"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
VIDEO- Të rinjtë u lanë në burg, avokati: Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, ndihmuan policinë, gjyqin ia kanë bërë mediat
1 Tetor 2021, 12:50Nga DOSJA
LEZHË– Avokati i dy të rinjve, Gjon Huli para mediave ka thënë se ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi i janë bindur policisë. Ai thotë se ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë. Ndër të tjera, avokati ka deklaruar se nëse do të kishin lidhje me Aldi Ramën dhe me krimin që është kryer, të rinjtë do të largoheshin.
‘Këtyre dy të dyshuarve gjyqin ua keni bërë ju mediat. E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vet për shkak të cilëve ka humbur edhe një oficer i nderuar. Momenti që ka ndodhur ngjarja policët kanë qenë pa kurrë farë shenje dalluese. Tani mediat, ju dhe gjykatat mundoheni të mbroni vendimet e paligjshme të policisë. Pretendimet e prokurorisë janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. Ngjarja ka ndodhur në prezencë me policinë, nuk kanë pasur lidhje me vrasësin. Këta po të kishin lidhje, do të kishin ikur me ata, por kanë ndihmuar policinë për të vënë në ambulancë personin e plagosur. Jemi para faktit që dy të mbrojturit prej nesh nuk kanë kryer asnjë vepër penale.’
Dy shokët e Aldi Ramësakuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”.Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Bordi Kombëtar Studentor ka realizuar një pyetsor për vaksinimin e studentëve. Në studim janë marrë 2200 përgjigje në total dhe rezultati ish...
TIRANË– Kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima ka ardhur në Shqipëri pasi nëna e tij u gjet e dekompozuar në Himarë, pasi kishte tre ditë që k...
TIRANË– 1 tetori shënon Ditën Botërore të të Moshuarve, ndërsa gazetarja Juli Ristani ka komunikuar me një grup pensionistësh në Tiranë. Por kjo nuk ...
TIRANË – E ardhmja është e brezit të ri, e vizionarëve, e guximtarëve, e atyre që ndërmarrin risqe dhe nuk dinë të ndalen!Të rinjtë shqiptarë kanë të...
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka informuar se kontrolli dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve vazhdon. Gjatë kësaj jave policia ka ndëshkuar me m...
TIRANË– Linda Kaba, motra e Xheni Kabës e cila humbi jetën nga Covid në Turqi, ka reaguar pas lajmit të trishtë. Ajo ka postuar një dedikim prekës në...
TIRANË– “Armëpushimi” është prishur! Edhe pse u vendos që deri më datë 30 tetor nuk do të kishte asnjë punim për ndërtimin e thertores në Laknas, fir...