Berisha: Pa 44 protestat para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS!
11 Shkurt, 14:23
...
Bota
8 Gusht 2021, 15:59Nga DOSJA
SHBA– Situata pandemike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kritike duke arritur në nivelet e valës së parë të dimrit të shkuarku janë regjistruar mesatarisht 100 mijë raste në një ditë.
Aljazeera raporton se deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth gjysma e popullsisë janë vaksinuar plotësisht, teksa 70.6% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vendit iu deshën 6 muaj për të kapërcyer situatën pandemike , e cila duket se po rikthehet përsëri edhe pse është vaksinuar pjesa më e madhe e popullsisë.
Nisur nga shifrat e larta autoritetet bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen për të frenuar një përhapje më të madhe të variantit të ri Delta, pasi parashikojnë që rastet e infektimeve do të vazhdojnë të rriten në rast se nuk ndërgjegjësohen. Megjithatë, sipas autoriteteve miliona njerëz janë ende të pavaksinuar dhe rritja më e madhe e infeksioneve është regjistruar në shtete me norma të ulëta vaksinimi, të tilla si Florida apo Teksasi.
Aktualisht më shumë se 44 mijë amerikanë të infektuar me Covid 19 janë të shtruar në spital sipas autoriteteve, gati 4 herë më shumë se në muajin qershor, duke dëshmuar se virusi po përhapet me shpejtësi. Rritja e rasteve të reja dhe shtrimeve të pacientëve të prekur në spital po vënë në vështirësi sistemin shëndetësor deklarojnë autoritetet, të cilat presin një përkeqësim të situatës të paktën edhe në javët e ardhshme.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Situata e zjarreve në Greqi vazhdon të mbetet kritike. Deri më tani janë shkrumbuar 200 shtëpi në total dhe rreth 3 mijë familje kërkojnë strehim nga qev...
GREQI– Zjarret në Greqi kanë krjuar një situatë kaotike dhe pamja e qyteteve helene është trishtuese. Tymi i zjarreve është përhapur në të gjithë vendin duke ‘p...
BALIKESIR– Një aksident tjetër autobus automobilisti ka tronditur Turqinë Perëndimore, duke marrë 15 jetë udhëtarësh.Sipas mediave të huaja, një autobus i...
KOSOVË– Ministria e Shëndetëisë në Kosovë bën me dije se në 24-orët e fundit janë shënuar 269 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë.25 persona...
TURQI- Prokurorët në Turqi kanë filluar një hetim për hashtagun e endosur në mediat sociale që kritikon reagimin e qeverisë ndaj zjarreve shkatërruese të vendit...
VENECIA- Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Venecia. Sheshi Piazza San Marco u përmbyt nga baticat e detit. Tgcom24 shkruan se uji mbrëmjen e ...
GREQI- Një grua në Greqi ka kundërshtuar evakuimin nga shtëpia për shkak të zjarreve. Zougla shkruan se ajo u ka bërë thirrje banorëve të Pefki që mos largohet ...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u është përgjigjur protestuesve në Francë për marshimet kundër vaksinimt të detyruar. The Guardian shkruan se si...
TURQI- 15 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur ditën e sotme në Turqi. Anadoly Agency shkruan se një autobus udhëtarësh devijoi nga rruga dhe...