LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderat sekret gjatë pandemisë, udhëzimet e GRECO-s: Rreziku për korrupsion është shumë i lartë, bëni kujdes

8 Maj 2020, 16:29 Nga DOSJA
Tenderat sekret gjatë pandemisë, udhëzimet e GRECO-s: Rreziku

TIRANË– Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit, i njohur ndryshe si GRECO ka publikuar një sërë udhëzimesh për vendet anëtare që synojnë parandalimin e korrupsionit në kontekstin e urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Në një bisedë më Zërin e Amerikës sekretari ekzekutiv i GRECO-s, Gianluca Esposito thotë se ndërsa emergjenca kërkon ndëhyrje të shpejta, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje fushave ku rreziku i korrupsionit është i lartë, si prokurimet publike apo konflikti i interesit. Tenderat për blerjen e materialeve shëndetësore kanë qenë temë e një debati të nxehtë dhe në Shqipëri, veçanërisht për shkak të faktit se ato u realizuan përmes një procedure të re, që shmang publikimin e të dhënave.

Organi antikorrupsion i Këshillit të Europës, GRECO, vlerëson se “rreziqet e korrupsionit nuk duhen nënvlerësuar ndërkohë që vendet përballen me emergjenca të pamohueshme, dhe pushteti përqëndrohet, liritë e të drejtat shmangen e sasi të mëdha parashë futen në ekonomi për të lehtësuar krizën”. Pikërisht për këtë arsye, GRECO ka lëshuar një udhëzues për vendet anëtare, mes të cilave është dhe Shqipëria

Për ne mesazhi më i rëndësishëm ishte ngritja e një lloj flamuri portokalli, jo një flamur i kuq, jo një flamur i bardhë, por një flamur portokalli për të tërhequr vëmendjen ndaj zonave të rrezikut që krijohen nga situata e pandemisë, për parandalimin e korrupsionit”, tha për Zërin e Amerikës në një komunikim përmes Skype-t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO-s.

Ai shpjegon se në situata emergjence “ndërhyrjet urgjente janë të rëndësishme dhe të justifikuara. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së këtyre veprimeve një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushave ku rreziku i korrupsionit është më i lartë, kjo përfshin për shembull prokurimin publik, rreziqet e lobimit në kontekstin e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore, rreziqet e konfliktit të interesave sidomos brenda pushtetit ekzekutiv, apo si të trajtohet korrupsioni në sektorin privat sepse sigurisht që kompanitë private luajnë një rol të rëndësishëm këtu, si në sigurimin e materialeve për mbrojtje publike, edhe për mbrojtjen personale. Pra, ajo që ne po përpiqemi të themi është ju lutemi, bëni kujdes”, theksoi zoti Esposito.

Sipas GRECO-s, sektori i shëndetësisë është ai që ekspozohet në mënyrë të veçantë, për shkak të rritjes së menjëhershme të nevojës për furnizime mjekësore dhe thjeshtimit të rregullave të prokurimit.

Në fakt dhe në Shqipëri, është ky sektor i cili është vënë më së shumti në qendër të akuzave për një numër tenderash për blerje të pajisjeve mjeksore, veshjeve mbrojtëse për personelin apo dhe furnizimin me ilaçe.

Opozita në disa dalje publike radhazi ngriti akuza për abuzime me çmimet, duke pretenduar se në mjaft raste mallrat janë blerë me një vlerë më të lartë se e tregut. Po ashtu sipas tyre këta tendera janë organizuar sipas një procedure të fshehtë.

Ministria e Shëndetësisë foli për “shpifjen e radhës” duke deklaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur, pas një kërkese po nga ana e opozitës se që në fund të muajit mars ka ngritur “grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike”, dhe se për këto raste do të ketë një raportim të veçantë.

Në lojë ka hyrë dhe Prokuroria e posaçme, SPAK, e cila ka nisur hetimet për një tjetër tender, atë të ministrisë së Mbrojtjes, për blerjen e pakove ushqimore për Rezervat e shtetit, i fituar nga një kompani maqedonase e cila rezulton të ketë shtuar në aktivitetin e saj tregtimin e produkteve ushqimore, vetëm pak ditë para zhvillimit të garës.

Edhe ministria e Mbrojtjes i hodhi poshtë akuzat. Të njejtën gjë bëri dhe kryeministri Edi Rama, duke ironizuar madje pretendimet e opozitës e duke pohuar se nuk bëhej fjalë për tendera sekret, pasi sipas tij ato janë publik

Por në shkurt të këtij viti, qeveria miratoi një vendim për “lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”. Ndërsa në 22 mars me një tjetër vendim, parashikoi dispozita kalimtare për të përfshirë në këtë kategori dhe kontratat që do të lidheshin në situatën e pandemisë

Në fakt de jure janë kontrata sekrete sepse ky rregullim ligjor me dy vendime qeverie i çon te neni 6 që është neni për kontrata e klasifikuara. Ndërkohë dhe de facto, janë të tilla sepse për këto kontrata nuk kemi asnjë informacion për mënyrën se si është proceduar, se çfarë malli është prokuruar, cilat janë karakteristikat dhe sasia e tij, afatet për dorëzim apo elementë që kanë të bëjnë me situacionet e pranimit dhe pagesës së vlerës së këtij malli”, i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-t, Aranita Brahaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit shqiptar të Shkencave.

Ky institut ka një program të posaçëm mbi transparencën në prokurorime. Zonja Brahaj shpjegon se në rastin e tenderave të organizuar gjatë kësja periudhe problem nuk është vetëm transparenca mbi fondet por dhe pjesmarrja e kompanive në to: “Nuk është vetëm deficenca buxhetore, ose e thënë me fjalë të thjeshta oferta ose çmimi më i leverdisshëm që duhet të zgjedhë operatori kontraktor, por dhe dinamika se si qeveria ka zgjedhur të bëjë blerje. Nuk kemi të publikuar asnjë detaj të këtyre kontratave. Ka vetëm vendime të Këshillit të Ministrave në të cilin miratohet kontrata me një titull të caktuar dhe një kontraktor të caktuar, pa dhënë asnjë detaj të furnizimit të mallit apo të procedurës për përzgjedhjen e operatorit që do të garantonte furnizimin

Shqipëria është aktualisht në raundin e 5-të të vlerësimit të GRECO-s i cili ka në fokus parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në institucionet e ekzekutivit dhe agjensitë ligjzbatuese. Ky raund vlerësimi do të marrë në konsideratë një seri tematikash që nga parimet e kodet e etikës, te konflikti i interesit e zbatimi i rregullave në lidhje me të, deri te parandalimi apo kufizimi i aktiviteteteve të caktuara.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greco tenderat sekret greco tenderat sekret

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin