LIVE UPDATES
Insights

“Se tradhtoi kurrë profesionin e tij”, mbesa e mjekut të infektuarit me COVID-19 në Kukës u përgjigjet akuzave: Ku e di

17 Prill 2020, 18:43 Nga DOSJA
“Se tradhtoi kurrë profesionin e tij”, mbesa e mjekut të

KUKËS– Kukësi më dt. 14 Prill 2020 fatkeqësisht shënoi rastin e parë me Covid 19. Nuk ishte dëshira e askujt që kjo të ndodhte. Do të donim shumë që të ishte e vërtetë hipoteza e asaj nënës ” nëse ha Bio, nuk prekesh nga Covid 19″. Personi i parë i prekur është nga bluzat e bardha, infermier prej shumë vitesh në qytetin e Kukësit. Shumëkush e njeh atë!

Shumëkush e di se kush është ai! Ai, personi që punoi gjithë jetën me orë të zgjatura. Ai që keni parë gjithmonë duke vrapuar nëpër korridoret e spitalit pas çdo rasti . Ai që si tha askujt ” Jo, nuk të ndihmoj dot”. Nëse e njihni, besoj e dini mirë se ai ju përgjigj gjithmonë çdo telefonate për ndihmë. Në çdo orë. Në çdo ditë. Kur ju hanit e pinit në festa me familjen tuaj ai se ka bërë kurrë dhe shumë festa i ka kaluar në turnin e natës duke pritur se mos “TI” deheshe ose vriteshe , mos haje shumë mish dhe të ngrihej tensioni nga yndyra , apo se mos rriheshe me fisin pas dy gotave dhe do kishe nevojë për ndihmë. Sepse si thoshte “Jo ” punës.

Ky njeri i mirë kurrë se tradhtoi profesionin e tij. Ai nuk tha kurrë: U lodha! Ai nuk u bë kurrë egoist . Sigurisht është detyra e tij, që ai mbase e ka bërë akoma më mirë seç duhet dhe mesa po shoh akoma më mirë nga qe meritoni. Ai nuk tha “Jo” as kur ju propozua të shoqëronte pacientët me Covid 19 drejt Tiranës. Sepse ai si ka thënë kurrë “Jo” jetës. Ai nuk është burracak, nuk i iku as detyrës dhe as moralit. Këto ditë kanë qarkulluar shumë hipoteza të ndryshme. Disa janë lutur që të shërohet sa me shpejt! ( i falenderojmë ) Disa kanë bërë panik për vete dhe për njerëzit e afërt! ( i kuptojmë )

*Ndërsa disa të tjerë ( të cilëve dhe ju dedikohet ky shkrim) kanë zgjedhur të vjellin vrerë poshtë e lartë në komente/statuse/opinione/ deklarata të ndryshme. Dua të them diçka publikisht për të gjithë këto persona të kategorisë së fundit: Ju kam lexuar, ju kam parë, ju kam hapur dhe profilet herë pas here për të parë se kush jeni. Jo për tu hakmarrë por për të tentuar të kuptoj nga ku rrjedh gjithë ky vrerë!

Çfarë jua mbush shpirtin me negativitet?! PO, e kam me ty! Me ty që thua ” ishte mungesē përgjegjësie”: mos harro që po flet për një njeri që u infektua duke mos i ik PËRGJEGJËSISË.

Me ty që thua “pakujdesi”  pyet njëherë mirë, se me siguri ky person (në mos për ty ) është kujdesur një ditë për një njeri tëndin të dashur. Ti që the ” s’diti të mbante apo të hiqte veshjen ” : mendon se ky njeri që i deshi TË GJITHË nuk e mendoi familjen e vet (të paktën) kur e mbajti dhe hoqi veshjen?! Qindra mjek dhe infermier vdiqën në Itali, populli i shndërroi në heronj me aq mundësi sa kishte. Nga shtëpia, nga karantina , nga telefoni, me një status, me një foto! Sepse teknologjia ka bërë te mundur ti bëjmë heronj ose ti kryqëzojmë njerëzit nga divani.

Por ti ke zgjedhur të kryqëzosh një infermier që shpëtoi disa jetë. Dhe duke i shpëtuar ato , u infektua për vete dhe infektoi dhe njerëzit më të dashur të tij.

Ti! Ti që bën moral lartë e poshtë: Ku e pive kafen fshehurazi kto ditë?! Sa herë në ditë dole xhiro kot nga “Lugina e Drinit” ?! Sa njerëz takove se s’të linte mola pa marë vesh lajmet e fundit nga pallati dhe fisi?! Nëse ti sot del pozitiv a nuk e more virusin nga pakujdesia dhe dashuria për makiaton, thashethemin dhe xhiron boshe vërdallë? Ai bëri gjithçka për ju, ju s’bëni sot dot diçka për të dhe sikur të doni, por të paktën lëreni të qetë e nëse nuk e ndihmoni, mos e rëndoni!

Është thënë që ” paska qenë në një varrim” , ASPAK E VËRTETË. Nëse e dini, na thoni kush ka vdekur që ta qajmë, se personi vetë ka muaj pa marrë pjesë në një varrim. Ju që jepni opinione injorante lart e poshtë për mediat aspak të sakta dhe të bazuara në ato çfarë thonë hallku ( HALLKU –> turmë me njerëz që flasin vetëm me qëllim që t’mos rrinë pa thënë gjë ) kur e shtrini kokën në jastëk ndërgjegjen e bëni “skip”?! Ju njerëz të sëmurë pēr pak vëmendje, për pak like në komente, për pak injorancë, merni frymë thellë dhe mendoni sikur të shikonit njëherë punën tuaj. Jetën tuaj. Dhe të mos e fusni hundën e infektuar me mosmirnjohje në çdo artikull apo lajm. Mosmirënjohja o njerëz nuk kurohet me asgjë. Nuk kalon as për dy javë si Covid dhe ka rreze më të lartē infektimi.

Ahh, dhe diçka! Të mos keni merak se sado “të pakujdesshëm” të jenë treguar nëse ju jeni treguar të kujdesshëm dhe s’keni dalë, ose kur keni dalë keni respektuar rregullat, asgjë nuk do ju ndodhë. Negativë në test, negativë në shpirt do ngeleni gjithmonë. Ata do e kalojnë këtë sprovë dhe ai do jetë shume shpejt prapë aty duke ju shërbyer si gjithmonë njëlloj, si atyre që e gjuajtën me lule dhe atyre që e gjuajtën me gurë.

FALEMINDERIT,

Rovera Dogjani *(Po, mbesa e Afrimit dhe këtu shkrova pa dijeninë e tij dhe jo si mbesa e tij, por si një njeri që beson se mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë ).

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog koronavirusi ne kukes mjeku i infetkuar ne kukes rovera dogjani koronavirusi ne kukes mjeku i infetkuar ne kukes rovera dogjani

Sondazh

Poll
Insights 16 Prill 2020, 18:34

Skizofrenia dhe integrimi

TIRANË- Kushdo që ndjek të menduarit e shqiptarëve mund të shpallë me solemnitet: Përçarjen (skizofreninë) politike nuk ua solla unë, atë e gjeta me...

Insights 14 Prill 2020, 17:45

Mjeti i duhur, mesazhi i gabuar

TIRANË– Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë kë...

Insights 12 Prill 2020, 17:28

SHËNIM: Boll se na i shpifët!

TIRANË- “Bamirësia nuk të varfëron”, është motoja e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e tanimë është bërë kandari matës i dhurimit në vendin tonë, pasi dhe v...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve