LIVE UPDATES
Politike

‘Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve shtetërore’, Zguri: Dëmi sa vjen e rritet, vjen nga sëmundja politike

19 Dhjetor 2019, 13:08 Nga DOSJA
‘Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri mori pjesë në konferencën “Për zgjedhje ndershme: Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve shtetërore”, i organizuar nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri.

Konferenca përmbyllëse kishte për qëllim prezantimin e gjetjeve kryesore të monitorimit të vendimmarrjeve dhe aktiviteteve të institucioneve për mos përdorimin e burimeve shtetërore e publike në fushatën zgjedhore të 30 qershorit 2019.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri trajtoi qasjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore e publike në zgjedhje. Ai theksoi se se kuadri ynë ligjor dhe administrativ ende nuk është në lartësinë e nevojave, ndaj keqpërorimi i burimeve shtetërore duhet të jetë në fokusin e amendimeve të reformës zgjedhore.

FJALA E PLOTË

Unë besoj se ndërhyrja ime në këtë konferencë duhet t’i kushtohet qasjes së KQZ-së së Shqipërisë ndaj tematikës dhe jam i gatshëm ta trajtoj me kënaqësi këtë qasje, por më duhet të filloj, duke sjellë në vemendje që problemi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore nuk është fenomen i përhapur vetem në vendet si Shqipëria me demokraci relativisht të reja por është i përhapur edhe në shumë vende evropiane, të cilat kanë një traditë të gjatë të zgjedhjeve demokratike. Ky fenomen duket si pjesë e një kulture politike të konsoliduar, të ngritur jo vetëm mbi kultivimin e praktikave potencialisht të paligjshme, por edhe mbi mungesën e standardeve etike në zgjedhje dhe në ushtrimin e autoritetit publik. Keqpërdorimi i burimeve administrative është rezultat i drejtpërdrejtë i kulturës së sëmurë politike, dhe nuk gjykoj se është vetëm si rezultat i boshllëkut ligjor dhe as i injorancës juridike. Gjithashtu më duhet të konstatoj, se evidentimi i përsëritur i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, si dukuri e rëndomtë e praktikave zgjedhore, tregon se kuadri ynë ligjor dhe administrativ ende nuk është në lartësinë e nevojave. Ne ende kemi nevojë të thellohemi e të thellojmë qendrimin tonë ndaj fenomenit, ende kemi nevojë të edukojmë e të edukohemi, të dëgjojmë e të ngremë zërin, të bindim e të bindemi, të kritikojmë e të pranojmë kritikë, përpara se të themi që ia dolëm.

Ky aktivitet është shprehje e kësaj nevoje, prandaj është tejet i mirëpritur. Dëmi që u shkakton keqpërdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje është përherë më i madh se vlera materiale e burimeve që keqpërdor. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore është forcë kryesore korruptive në procesin zgjedhor, sepse instalon pabarazi të thellë midis pushtetit dhe alternativave të tjera politike, sepse jep avantazh të padrejtë elektoral për pushtetin, sepse kompromenton integritetin e zgjedhjeve, sepse mbjell mosbesim në legjitimitetin e procesit, sepse gjeneron mungesë shprese e dëshpërim. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje është korrupsion. Korrupsioni zgjedhor prodhon vetëm zgjedhje të korruptuara, prodhon pushtet të korruptuar. Unë e kam thënë dhe herë tjetër: “Korrupsioni zgjedhor dhe politik, cënon besimin e publikut tek zgjedhjet dhe demokracia, kriminalizon procesin, delegjitimon përfaqësimin dhe rrënon llogaridhënien politike. Unë besoj tek transparenca dhe llogaridhënia si instrumenta efikasë”. Unë besoj se këtu qendron çelësi i suksesit edhe në trajtimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

Në praktikën e zgjedhjeve shqiptare, vëzhguesit e zgjedhjeve janë ndeshur me forma të ndryshme të këtij problemi: presioni ushtruar mbi nëpunësit civilë dhe punonjësit publikë për votën e tyre dhe të familjarëve, kërcënimi me humbjen e vendit të punës, premtimi për vend pune ose karrierë, mobilizimi i kundraligjshëm për fushatë dhe veprimtari elektorale, detyrimi i nëpunësve për të ushtruar “politikisht” tagrat ligjore (të japin/heqin leje, licensa, autorizime, certifikata, në këmbim të votave), reklamimi i investimeve buxhetore si “argument fushate”, nisja e investimeve të reja publike si “premtim fushate”, etj.  Për të shmangur përdorimin e burimeve publike, ligjvënësi shqiptar përmes nenit 88 të Kodit Zgjedhor e ka ndaluar përdorimin e organeve apo enteve publike në nivel qëndror dhe lokal në mbështetje të kandidatëve, partive politike apo koalicioneve zgjedhore.

Gjithashtu, Kodi Zgjedhor e ka ndaluar përdorimin e burimeve njerëzore të administratës apo institucioneve për qëllime zgjedhore gjatë orarit zyrtar të punës, përdorimin e detyruar dhe të organizuar të nxënësve gjatë orarit mësimor, pushimin nga puna, lirimin nga puna, lëvizjen dhe transferimin në detyrë në institucione apo ente publike gjatë fushatës zgjedhore. Aktualisht ne kemi të nisur një proces reforme ligjore.  Mua më vjen mirë që kjo temë ka qenë temë kryesore e debatit në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar. Më vjen mirë gjithashtu, që një pjesë e amendamenteve që janë propozuar deri në këtë fazë, merren seriozosht me çështjen. Personalisht i kam mirëpritur amendamentet respektive, ndonëse e di se ato i ngarkojnë KQZ-së një barrë shumëfish më të madhe në këtë drejtim. Ne duhet jo vetëm të rregullojmë në detaj fushën, por duhet të tregohemi vigjilent, reaktivë, të prerë, të rreptë e të palëkundur në zbatimin e rregullave përgjatë procesit. Rregullat e reja na japin rol të ri dhe unë personalisht e mirëpres këtë rol.

Në diskutimet e vazhdueshme që ne dhe shoqëria civile kemi patur në tryeza dhe konferenca të ndryshme për këtë temë, ne jemi dakordësuar se për parandalimin dhe zbutjen e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, tre janë linjat kryesore: (1) krijimi i mekanizmave efektivë për të parandaluar që zyrtarët publik të shfrytëzojnë padrejtësisht pozicionet e tyre për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve; (2) sigurimi i mbikëqyrjes efektive dhe transparente të këtyre mekanizmave nga institucionet e pavarura; dhe (3) vënien në dispozicion të sanksioneve dhe gjobave të përshtatshme dhe të zbatueshme për zyrtarët shtetërorë që abuzojnë me burimet shtetërore.

Keqpërdorimi i burimeve shtetërore është i lidhur ngushtë, është pjesë përbërëse e kapitullit të madh të financimit të subjekteve elektorale. Prandaj ka rëndësi që qasja të jetë e njejtë me qasjen për financimin. Të dyja janë çështje resursesh. Të dyja duhet të administrohen ligjërisht njëlloj. Transparenca e financimit i jep përgjigje në një masë të madhe edhe keqpërdorimit të burimeve administrative. Çështja ka lidhje në një masë të madhe me vullnetin e konkurruesve në zgjedhje, me vullnetin e partive politike “për tu sjellë mirë”. Sa më shumë partitë do të pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarde të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet, aq më shpejt do rrënjoset kultura e re politike, perëndimore dhe demokratike.

Me rëndësi jetike për suksesin është vullneti i autoriteteve më të larta shtetërore për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të balancuara. Ai mbetet faktori kryesor. Nuk është vetëm çështje e aftësisë së shtetit për të kompletuar kuadrin ligjor, apo e administratës për organizim adekuat. Mbi të gjitha është çështje e dëshirës, gadishmërisë dhe vendosmërisë për të luftuar fenomenin. Të gjitha këto janë të vështira për t’u kultivuar, mungesa e tyre mbase është e vështirë edhe për t’u zbuluar, por ama, kur dëshira, gadishmëria dhe vullneti për të luftuar fenomenin janë aty, nuk ka njeri që nuk i vë dot re. Ato vihen re në çdo qendrim, prononcim, akt apo urdhërim, në çdo hetim, monitorim, auditim apo ndëshkim. Vullneti për të luftuar fenomenin ka forcën ta ç’rrënjosë atë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri konferenca ne tirane klement zguri konferenca ne tirane


Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më