LIVE UPDATES
Aktualitet

Të saporikthyer me chartera në Shqipëri, polakët nisin sezonin me konjak e raki, serbët preferojnë “Skënderbeun”

4 Korrik 2021, 05:23 Nga DOSJA
Të saporikthyer me chartera në Shqipëri, polakët nisin

TIRANË– Të saporikthyer me chartera, polakët kanë bërë blerjet e tyre të konjakut e rakisë, ndërsa ukrainasit dhe bjellorusët, edhe pse aktivë, janë më të moderuar në shpenzime. Serbët preferojnë konjakun “Skënderbeu”

Dyqanet e suvenirëve janë disa prej njësive që gëlojnë nga turistët e huaj në pikun e sezonit veror. Në vitin 2020, këto dyqane raportuan ecuri të dobët. Pjesa e turizmit mbarëshqiptar, që ishte turisti kryesor i cili e vizitoi vendin vitin e shkuar, zakonisht nuk ka interes për të blerë suvenirë. Duket se situata ka nisur të ndryshojë për mirë këtë vit. Pas lehtësimit të masave kufizuese ndaj Shqipërisë nga disa vende, edhe biznesi i suvenirëve ka nisur të rigjallërohet.

Mendoj që po fillon mirë, ndoshta më mirë sesa e prisnin shumica. Bizneset e konsoliduara arritën të mbijetojnë edhe gjatë situatës së pandemisë, ndërsa ato më pak të konsoliduara, sigurisht që në disa raste kanë dalë nga tregu. Nëse flasim për turizmin në përgjithësi shohim që kanë nisur të vijnë polakët në zonën e Durrësit, presim të vijnë italianët apo edhe emigrantët dhe do të ketë gjallëri më të madhe sesa një vit më parë. Kurse për biznesin e suvenirëve mbetet për t’u parë nëse ardhja e grupeve të turistëve do të reflektohet në një rritje të ngjashme. Pavarësisht situatës së vështirë, ne jemi përpjekur të mbijetojmë. Si biznes në Durrës, ku së pari morëm goditjen e tërmetit dhe më pas edhe atë pandemisë, gjërat i kishim edhe më të vështira dhe u detyruam t’i drejtohemi kredisë për të mos u mbyllur. Kemi shtuar produktet dhe shpresojmë të kemi një vit më të mirë siç po duken shenjat e para” – shprehet Nereada Kulla, nga “Marigo Souvernirs”, në Durrës.

Ajo pohon se u jep përparësi produkteve shqiptare, të artizanëve, apo grave në disa zona tipike, të cilat, edhe pse nuk janë të licencuara, ofrojnë punime dore cilësore dhe me interes për të huajt.

Pjesës shqiptare i kushtoj gjithmonë më shumë vëmendje. Punimet artistike, për shembull, i marr në zonën e Zadrimës. Në Krujë marr rrugicat. Në Shkodër, kostume, gliko, sapun dhe vaj ulliri. Te disa zonja në Kavajë, qilimat kurse qeleshet në Prizren dhe Shkodër. Punimet që nuk bëhen në Shqipëri i porosis nga jashtë. Kam shtuar gamën e produkteve në dyqan dhe për këtë më është dashur të bëj shumë punë në Muzeun Arkeologjik në Durrës. Kam shkuar vetë dhe kam parë ato që mund të shërbejnë si dizenjo më përfaqësues për qytetin tonë. Nxjerr bazat vetë dhe pastaj me një dizajner mundohem të bëjmë modelin. Në çdo suvenir shkruhet ‘Durrësi qytet ilir’ për ta identifikuar atë me historinë. E shënoj këtë, sepse në disa raste, të huajt vijnë me libra në duar, duke kërkuar diçka të tillë. Gjermanët, kryesisht”, thotë znj. Kulla.

Po preferencat, si mbeten ato? Çfarë pëlqejnë të marrin me vete turistët e huaj?

Polakët blejnë mjaft dhe kanë interes për suvenirë, por më së shumti parapëlqejnë të blejnë konjakun dhe rakinë. Edhe ukrainasit dhe bjellorusët blejnë, por jo sa polakët. Ata kanë interes edhe për gjëra të vogla si magnete apo suvenirë të thjeshtë i blejnë për dhurata dhe nxiten pasi e pëlqejnë shumë Shqipërinë, të paktën duke u nisur nga përshtypjet që na japin kur na vizitojnë në dyqan. Vjet ka pasur një grup turistësh nga Serbia. Këtë vit numri pritet të jetë më i lartë dhe po të njëjtën preferencë kanë edhe ata. Sidomos për konjakun ‘Skënderbeu’. Marrin dhe suvenirë për shembull me pamjen e Durrësit, ku më e pëlqyera është “Bukuroshja e Durrësit”, por shmangin çdo gjë me simbole kombëtare. Pjesa e Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë shumë ndikim te dyqanet e suvenirëve. Ndoshta bëjnë diferencën tek resortet dhe hotelet për pjesën e konsumit por jo tek ne” – thotë ajo.

Lidhur me atë se çfarë mund të bëhet më mirë për të rritur turizmin dhe të gjithë industritë e lidhura me të, ajo shprehet se fakti që në dyqan shkojnë aq shumë njerëz, të cilët janë të mrekulluar nga ajo që gjejnë këtu, tregon shumë se Shqipëria nuk është një markë e promovuar sa duhet në botë.

Shumë turistë që vijnë, thonë se nuk e njihnin Shqipërinë apo nuk e dinin që kishte kaq shumë për të parë e për të vizituar. Ndaj ajo që duhet bërë është një marketing i mirë. Biznesi po bën punën e tij për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për të qenë në lartësinë e një sektori në rritje dhe shteti duhet të bëjë të njëjtën gjë, vetëm të promovojë Shqipërinë ndërkombëtarisht në mënyrë të vazhdueshme” – thekson znj. Kulla.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turistet ne shqiperi turistet polake turistet ne shqiperi turistet polake

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit