Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së deputetes Duma në lidhje me vetëvrasjen e të riut Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha se kjo ngjarje nuk duhet që të lidhet me politikën dhe se në vend duhet të hiqet kjo mënyrë e të bërit politikë. Ai gjithashtu tha se dosja në lidhje me ngjarjen është e plotë dhe në dorë të prokurorisë.
“Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktima dhe aq më tepër të bëjnë këtu prokurorin, policinë hetuesin. Për rastin në fjalë dhe këtu gjej mundësinë të shpreh ngushëllimin për familjen Meta. Rasti në fjalë është ndër rastet më të pastra dhe i takon hetimit penal dhe procedurial në lidhje me ngjarjen. I kemi shkuar deri në fund me agjencinë përkatëse për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e policisë së shtetit deri në neglizhencat që ata kanë bërë që ka sjellë atë ngjarje fatale. Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen. As nga prokurori, as nga hetuesit as nga mjekët ligjorë. Kanë qenë edhe dy përfaqësues të avokatit të popullit në inspektimin e dhomave të izolimit.
Ka një raport ku thuhet se ato dhoma janë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Unë bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi. Nuk është e lehtë të largohemi nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet të bëjnë edhe hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet që ju bëni këtu. Ju akuzoni shumë rëndë policinë e Kavajës sikur ata janë kriminelë dhe ata janë vrasës. Faktet janë të plota. Është ekspertiza mjeko ligjore. Dosja është e plotë. Prokurori e ka në dorë. Janë të filmuara çdo sekuencë që ku i ndjeri ndalohet nga policia. Ka një vendim gjykate dhe një urdhër prokurori. Janë të filmuara që nga sekondi kur ka qenë në oborrin e komisariatit deri kur është dërguar drejt morgut”, tha Çuçi.
LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës
(I.A/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Yuri Kim: Çfarë është drejtësia? Cili është qëllimi i reformës në drejtësi? Si do jetë Shqipëria kur reforma në drejtësi të nisë zbatimin? Do ta marrim v...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përplasur me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. E pranishme në Kuvend, Duma pë...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike e ka nisur me debate seancën në Kuvend. Nga vendi, Shehu kërkoi që të kishte të drejtën për të folur. Ai tha s...
BULLGARI- Ministri i Jashtëm austriak Aleksander Shalenberg gjatë një vizite në Sofje të Bullgarisë u shpreh se Vjena shpreson që negociatat me Shqipërinë dhe M...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se nuk e njeh vendimin e shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në një ...
Manja: Do të më falni që nuk do të rreshtoj këtu arritjet. Që nuk janë te pakta po të kemi parasysh se ku ishim deri para disa vitesh. Jam i bindur që këtë do t...
TIRANË- Deputetja demokrate Grida Duma ka deklaruar se të riun që vrau veten në Komisariatin e Kavajës e kanë paragjykuar gjithë jetën. Duma gjatë seancës ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat, ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD-së,...
TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se opozita ka vetëm një kusht për zgjedhjen e presidentit të ri; të jetë anti-komunist. Në një pron...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga gazetarët që të mos e përmendin më emrin e Visar Zhitit për president. Në një pron...