst ka edhe një specifikë, të cilën dua t’a rinënvizoj. Ekziston një dallim i rëndësishëm tek kritikat që bëhen ndaj magjistratëve dhe kritikave ndaj zyrtarëve të tjerë publikë. Magjistratët nuk mund të përgjigjen për kritikat që u bëhen, nuk mund të komentojnë për çështjet e tyre, qoftë edhe për të hedhur poshtë shtrembërimet mediatike apo politike të vendimeve të tyre,”-tha ai.

NJOFTIMI I PLOTË:

FJALA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË NË KONFERENCËN “DREJTËSI NË KOHË SFIDASH”

E nderuar znj. Llagami,
E nderuar ambasadore Kim,
I nderuar ministër Manja,
Të nderuar kolegë dhe të ftuar,

Ju faleminderit për këtë organizim znj. Llagami dhe mundësinë për t’u mbledhur në një ditë feste, siç është dita e drejtësisë. Është një ditë simbol për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Eshtë kënaqësi profesionale të shohësh se ndër dekada e ndër vite, drejtësia shqiptare, megjithë luhatjet e forta, që ka pësuar për shkak të zhvillimeve politike, sociale e kulturore, ka prodhuar akte drejtësie, që na bëjnë krenarë sot. Historia e drejtësisë evidenton sot juristë dhe profesionistë të së drejtës, që me mendimin e tyre juridik kanë qenë në avangardë të zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike në vend. Prandaj sot është dita, që së pari, të kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata, që me kontributet e tyre të spikatura, hodhën themele të forta të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Por është një ditë edhe për të reflektuar për drejtësinë, si një nga vlerat morale më të rëndësishme të një shoqërie, për rrugëtimin e saj sot dhe nesër në Shqipëri, për raportin që drejtësia ka me shoqërinë dhe institucionet e saj. Sistemi i drejtësisë në vendin tonë ka bashkëudhëtuar me tranzicionin shoqëror dhe në tri dekada pluralizëm kanë shfaqur të njëjtat probleme. Jam i sigurt se përfundimi i fazës së tranzicionit dhe kalimi në fazën e zhvillimit dhe integrimit evropian të shtetit shqiptar ka shënuar një pikë të rëndësishme kthese, edhe për drejtësinë shqiptare. Reforma në drejtësi e vitit 2016, krijoi modelin e shtetit të së drejtës, që duam të ndërtojmë dhe arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë. Institucionet e reja të drejtësisë kanë detyrën dhe detyrimin historik të mbajnë gjallë përpjekjet e atyre, që një shekull më parë hartuan dhe miratuan Kanunin e Zhurisë. Institucionet e reja të drejtësisë nuk e kanë mundësinë të bëjnë gabime! Institucionet e reja të drejtësisë nuk kanë kohë të jenë të qeta! Jemi përballë një sprove të fortë, përpara atyre që na kanë besuar dhe besojnë tek ne. Në kufijtë e vështirësisë maksimale, e di! Por, e tillë është sfida, që ne vetë e zgjodhëm dhe nuk ka më kthim mbrapa. Jemi të ndërgjegjshëm se krijimi i modelit të shtetit të së drejtës nuk është një proces i lehtë. Ai nuk kërkon vetëm kohë, jo vetëm kapacitete njerëzore dhe financiare, nuk kërkon përpjekje vetëm të sistemit të drejtësisë. Padyshim, pesha themelore në krijimin e kufijve kushtetues e ligjorë të marrëdhënieve shoqërore, mbetet tek sistemi i drejtësisë. Por, roli i faktorëve të tjerë, politikë, shoqërorë dhe ekonomikë është i një rëndësie të veçantë. Një kuadër kushtetues dhe ligjor demokratik është një gur themeli shumë i rëndësishëm në mirëfunksionimin ose jo të një shteti ligjor, por vlerat e së drejtës nuk gjenden vetëm në ligje të shkruara. Sado të vlefshme të jenë garancitë kushtetuese, rregullat ligjore formale dhe garancitë institucionale, ato nuk janë të mjaftueshme, nëse nuk ushqehen me vlerat e një shoqërie, që kërkon dhe ndërton një sistem drejtësie të besueshëm, efektiv dhe të pavarur. Parashikimi i garancive formale përbën pikënisjen, por jo përfundimin e këtij procesi. Drejtësia ka qenë dhe mbetet një nga temat e nxehta, që ngjall interes publik në Shqipëri. Diskutimi i temave që lidhen me drejtësinë, nuk mundet të mos jetë pjesë e debatit publik. Organet e drejtësisë janë pjesë e rëndësishme e strukturës shtetërore dhe për çështje që lidhen me detyrat e tyre funksionale, magjistratët janë pjesë e kritikave në një nivel të gjërë. Këtë gjë nuk mund ta ndryshojmë, pasi liria e shprehjes i jep të drejtë kujtdo, që të shprehë dhe komentojë lirisht, edhe mbi vendimet e drejtësisë. Patjetër që ka raste kur këto komente reflektojnë edhe defektet që shoqëria jonë ka. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, në një shoqëri në zhvillim, ku gjetja e kufijve nuk është pika jonë e fortë, edhe pse duhet të biem dakort të gjithë që, të paktën bullizimi i drejtësisë, nuk i shërben askujt. Megjithatë në këtë kontekst ka edhe një specifikë, të cilën dua t’a rinënvizoj. Ekziston një dallim i rëndësishëm tek kritikat që bëhen ndaj magjistratëve dhe kritikave ndaj zyrtarëve të tjerë publikë. Magjistratët nuk mund të përgjigjen për kritikat që u bëhen, nuk mund të komentojnë për çështjet e tyre, qoftë edhe për të hedhur poshtë shtrembërimet mediatike apo politike të vendimeve të tyre. Ndryshe nga institucionet që burojnë nga politika, institucionet e pavarura dhe magjistratët e kanë këtë lloj kufizimi, që vjen me detyrën. Kështu që beteja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë është me transparencën, është me rritjen e cilësisë së punës. Vërtetë që magjistratët nuk mundet të komentojnë mbi vendimet e tyre, por nëse vendimet që ata marrin, shprehin qartë dhe pa asnjë ekuivok, thjeshtë dhe kuptueshëm, drejt dhe pa lakime, mendimin e tyre juridik dhe diskrecionin e tyre të bazuar në ligj, atëherë publiku do të jetë i qartë, se çfarë i duket e drejtë dhe e padrejtë në atë vendim. Sa më të qartë të jenë gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e drejtësisë me vendimet e tyre, sa më të qartë të jenë ata për rolin e tyre, aq më e thjeshtë do jetë edhe për publikun, të njohë rëndësinë e kësaj vendimmarrjeje, e akoma më tej, edhe të krijojë respekt për punën e drejtësisë. Por nëse gjyqtarët dhe prokurorët duhet të bëjnë punën e tyre, krijimi i respektit për punën e drejtësisë është një përpjekje, që shkon përtej sistemit. Ai është edhe kontribut i faktorëve të tjerë në shoqëri, veçanërisht atyre politikë e mediatikë. Krijimi i një mjedisi demokratik për respektimin e sistemit të drejtësisë nuk është as çështje ligji, as çështje vendimmarrjeje. Kushtetushmëria, shteti ligjor, respekti per punën e tjetrit apo të asaj që quhet ndarja e pushteteve janë standarde, që duhen ushqyer çdo ditë me largpamësi, jashtë interesit të çastit, duke e mirëmenduar në vizion afatgjatë çdo fjalë të thënë dhe çdo gur të hedhur ndaj sistemit të drejtësisë. Si shoqëri duhet të jemi gati të pranojmë edhe vendime që nuk na pëlqejnë. Zgjidhjet antisistemike vetëm na zgjasin agoninë e vështirësive traumatike, që drejtësia po kalon sot. Sot Shqipëria është përpara momenteve historike të rrugëtimit të saj europian. Le të përpiqemi të gjithë, të orientohemi drejt një qasjeje të re përgjegjshmërie; Le të përpiqemi të gjithë t’i drejtohemi vlerave tona më të mira; Le të përpiqemi të gjithë ta konsolidojmë sistemin e drejtësisë sipas parimeve dhe standardeve, drejt të cilave jemi nisur pa kthim. Sot e në vazhdim, kjo është sfida më e madhe e të gjithëve ne! Ju faleminderit!

LAJMI KRYESOR: Rama sulmoi SPAK, Yuri Kim s’e pret mirë: Mos e bëni më! Manja s’e dëgjon: Hetoni Berishën!

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike artur metani drejtësi në kohë sfidash artur metani drejtësi në kohë sfidash

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet