"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Art&Argëtim
‘Të ulen pensionet’/ Të moshuarit preken nga propozimi i Ilir Beqjas, heqin dorë nga të ardhurat ‘marramendëse’, du
30 Prill 2020, 14:39Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Pak ditë më parë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja propozoi që për përballimin e situatës së koronavirusit në vend të ulen pagat e punonjësve të administratës dhe pensionet e të moshuarve. Këta të fundit, pasi kanë punuar një jetë dhe po shpërblehen me një pension marramendës shtuan këtu edhe shpërblimin e kryeministrit Edi Rama, kanë rënë plotësisht dakord me të.
Aq të prekur kanë qënë nga gjesti i tij, sa të përmalluar kanë sjellë një letër të shkuar nga Kujtim Hazbiu në Dosja.al me disa propozime për të nderuar deputetin e Partisë Socialiste. Fillimisht ata duan t’i bëjnë një bust Beqjas, dhe për shpenzimet do të përdorin tarifën ekstra që po marrin në kohë koronavirusi. Por të mirat për Beqjan nuk mbarojnë këtu… Pensionistët do t’i dhurojnë një udhëtim jashtë shtetit, kontroll shëndetësor, të gjitha me shpenzimet e tyre.
Aq të prekur kanë qënë pensionistët me propozimin e tij, saqë nuk i kanë ndalur dot as uratat, por duke qënë se të gjithë jemi humanë dhe nuk kemi në dorë asnjë lloj bekimi, ata janë kthyer nga Zoti. Ata luten që ta shpërblejnë Beqjan për të mirat që ai ka bërë për vendin dhe për ta personalisht, duke i kërkuar që pas të mirës së fundit mos ta harrojnë por të vazhdojë e të mendojë për ta.
LETRA E PLOTË:
Jemi një grup pensionistësh. Na ndihmoni duke bërë publike një gëzimin tonë nga më të paimagjinueshmit për gjithë jetën tonë. Ne pensionistët kishim kohë që po mendonim ku t’i çonim lekët që na tepronin nga pensioni çdo muaj. Më thonë të drejtën s’kemi pasur besim në as një bankë. Po Zoti vonon por nuk harron ia na solli shokun Ilir Beqja si shpëtimtarin tonë. Jemi shumë të gëzuar për këtë dhuratë të madhe. Ne kishim dëgjuar për këtë shok, për heroizmat e tij në interes të qytetarëve shqiptarë kurrë nuk e kemi besuar që ky do të ishte edhe shpëtimtari ynë. Lavdi Zotit për këto vlera që kemi në parlamentin shqiptar. Nisur nga ky nder i madh që na bëri shoku Beqja ne pensionistët kemi vendosur:
1 – Ju bëjmë thirrje skulptorëve më të mirë të Shqipërisë për t’i bërë një bust në sheshin “Skënderbej”. Financimi nga pensionistët. 2 – Me 300 lekë e shtesë së pensionit t’i sponsorizojmë një udhëtim jashtë shtetit çift me charter. Marrim përsipër edhe shpenzimet e xhamave mbrojtës nëpër resorantet ku do ushqehet se larg qoftë. 3 – Grupi i pensionistëve që ka përfituar nga ndihmat për koronavirusin të sponsorizojë nga një pako makarona dhe 1/2 vaj sa për të kaluar ca kohë. 4 – Ju bëjmë thirrje të gjithë pensionistëve që kanë fituar ndonjë tender nëse duan të sponsorizojnë tek mjekët një vizitë falas për shokun Beqja se ka pak pasoja nga propozimi më i madh i shekullit që ka bërë gjithashtu të sponsorizojnë edhe ilaçet se na duket se deri tani kanë qënë të skaduara dhe largqoftë ndikojnë keq. Nuk gjejmë fjalë për ta uruar zotin Beqaj por si vlerë e madhe që është i kemi lënë Zotin ta shpërblejë. Ndihmoje o Zot, mbylli gojët e liga për këtë ëngjëll që se zë gjumi për popullin e sidomos për ne pensonistët, ndihmoje o Zot. Kurrë mor bir nuk na shkonte mendja që do ishe kaq vlerë e madhe intelektuale, të lutemi qëndroji propozimit tënd që edhe ne të flemë rehat se mirë gjithë ai pension po 300 lekë e fundit ku t’i çojmë se larg qoftë marrin vesh kriminelët e na vrasin. Të lumtë zoti Beqaj që qanë ditë natë për ne ta shpërbleftë Zoti në familjen tënde. Ishalla zoti nuk vonon! Urime biri jonë e vazhdo mendo për ne.
Siç e shikoni pra edhe në këtë vend ka njerëz mirënjohës që vlerësojnë punën e palodhshme që klasa politike bën për popullin e thjeshtë. Megjithatë nuk dihet nëse Beqja do t’i pranojë nderimet duke marrë parasysh naturën e tij të thjeshtë dhe vite dritë larg luksit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Aktori Drilon Hoxha ka komentuar skenën e njohur që u bë dhe virale, teksa vetë Driloni shihej në një skenë erotike me Ajsi Xhaxhajn dhe thoshte fj...
Art&Argëtim30 Prill 2020, 13:04
TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish për të miratuar ndryshimet në buxhetin e buxhetit 2020 dhe vendime të tjera të marrë prej ...
TIRANË– Aktori dhe producenti Drilon Hoxha është shprehur se partnerja e tij, nuk bëhet xheloze për vëmendjen që merr për shkak të filamve, apo për s...
TIRANË– Nuk ka shqiptar që të mos njohë Ismail Qemalin, por nëse dikush do pyeste për pasardhësit e tij, shumica nuk do mund t’i përgjigjej qoftë dhe...
TIRANË– Moderatorja Marina Vjollca në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” ka zbuluar dhe sekretin e zënkave të saj me bashkëshortin, Getoarin gjatë p...
GJERMANI– Reperja Loredana Zefi ditën e djeshme publikoi një bashkëpunim me Capital Bra, një reper me famë ndërkombëtare. Por, në tekstin e këngës, ndër r...
Art&Argëtim30 Prill 2020, 11:05
TIRANË- Moderatorja Albana Osmani, ka ardhur me një tjetër reagim, pas deklaratës së saj në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Ajo ka treguar që patjetër do t...
TIRANË– Rrjetet sociale kanë filuar të nxjerrin meme të ndryshme në lidhje me paraqitjen e lirshme të ministres Belinda Balluku, e cila u shfaq pa recicpet...
TIRANË– Aktori Drilon Hoxha ka qenë i ftuari i radhës në “Glamour Zone”, ku ndër të tjera ka folur edhe për periudhën e vështirë të jetës së tij, përpara s...