LIVE UPDATES
Insights

Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë

22 Prill 2020, 05:57 Nga DOSJA
Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë

Në javët e para kur filloi izolimi prej Covid-it dhe forma e re e të punuarit dhe mësuarit hyri në fuqi, u bë virale një video e një profesori të ftuar në BBC, të cilit iu futën fëmijët në dhomën e punës nga ku ai po komunikonte me gazetarin. Nëna e tyre i tërhoqi me shpejtësi t’i nxirrte jashtë dhomës, ndërkohë që eksperti u shpërqëndrua për ca çaste.

Ky rast është për të ilustruar sesi të punuarit nga shtëpia gjatë kësaj periudhe mund të jetë një sfidë më vete, gjithmonë nëse keni fëmijë të vegjël.

Çfarë të bëjmë? Puna duhet mbajtur por edhe fëmijët duhen sajdisur. Gjëja më e mirë është të kesh dikë që të kujdeset për fëmijët ndërkohë që ti punon. Por sërish në varësi të moshës, një fëmijë çamarrok gjithmonë do dojë të shkojë te prindi kur e di që është në shtëpi. Sado që të jesh në dhomën e punës, veçuar nga dhoma e ndenjes tek dera do dëgjohen trokitje nevoje. Mami, dua qumësht, mami u fik televizori, mama, hape derën, ça po bën?

Fëmijët nuk janë mësuar ende me këtë model pune. Ata mendojnë se kur prindërit janë në shtëpi, do të thotë se atyre mund t’u flasësh dhe t’u kërkosh gjëra e vëmendje në çdo kohë.  Atëherë a duhen përgatitur dhe trajnuar fëmijët? Hmm edhe kjo është vështirë me 3-vjeçarët për shembull. Mendoni pak, ju jeni në mes të një mbledhjeje online dhe papritmas të vjen djali i vogël e të kërkon t’i rregullosh çorapen. Kolegët nga ana tjetër do tregojnë mirësjellje, do buzëqeshin e do të të japin leje të vazhdosh, por sërish ti vihesh në siklet.

Ty ndoshta të shkon mendja me dredhi që me shpejtësi t’i heqësh zërin mikrofonit tënd në zoom dhe ta fikësh kamerën. Por prapë se prapë nuk do të ishte etike dhe s’mund ta përdorësh shpesh si marifet. Fatmirësisht në disa vende, të paktën publikisht u jepet përparësi fëmijëve. Dhe punëdhënësit përpiqen të shfaqin empati në rastet kur punëmarrësve të tyre u dalin gjërat nga kontrolli prej forcave fëminore.

Se kur të zë rrota bishtin, duhet aktivizuar fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit për të përballuar sfidat që nuk i kishe në axhendë më parë. Kjo s’do të thotë se s’do e bësh punën. Do e bësh se s’bën, por duke e mbledhur mendjen që nuk je në zyrë dhe se fëmijët do t’i kesh vërdallë ndërkohë që ti punon. Shkurt, duhet me i dhënë kohën e vet gjërave të reja sa të zënë vend.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog jeta tocilla jeta tocilla

Sondazh

Poll
Insights 19 Prill 2020, 12:52

Një ditë bota do të rihapet, por mos pyesni se kur

Një ditë, bota do të rihapet. Një ditë, do të merrni pjesë në festa ditëlindjesh, do të shkoni në kishë, do të bëni pushime.Kjo dihet natyrisht. Ajo që doni të ...

Insights 18 Prill 2020, 20:29

Mediokriteti që zbuloi karantina

A ka jetë përtej një fotografie me dritë të mirë dhe një Giveaway?Qysh prej ditës së parë e deri më tani, nuk ka patur një ditë që të jem mërzitur në shtëpi. Pa...

Insights 16 Prill 2020, 18:34

Skizofrenia dhe integrimi

TIRANË- Kushdo që ndjek të menduarit e shqiptarëve mund të shpallë me solemnitet: Përçarjen (skizofreninë) politike nuk ua solla unë, atë e gjeta me...

Insights 14 Prill 2020, 17:45

Mjeti i duhur, mesazhi i gabuar

TIRANË– Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë kë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet