LIVE UPDATES
Aktualitet

Të vrara nga ata që deshën, 9 gratë fatzeza të 2021, Sabrina që ‘ngriti’ Shqipërinë

31 Dhjetor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Të vrara nga ata që deshën, 9 gratë fatzeza të 2021,

TIRANËViti 2021….pas dhjetëra e qindra protestave për mbrojtjen e të drejtave të grave, pas lëvizjes ‘me too’ që riktheu sërish në qendër të vëmendjes faktin që abuzuesit nuk zgjedhin, në Shqipëri ende vriten gra. Nëntë motra, gra, nëna e bija të dikujt u përcollën për në banesën e fundit pasi jeta iu mor nga duart e një burri, nga ata që iu premtuan dashuri të përjetshme. Rastet shtoheshin njëra pas tjetrës e në vend që të pakësoheshin dukej sikur burrat frymëzonin për më tepër dhunë, dhunë, dhunë e vrasje…Këtë herë nuk mungon dhe një vëlla, i cili ekzekutoi të motrën, Diana Vuka dhe si të mos mjaftonte kjo, e mbajti për tre ditë të vdekur në banesë.

Bilbil Shirja djeg të gjallë gruan, më pas vetëvaret

Më 4 prill, Bilbil Shirja, 48-vjeç i cili ishte në proces divorci me Fëllënxa Shirjen mori gruan e tij nga banesa e prindërve dhe e futi në makinë për ta djegur të gjallë vetëm pak metra larg shtëpisë së saj të vajzërisë. Vetëm pak minuta më pas, shumë pranë mjetit, Bilbil Shirja u vetëvar duke mbyllur kështu dy kapituj jetësorë. Familja Shirja nuk kishte probleme financiare dhe jetonin në kushte shumë të mira ekonomike, për shkak për vrasjen ishte bërë xhelozia. Bilbil dhe Fëllënza Shirja ishin në proces divorci prej 2 muajsh, gjë që nuk pranohej nga 48-vjeçari që preferoi t’i merrte jetën. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila është e martuar dhe e një djali 17-vjeçar.

Luljeta Buzo, gruaja që u derën e drejtësisë nga bashkëshorti dhunues

Dyert e Gjykatës së Elbasanit ku dyshja sapo kishin mbyllur seancën e radhës së procesit të divorcit u shkundën nga 11 plumba që Koço Buzo “derdhi” mbi trupin e Luljeta Buzos, gruas që e kishte bërë baba të tre fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi paraditen e 6 majit, në sy të njërit prej djemve, i cili pa mundur ta ndalonte pa me sytë e tij se si i ati i mori jetën gruas që e kishte sjellë në jetë. Plumbat kapën edhe një kalimtar, Adriatik Kola dhe avokatin e Luljeta Buos, Gëzim Toçila, të cilët sot ndodhen shëndoshë e mirë. Luljeta Buzo dhe Koço Buzo ishin të martuar për mbi 26 vite me njëri-tjetrin përpara se raporti mes tyre të përfundonte në një tragjedi. Raporti mes tyre ishte krisur disa vite më parë, kur të dy kishin përfunduar në gjykatë dhe Liljana, 54 vjeçe kishte kërkuar të ndahej nga ish-polici 58-vjeçar për shkak të dhunës së vazhdueshme. Konflikti nuk u shua, përkundrazi. Nga frika se mos e gjente bashkëshorti me të cilin kishte nisur procedurat e divorcit, Buzo u kishte kërkuar njerëzve që e njihnin që mos ta thërrisnin asnjëherë në emër. Ajo madje kishte ardhur të fshihej në Tiranë, por plumbat e të shoqit e gjetën në dyert e gjykatës.

Irvana Hyka, 28-vjeçarja shtatzënë që u masakrua për vdekje nga Demokrat Medinaj

Gjithçka nisi pasditen e 10 majit në momentin që Irvana Hyka, në pritje të fëmijës së saj të tretë u masakrua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj që rezultoi të ishte dhe nipi i Arben Isufajt, (Ben Qimes), një personazhi të njohur në botën e krimit e subjekt të Operacionit Forca e Ligjit. Dy fëmijët e mitur, vetëm 4 dhe 6 vjeç panë me sytë e tyre se si jeta e nënës u shua në duart e prsonit tjetër që kishte kontribuuar për t’i sjellë në jetë. Krimi monstruoz ndodhi në banesën e çiftit në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit. Pas krimit, Medinaj u larguar dhe në vend që të dorëzohej në polici vrau veten. Trupi i tij u gjet i pajetë në fushën e plehrave pak metra pas shtëpisë së vet, duke lënë të pazbuluara edhe motivet e krimit.

Diana Vuka, motra që sakrifikoi për një vëlla që i mori jetën

Në verën e vitit 2021, Diana Vuka u kthye si ngahera në vendlindjen e saj, por kësaj here nuk do të shkojë më kurrë në Gjermani! Mbrëmjen e 6 qershorit, në lagjen “3 dëshmorët” në Shkodër, Fabian Vuka shkrepi armën dhe qëlloi të motrën për vdekje. Si të mos mjaftonte kjo, ai e mbajti për tre ditë të vdekur në shtëpi. Sherri mes Fabian Vukës dhe motrës së tij ka nisur për një porosi që kjo e fundit kishte bërë një një mobileri për orendi të reja shtëpiake. Viktima kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër dhe kishte bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë e për shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau. Por, i vëllai nuk ka qenë dakort për këtë porosi dhe më 5 qershor, ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve dhe e ka ofenduar. Më pas sherri mes motër e vëlla ka degraduar duke bërë që Vuka të merrte armën dhe të qëllonte të motrën për vdekje. Pas krimit ai ka marrë sërish kompaninë e mobileje duke u thënë: A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të! Diana Vuka u shua në ditën e lindjes së saj. Paratë që kishte kursyer që vëllai të kishte një shtëpi më të mobiluar u kthyen në ‘varrin e saj’.

Menderie Bici, sa herë që pinte i shoqi, e kërcënonte se do ta vriste

Qemal Bici, 56 vjeç dhe një person i varur nga alkooli mbërriti në banesë në gjendje të dehur mbrëmjen e 7 qershorit dhe masakroi me sëpatë të shoqen, Menderie Bici. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Pasi ka vrarë bashkëshorten, 56-vjeçari vendosi që të vrasë edhe veten, duke u varur në një pemë pranë banesës së tyre. Krimi u zbulua nga djali i mitur i familjes, i cili pati dyfish fatin e keq, që përveçse të humbiste prindërit në të njëjtën ditë, të gjente të pajetë trupat e tyre. Arsyeja e krimit është sërish xhelozia dhe dyshimet për tradhëti…. Qemal Bici pas sherreve me gruan kishte arritur që të përzinte edhe drejtorin e shkollës nga fshati Dragostunjë dhe ta dërgonte në një tjetër fshat, pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me të. Familja Bici ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Vetë 58-vjeçari vetëm pak muaj para krimit të rëndë, tregonte para mediave se nuk kishte para për të paguar dritat e as ushqimin.

Artan Ismalaja dërgon të shoqen në Bubq dhe e masakron me thikë

Artan Ismalaja, 51 vjeç, masakroi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, duke e lënë të vdekur brenda makinës ku ndodheshin të dy. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, rreth orës 10:45 të paradites së 5 korrikut. Artan dhe Klarita Ismalaja, banues në Tiranë dhe një çift në dukje pa asnjë problem ishin nisur drejt Krujës për të parë një shtëpi që 45-vjeçarja kishte planifikuar të merrte për familjen e saj, por planet e të shoqit ishin totalisht të tjera. Kur kanë mbërritur në Bubq, 51-vjeçari ka futur makinën e tij në oborrin e një stalle lopësh, duke ndjekur pas një kamion që kishte ushqime për kafshët. Aty Ismalaja ka nisur të kërkojnë llogari për një tradhëti të supozuar dhe në konflikt e sipër ka nxjerrë thikën që kishte marrë me vete dhe ka masakruar të shoqen. Më pas, ai nisi të qëllonte dhe veten, por u shpëtua në kohë dhe u dërgua në spitalin e Traumës. Sot, Artan Ismalaja ndodhet pas hekurave dhe familja e Klaritës ka paralajmëruar vetë gjyqësi, nëse ‘gongu’ i drejtësisë nuk do të funksionojë.

Sanije Bandulla, tjetër krim i paralajmëruar, 83-vjeçarja kishte përfunduar disa herë e gjakosur në spital nga dhuna e të shoqit

Fadil Bandulla 79 vjeç ekzekutoi me automatik gruan e tij, pesë vite më të madhe se ai në moshë, Sanije Bandulla dhe më pas vrau edhe veten. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër, më 15 gusht, por u zbulua vetëm tre ditë më vonë, pasi trupat e çiftit kishin nisur të kundërmonin. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani, por motivet e krimit i dinë vetëm ata të dy që tani nuk flasin dot më. E moshuara është gjithashtu një numër më tepër në listën e vrasjeje të paralajmëruara. Ajo kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit dhe hera e fundit kishte qenë vetëm një javë para se ta vriste i shoqi. Aty Sanije Bandulla rrëfeu edhe gjithçka përpara patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e konsideruan të arsyeshme të ndalonin dhunuesin, duke lejuar që ai t’i merrte jetën me automatik në banesë.

Sabrina Bengaj, 23-vjeçarja që ngriti vendin në protesta, s’i shpëtoi dot bashkëshortit dhunues

Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e 10 shtatorit nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, teksa konsumonte darkën në shtëpinën e saj në Peshtan të Fierit. Ajo la pas një vajzë të vogël, vetëm 3 vjeçe, e cila aktualisht nuk ka ende një kujdestar ligjor, por mendohet se do të rritet nga duart e nënës së Bengajt. Rasti i Elton Metajt, i cili u arrestua vetëm tre orë pas krimit të kryer, nxorri në pah dhe një skandal në drejtësi. Elton Metaj kishte terrorizuar për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, por drejtësia u tregua shumë zemërgjerë me të, duke e shtruar në spitalin e burgut të Zaharisë. Pak muaj me vonë, Elton Metaj u lirua me argumentin se do të vijonte kurën në shtëpi, por në fakt 31-vjeçari nuk kishte asnjë mjekim për të marrë. Dy javë para se të dilte nga qelia, ai e telefonoi Bengajn dhe e kërcënoi me vrasje, plan që dhe e bëri realitet, i pacënuar nga asnjë organ i shtetit. Familja e 23-vjeçares drejton gishtin nga gjykatësit dhe prokurorët dhe fajëson ata për vdekjen e vajzës së tyre, e cila ishte martuar që 14 vjeçe me Metajn dhe duronte dhunë e kërcënime. Sikur të mos mjaftonte kjo, nga qelia, Elton Metaj u përpoq ‘t’i përdhoste’ emrin Bengajt dhe e akuzoi se e kishte tradhëtuar pasi ishin ribashkuar pas lirimit të tij nga burgu.

Vrasja e Sabrina Bengës nga ish-bashkëshorti që kishte veç dy muaj që kishte lënë burgun, ka ngritur dyshime lidhur me punën që bëhet nga drejtësia për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje. I riu, Elton Metaj ndonëse u prangos për armë mbajtje, kundërshtim të policisë dhe dhunë në familje, akuzat ndaj tij u pushuan gjatë gjykimit nga Gjykata e Fierit. E gjitha falë ndihmës që familjarët e tij i dhanë duke i përgatitur të gjitha shkresat që vërtetonin problemet e tij mendore. Dhe ia arritën! E deklaruan atë të paaftë mendërisht. Pas kopsitjes së dokumentave, i riu doli nga ky burg me dënim, me kushtin që të mos kryente krim, të mos shoqërohej me persona me probleme me ligjin dhe të mos mbante armë. Edhe pse fillimisht ai ishte dërguar për tu mbajtur në kushte spitalore në burgun e Zaharisë dhe më pas u lirua pasi Gjykata vendosi që babai i tij të ishte personi përgjegjës për kujdestarinë e 31-vjeçarit. Çdo muaj ai duhet të dërgohej në spitalin e Fierit për tu vizituar nga një mjek psikiatër. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajtën….Sabrina vdiq!

Tronditet Divjaka, Hekuran Rrasa vret të shoqen, djali: Jam në mes të katër rrugëve!

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, pas një sherri të çastit vrau me çifte bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rasa, 45 vjeçe dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Krimi i rëndë u regjistrua pasditen në fshatin Babunjë të Divjakës, në shtëpinë ku jetonte çifti bashkë me djalin e tyre, Leonardi, të cilin e lanë pas të vetëm. 58-vjeçari punonte në Bashkinë e Divjakës dhe ishte e vetmja e ardhur për familjen, kurse Fëllënxë Rrasa merrej me shtëpinë dhe me blegtori. Familjarët treguan se çifti kishin probleme ekonomike dhe vetëm vrfëria mund të ishte bërë shkak për këtë krim, por të vërtetën çifti e mori me vete. Dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. Ky i fundit kishte dhe dy djem nga martesa e parë. Ai që mbeti më i lënduar nga ky krim i dyfishtë ishte Leonard Rrasa, i cili i përlotur kërkonte ndihmë nga Zoti: Jam në mes të katër rrugëve…

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e grave ne shqiperi vrasja e grave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 28 mars

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim