LIVE UPDATES
Bota

Të rinjtë po largohen/ Drejt Gjermanisë për një rrogë gati dhjetëfish më të madhe

16 Shkurt 2022, 18:27 Nga DOSJA
Të rinjtë po largohen/ Drejt Gjermanisë për një

KOSOVË- Erijon Shala nga Istogu – qytet në pjesën perëndimore të Kosovës – synon të largohet drejt Gjermanisë. I shoqëruar nga prindërit e tij, 19-vjeçari, me profesion automekanik, aplikoi për vizë pune në Ambasadën gjermane në Prishtinë, më 15 shkurt.

Teksa foli për Radion Evropa e Lirë, ai tha se nuk mund të punojë më për 15 euro në ditë.

“Për më shumë se tetë orë punë jam paguar 15 euro, atje [në Gjermani] do të paguhem 17 euro për orë”, tha Erijoni.

Në dokumentet që kishte mbledhur për të aplikuar për vizë, kishte edhe një kontratë pune. Atë tha se ia ka siguruar një familjar i tij, që udhëheq një kompani për rregullimin e makinave, në qytetin Hajllbron të Gjermanisë. Erijoni do të presë një javë përgjigjen e Ambasadës për vizë. Prindërit e tij, edhe pse të brengosur për të, thanë se kjo është e vetmja mënyrë që Erijoni të bëjë një jetë më të mirë dhe t’i ndihmojë ata dhe vëllain e tij.

“Nuk e kam menduar që do të bëhet kështu, por tash nuk kam çfarë të bëj, më vështirë nuk ka ku shkon”, tha babai i tij, Ismet Shala, veteran i luftës në Kosovë.

Të martën e 15 shkurtit, kur REL qëndroi para Ambasadës gjermane në Prishtinë, aty gjendeshin dhjetëra qytetarë – kryesisht të rinj – që prisnin të aplikonin për vizë. Edhe pse shumë prej tyre nuk deshën të flasin hapur, disa thanë se situata ekonomike, kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta i detyrojnë të largohen nga Kosova.

“Jam lënduar në vendin e punës dhe nuk kam marrë asnjë kompensim nga punëdhënësi. Edhe pse kam probleme me këtë këmbë të lënduar, unë do të shkoj të punoj në Gjermani dhe nuk dua të jetoj e as të punoj më në Kosovë”, tha një qytetar që nuk pranoi të identifikohej.

Gjermania është shteti më i popullarizuar për qytetarët e Kosovës, kur bëhet fjalë për lëshimin e vizave të punës. Atje është e përqendruar pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës.

REL kërkoi të dhëna nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për numrin e aplikimeve për viza pune dhe për numrin e vizave të lëshuara gjatë vitit të kaluar, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, mbi 100,000 qytetarë kanë aplikuar për vizë pune në këtë ambasadë. Në muajin janar, Qeveria gjermane njoftoi se do të hapë 300,000 vende të punës për të huajt.

“Me qëllim që të shmanget mungesa e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë”, tha zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck.

Mbi 43,000 emigrantë në dy vjet

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i emigrantëve kosovarë në vitin 2020 ka qenë 8,724 – apo 0.49% e popullsisë rezidente. Në këtë numër janë përfshirë të gjithë emigrantët, pa marrë parasysh arsyen e migrimit dhe statusin e tyre – legal apo ilegal. Bashkimi familjar, gjetja e një vendi pune dhe shpërngulja e përhershme janë përmendur si arsye të emigrimit. Si destinacione të emigrantëve nga Kosova janë identifikuar: Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera.

Në vitin 2019, përpara se të niste pandemia e koronavirusit, numri i emigrantëve kosovarë, sipas ASK-së, ka qenë shumë më i lartë: 34,911. Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende. Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, ka treguar se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Pasojat sociale dhe ekonomike të ikjes së të rinjve

Ekonomistë dhe sociologë në Kosovë e shohin si shqetësuese ikjen e të rinjve.

“Interesimi i shtuar i të rinjve e lë Kosovën pa fuqi punëtore. Kjo do të reflektojë edhe në ritmin e zhvillimit ekonomik”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Sipas tij, shteti duhet të krijojë oferta reale për investitorët ndërkombëtarë, që do të gjeneronin vende të reja pune. Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se pasojat janë më të gjera sesa vetëm ekonomike.

“Me largimin e rinisë zvogëlohet potenciali krijues e kreativ. Ata janë të rinj dhe kanë përpara jetën. Më së miri do të ishte ta bënin [jetonin] në vendin e vet, por realiteti është ky. Ata po ikin”, thotë ai.

Papunësia te të rinjtë: mbi 48 për qind

Politikat në Kosovë nuk shkojnë në favor të motivimit të të rinjve. Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë. Të punësuarit e moshës nën 35 vjeç paguhen 130 euro në muaj, ndërsa ata mbi 35 vjeç paguhen 170 euro në muaj. Përkundër premtimeve të autoriteteve qeveritare për rritje, vlera e pagës minimale në Kosovë ka mbetur e pandryshuar qysh në vitin 2011.

Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro. Në vitin 2021, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë afro 26 për qind. Krahasuar me vitin paraprak, ka pasur rritje për 0.8 për qind. Shkalla e papunësisë te të rinjtë është 48.6 për qind, sipas ASK-së. Vitin e kaluar është rritur edhe inflacioni. ASK ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor, 2021, ka arritur në 6.9 për qind, nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni erijon shala gjermani kosove shemsi krasniqi erijon shala gjermani kosove shemsi krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet