LIVE UPDATES
Insights

Skizofrenia dhe integrimi

16 Prill 2020, 18:34 Nga DOSJA
Skizofrenia dhe integrimi

TIRANË- Kushdo që ndjek të menduarit e shqiptarëve mund të shpallë me solemnitet: Përçarjen (skizofreninë) politike nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush! Tensionin politik nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!

Por kush e shpall këtë të vërtetë, duhet të ketë një kalë të shpejtë e të ikë nga zemërimi i atyre që u shkon. Megjithatë, psikanalistët na qetësojnë duke na thënë se kundërshtimi dhe zemërimi është fazë normale para pranimit. Kështu qoftë!

Çarja:

Është e habitshme kjo gjendje skizofrenie e individit: ndjenjat e shtyjnë në një anë, mendimi në anën e kundërt, veprimi, kur nuk ndodh barazpesha e atyre dyjave e ta mbajë pa lëvizur, shkon herë andej e herë këtej, në varësi të mbizotërimit rastësor të njërës prej tyre.

Në histori dhe aktualisht rastet janë në shumicë: me ndjenja kundër nacionalshovinizmit serb e grek, ndërsa në veprim sipas mendimit të atyre programeve. Në mendje me Sënderbeun, simbolin par excellence të luftëtarit të armatosur, ndërsa në veprim me Shën Terezën, simbolin par excellence të paqes. Në ndjenjë krenar për historinë tonë të lavdishme, në mendje me dijen se kemi qenë 2000 vjet nën sundim. Me armikun e jashtëm Nënë Terezë, me kundërshtarin shqiptar Skënderbe me shpatë.

Tensioni politik:

Në konfliktin me rrezikun e jashtëm tradicional, i shkreti individ duhet me zgjedh: ose me Skënderbeun, dhe pra edhe luftë të armatosur, ose me Nënë Terezën, dhe pra për “mjete vetëm paqësore e demokratike”. Por nuk mund me i mbajtë të dy simbolet njëherësh: “në mendim jam me Skënderbeun, por në veprim jam si Nënë Terezë”! Thjesht nuk mundet me i harmonizu domethëniet e dy simboleve. Dhe tensionohet së brendshmi e shpërthen imuplsivisht. I duhet të zgjedhë ndërmjet ndjenjës së dëshiruar për histori të lavdishme dhe mendjes që i thotë se ajo ka qenë histori skllavi: përherë nën sundime të huajsh. I duhet të zgjedhë të veprojë si të parët tanë, apo të ndryshojë sjellje dhe të mos vijojë po ajo histori, por të dyja nuk mund t’i harmonizojë. I duhet me zgjedhë ndërmjet ndjenjës për individin që me të drejtë e ka besuar për hero, dhe mendjes që i thotë se tani ai e ka deheroizu veten. Por të dyja, ndjenjën e krijuar në të kaluarën dhe dijen për të sotmen e të njëjtit individi nuk mundet me i harmonizu. Atëherë në shumicën e rasteve zgjedh me i qëndru besnik ndjenjës dhe mos me marrë parasysh mendjen. Dhe shpërthen impulsivisht sa herë dikush ia kujton çka ia thotë edhe mendja e tij. Në fund të fundit, për të, me qenë rehat domethënë me u ndje, jo me pasë mendimin se është rehat kur për këtë ndjenja i thotë se është vetëm iluzion. Për rehatinë e ndjenjës, nga njëra anë, mendjen e vendos në kërkim të argumenteve që i shërbejnë asaj, nga ana tjetër, tensionin e zbraz ndaj kujtdo që ia vë në dukje konfliktin e tij/saj të brendshëm me shpresën se mendja do t’ia kthjellojë ndjenjën. Me refuzimin e njohjes dhe shkarkimin te tjetri të tensionit të vet të brendshëm, i duket se ka arritur kënaqësinë psikologjike, me përjashtimin e sjelljes epistemologjike.

Termat bosh

Çarja dhe tensioni ruhen e mirëmbahen me terma bosh: liri, paqe, tolerancë, pajtim etj. Si bosh, këta shpesh janë veçse piskama e tensionit që shkakton skizofrenia e brendshme e thënësve të tyre dhe që i bën të dhunshëm, intolerantë, mospajtues etj. Kjo duket sapo u kërkohet t’i mbushin termat me përmbajtje. Atëherë shpejt shihet se fjalën e kanë që të tjerët të pajtohen me ta dhe jo ata me të tjerët. Përndryshe, po t’i përmbahen motos së vet, pajtimi është i lehtë: ata pajtohen me mua dhe ja, u arrit pajtimi! Ata tregohen tolerantë ndaj meje dhe ja, u arrit toleranca. Mirëpo, në të kundërt: përdorimi prej tyre i termave që në mendim i pranojnë si vlerë (sepse ashtu kanë dëgjuar se “e do pazari”) por në veprim shkojnë kundër atij mendimi të tyre, është një tjetër shfaqje e tensionit, e konflikti, e çarjes dhe përçarjes që e kanë më shumë me vetveten sesa me të tjerët. Të paaftë të integrojë veten, personat dhe kolektivitetet u kërkojnë politikanëve të pajtohen. Mirëpo, pajtimi ose mospajtimi i politikanëve është krejt i parëndësishëm përballë subjektit të integruar si individ a si kolektivitet.

Integrimi

Çështja e “pajtimit” është në radhë të parë çështje e integrimit të pjesëve të dezintegurara të vetë subjektit, dhe jo aq e raportit me të tjerët. Integrimin ose njësimin e personit a të kolektivitetit mund ta prodhojë shoqërisht vetëm mendimi i lirë dhe konceptet e tij (si notiones communes), e jo psikologjia, ndjenjat, emocionet, folklori, qoftë folklor akademik a popullor, etj.

E para, sepse kjo skizofreni kolektive është prodhuar shoqërisht, nga sistemi i socializimit, nisur nga akademia e deri te folklori. Në rastin e së parës nga inkonsistenca e gjithanshme logjike, në rastin e të dytit nga shpërfillja e mendimit. Meqë të parën e kam shqyrtuar mjaftueshëm, për të dytin mund të përmend rastin i atij muzikor, e këtë vetëm sa për të drejtuar vëmendjen, dhe brenda tij, vetëm faktin se ka shumë këngë për trimat individualë që nuk janë shquar për mendim, dhe për njerëzit me pushtet si Tito apo Enver Hoxha, e nuk është çudi të ketë pasur ndonjë këngë për Rankoviçin. Por nuk ka aq këngë për mendimtarët, ta zëmë këngë për Pashko Vasën, Sami Frashërin apo Hasan Prishtinën etj.

Në të dy rastet, të akademisë e të folklorit, është prodhuar kulti i emocionit dhe i trimërisë individuale, që sjell për rrjedhojë një kulturë politike parohiale të lojalitetit ndaj individit e ndaj emocionalitetit dhe jo ndaj idesë apo konceptualitetit. Prandaj masivisht i qëndrohet lehtë besnik një individi dhe tradhtohet lehtë një ide, siç ndodh shpesh me ata që i qëndrojnë besnik individit edhe mbasi shohin me mend se ai individ vetë e ka tradhëtuar idenë për të cilat është mbështetur në fillim. E dyta, sepse vetëm koncepti është e përbashkëta (notiones communes) që ndodhet në partikularitet dhe prej të cilit kanë pjesë partikularitet e lamishëm. Nga njëra anë, i lënë pa u partikularizuar, koncepti mbetet fjalë boshe, nga ana tjetër, për partikularizimin nevojitet veprimi spontan i intelektit dhe individit të lirë njerëzor. Njohja dhe pastaj ushtrimi i kësaj zotësie të diskursivitetit nga partikulari te universali dhe nga universali te partikulari do duhej me qenë esenca e socializimit nga akademia e universiteti, deri te kopshtet e fëmijevë dhe folklori popullor. Në këtë proces arrihet pajtimi, integrimi, etj., dhe pakësohet sikozofrenia dhe tensioni brenda vetë individit dhe kolektivitetit.

Përkundrazi në një shoqëri ku nëpërmjet gjithë mjeteve të socializimit politik, është i përhapur dizintegrimi i individit brenda vetes është e natyrshme të zgjidhen me i përfaqësu në krye të shoqërisë persona pa integritet, sepse në ta shumica shohin veten, e identifikojnë veten me ta. 

Tensioni ontik

Në nivel të thellë, metafizik, qenia njerëzore është e çarë për nga natyra e vet, tension ndërmjet të qenit, nga njëra anë, trup fizik dhe qenie e gjallë, biologji; nga ana tjetër, intelekt dhe vullnet, liri.

Instinkti, si “arsyeja” e gjallesës, i thotë se jetën e ka të veten, private, të rrezikuar nga vdekja që mund t’i vijë prej mungesës së mjeteve me mbetë gjallë dhe prej rivalëve të vet të llojeve të tjerë dhe të të njëjtit lloj. Prandaj i lejohet të bëjë gjithçka për me mbetë gjallë. I përkthyer në terma politikë, i thotë të përvetësojë privatisht nga e përbashkëta sa më shumë mjete jetese: para, pushtet që i lejon të fitojë para si përfaqësuesi universal i gjithë mallrave dhe kënaqësive të tjera të jetesës. Në këtë kah s’ka “ndal” dhe “mjaft”, sepse sado mjete jetese të sigurojë gjithmonë mund të gjendet një rival i të njëjtit nivel që ia rrezikon ekzistencën.

Morali, si arsyeja praktike, i thotë se esencialisht jetën njerëzore nuk e ka private por pjesëmarrje në esencën e gjinisë njerëzore, se të tjerët nuk janë rivalë, por kushti i mundësisë së ekzistencës së tij/saj si njeri. Prandaj të tjerët nuk janë rivalët që i kërcënojnë jetën, por përkundrazi marrin pjesë në krijimin e kushteve të jetës së tij secilën herë e më të pasur materialisht dhe shpirtërisht. I thotë se jeta e vet bëhet më e mirë duke u bërë të gjithë më mirë dhe më të mirë, etj.

Ky tension mund të zgjidhet nëpërmjet arsyes praktike dhe koncepteve të saj, pa e shikuar trupin si “varri i shpirtit”, as shpirtin si “varri i turpit”, sepse trupi është kushti i të qenit njeri. Nuk mund të zgjidhet nga instinkti dhe ndjenja e frikës absolute për jetën si gjallesë. Nga e para krijohet shtet e shoqëri njerëzore, nga i dyti shoqëri shtazore, e shumta kope, societete si e milingonave, ku milingonat ushtare nuk mund të zgjedhin të mos vdesin për societetin e tyre, sepse janë të determinuara jo prej lirisë (dhe altruizmit) por instinktit me vepru ashtu.

Në fund, (a) koncepti si e përbashkëta në të ndryshmen, si universali në partikularët, përbashkon në mënyrë të qëndrueshme, sepse ajo është e përbashkëta universale dhe pra e pandryshueshme me lehtësi.  dhe (b) koncepti e tregon për këdo hierarkinë e drejtë të lojaliteteve: njerëzimi, kombi, individi.

Dialektika

Integrimi dhe pakësimi i përçarjes realizohen vetëm nëpërmjet çarjes, madje shkëputjes nga burimet e përçarjes dhe tensionit, qoftë në nivel ontik, qoftë në nivel shoqëror, qoftë individ apo kolektivitet. Po ashtu kërkon çarjen, shkëputjen, nga hierarkia e sotme mbisunduese: individi, kombi, njerëzimi. Ndërkaq, tensioni krijohet ndërmjet të udhëhequrve nga universali që duan të partikularizojnë (instantojë) atë, dhe partikularistëve që duan të zhdukin idenë e ndonjë universaliteti të njeriut dhe të mbajnë për vlerë vetëm instinktin e gjallesës. Kjo çarje e përçarje është kushti i mundësisë së një shoqërie të mirë, siç pretendojmë të gjithë se e dëshirojmë, por që veprimi thjesht prej gjallese nuk po na lë ta ndërtojmë.

Epilog

Mund të kishte qenë edhe prolog:

Në vitet 1998-99 thirrja më e përhapur por edhe më boshe ishte “Një komb, një qëndrim!”. Rreth 50 parti, partiçka  e grupe të ndryshëm politike u mblodhëm në Tiranë për me nënshkru një deklaratë të përbashkët me titullin “Një komb një qëndrim”. Ishim të ftuar po ashtu Abdi Baleta dhe unë nga partia Rimëkëmbja Kombëtare. Baleta u kërkoj organizatorëve të na tregojnë se cili është qëndrimi. Askush nuk guxonte ta thotë, sepse asnjë nuk binte dakord me tjetrin. Sepse ai bashkimi ishte menduar si i rremë, hipokrit, vetëm si bosh pa përmbatje. As nuk dha fryt.

Termat bosh nuk mund të prodhojnë përbashkim, konsistencë ndërmjet elementëve të ndryshëm të ndërgjegjes, por vetëm përçarje. S’ka dyshim se krijon iluzione të përkohshëm, dhe përbashkime të rremë sepse të paqartë, por pikërisht për këtë ruan e mirëmban konfliktin që shpërthen shpejt. Sepse konflikti nuk mund të zgjidhet pa u identifikuar më parë.

E kundërta, sinqeriteti ndoshta na përçan, por e bën ligjërimin me kuptim e përmbajtje, dhe mendjes i lejon me gjyku. Le të shpresojmë se tensioni, përçarja e konflikti me ta sot, të jenë ajo fazë e kundërshtimit për të cilën na flasin psikanalistët. E sigurt është vetëm se termat bosh e ruajnë konfliktin, tensionin e përçarjen. Dhe këtë e arrijnë duke i hequr individ apo kolektivitetit mendjen, burimin e vetëm mbi të cilin mund të arrihet shoqërisht integrimi i brendshëm i cilitdo qoftë.

E sigurt është vetëm se:

Pavarësisht rrezikut e kërcënimeve, do të vazhdojë t’i vë secilit (individ a kolektivitet) në dukje skizofreninë e vet, tensionin e brendshëm që i vjen së andejmi e që shpërthen në emocione, deri sa, shpresoj, një ditë të përballet me të dhe ta kapërcejë atë, duke vendos integritetin brenda vetes.

Do të vazhdoj përpjekjet e mia me e ça, nda, shkëput secilin nga gjendja e vetë tashmë e çarë, e ndarë, e shkëputur;

Do të ndihmoj secilin (individ a kolektivitet) të bashkohet, të pajtohet, të shtensionohet, të integrohet mirëfilli, para së gjithash brenda vetes.

Do të vazhdoj të argumentoj për drejtësinë e hierarkisë së lojalitetit ndaj universalit, idesë, konceptit dhe zbret te partikulari, përballë hierarkisë së lojalitetit që vë në krye veten, individin, partikularitetin dhe, ose zhduk, ose tradhëton lehtë çdo universal.

Njësoj do të vazhdoj me ndihmu në partikularizimin e universalit, përballë atyre që shpërfillin partikularitetin e individt a të kolektivitetit etj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione analize nga hysamedin feraj hysamedin feraj analize nga hysamedin feraj hysamedin feraj

Sondazh

Poll
Insights 14 Prill 2020, 17:45

Mjeti i duhur, mesazhi i gabuar

TIRANË– Pandemia e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është krahasuar në mënyrë figurative me gjendjen e luftës. Dhe nëse pranojmë kë...

Insights 12 Prill 2020, 17:28

SHËNIM: Boll se na i shpifët!

TIRANË- “Bamirësia nuk të varfëron”, është motoja e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e tanimë është bërë kandari matës i dhurimit në vendin tonë, pasi dhe v...

Insights 6 Prill 2020, 08:44

Rrëfimi- Fqinjët e inatosur

Një ditë në një lagje të bukur me shtëpi dhe oborre të pastra për merak, doli një nga banorët, (në fakt ky ishte i ri në lagje, sapo e kishte blerë shtëpinë në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet