LIVE UPDATES
Bota

“Të gjitha qeveritë të bashkohen urgjentisht”, Carl Bildt kritika të hapura pas krizës nga Covid-19: Nuk ka justifikim,

3 Prill 2020, 08:13 Nga DOSJA
“Të gjitha qeveritë të bashkohen urgjentisht”, Carl

Ka pasur disa kërcënime të rënda globale për shëndetin në dy dekadat e fundit. Epidemitë e SARS në 2003, MERS në 2012, dhe Ebola në 2014-16 janë vetëm tre shembuj të shpërthimeve epidemike, që kërkuan një përgjigje të vazhdueshme shumëpalëshe. Çdo episod kishte karakteristikat e veta unike: SARS u shfaq në Kinë, MERS në Arabinë Saudite dhe Ebola në Afrikën Perëndimore. Por mësimet nga të tre janë të ngjashme. Epidemitë dhe shfaqja e sëmundjeve të reja bëhen më të mundshme, si rezultat i rritjes së popullsisë, urbanizimit, shpyllëzimit dhe proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes, që bëjnë bashkë shumë specie të ndryshme. Dhe zgjerimi i zinxhirëve të furnizimit global dhe tregtisë ndërkombëtare, për të mos përmendur rritjen e udhëtimeve ajrore ndërkombëtare, bëjnë që sëmundjet ngjitëse të përhapen në të gjithë botën, më shpejt se kurrë.

Vetëm në dekadën e fundit, Organizatës Botërore të Shëndetësisë i është dashur të shpallë një emergjencë shëndetësore, jo më pak se gjashtë herë. Eshtë e qartë, ne nuk kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përballuar shpërthimet e reja, me atë lloj aksioni të shpejtë dhe vendimtar, që ndoshta nuk do të kish lejuar që epidemia e koronavirusit, të dilte jashtë kontrollit.

Vlen të kujtohet se kur SARS (i cili u shkaktua gjithashtu nga një koronavirus) u shfaq në Kinën jugore në fund të vitit 2002, shpërthimi u mbulua për më shumë se një muaj, para se autoritetet kineze të pranonin seriozitetin e rrezikut. Po kështu, në ditët e para të shpërthimit të COVID-19, policia në Vuhan i bëri të heshtin me dhunë profesionistët e shëndetit, që u përpoqën t’u binin këmbanave të alarmit, dhe tubime masive publike u lejuan, edhe shumë kohë pasi rreziku i shpërthimit ishte bërë i qartë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, nëse autoritetet kineze do të kishin pranuar hapur kërcënimin dhe do të ishin përgjigjur siç duhet qoftë edhe tre javë më herët, përhapja e COVID-19 mund të ishte zvogëluar deri në 95%. Për shkak të pakujdesisë, injorancës dhe censurës lokale në momentin më kritik, e gjithë bota tani po paguan një çmim të madh.

Ndërsa OBSH pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve globale për shëndetin ndër vite, ajo gjithashtu është përballur me kritika, se ka qenë tepër burokratike dhe e ngadaltë për t’iu përgjigjur këtyre krizave. Në të vërtetë, gjatë krizës së Ebolës, ishin Shtetet e Bashkuara, dhe jo OBSH, që bënë një hap përpara duke parandaluar një katastrofë më të gjerë.

Në çdo rast, edhe nëse performanca e OBSH-së kësaj here rezulton të ketë qenë e patëmetë, tashmë është e qartë se kemi nevojë për një mekanizëm shumë më të fortë global për t’u përballur me kërcënimin e pandemive. Të pengohesh nga një krizë në tjetrën thjesht nuk është opsion. COVID-19 është pandemia më e keqe që nga shpërthimi i të ashtuquajturit grip spanjoll në vitin 1918, dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se tjetra nuk do të jetë edhe më keq.

Ndër të tjera, një institucion i ri global do të duhet të ketë autoritetin dhe mjetet për të ndërhyrë sa më fort, për të ndalur një shpërthim infeksioni që në gjurmët e para. Arritja e një marrëveshjeje për një mekanizëm të tillë nuk do të jetë politikisht e lehtë; por është qartësisht e nevojshme për të parandaluar mosmarrëveshjet e vogla diplomatike, që pengojnë përpjekjet globale në përgjigjen ndaj pandemisë.

Në krizën aktuale, edhe pasi ishte e qartë se COVID-19 do të arrinte nivelin e një pandemie, Kina sërish e ka parë të arsyeshme ta pengojë Tajvanin që të jetë pjesë në diskutimet globale mbi mënyrën e reagimit. Po kështu, SHBA ka vazhduar ta dendë Iranin me sanksione, duke e bërë më të vështirë për atë qeveri që të administrojë epideminë brenda kufijve të vet.

Kjo sjellje është thjesht e papranueshme qoftë nga një perspektivë humanitare, qoftë dhe nga një pikëpamje makroekonomike. Çfarë do të ndodhte nëse virusi i radhës, nëse do të jetë shumë ngjitës, do të shfaqej në Tajvan ose Iran? Nëse ka pengesa të panevojshme që bllokojnë një përgjigje të menjëhershme, ne do të shkojmë përsëri atje ku jemi tani.

Sipas kuadrit aktuale, detyra për të raportuar kërcënime të reja ngjitëse tek autoritetet ndërkombëtare si OBSH, u takon qeverive të shteteve. Një reformë kritike, atëherë, do të ishte shtrirja e asaj detyre tek personeli mjekësor dhe i shëndetit publik në të gjitha nivelet, domethënë nga shtetet te individët. Përveç zvogëlimit të kohës që kërkon një përgjigje shumëpalëshe për të hyrë menjëherë në veprim, marrja e një “përgjegjësie universale për të raportuar” do ta bënte më të vështirë për autoritetet lokale ose kombëtare, që të fshihnin informacionin që do e konsideronin të papërshtatshëm.

Me mbylljen e kufijve të shteteve në përgjigje të krizës së COVID-19, disa po argumentojnë se tashmë epoka e globalizmit ka përfunduar. Por tendencat e rritjes së popullsisë dhe urbanizimit do të vazhdojnë, dhe viruset nuk do të fillojnë krejt papritur që të mbajnë pasaporta ose të respektojnë kufijtë kombëtarë. Vetëm në dekadën e kaluar, kërcënimet virale ndaj stabilitetit dhe prosperitetit global janë shfaqur që nga Kina, deri në Afrikë dhe Gadishullin Arabik, gjë që sugjeron se epidemia e ardhshme mund të fillojë pothuajse kudo.

Tani është koha që bota të mblidhet dhe të bjerë dakord për një sistem të ri, më efektiv të paralajmërimit dhe reagimit të hershëm. Kjo pandemi ishte e shmangshme. Nuk mund të ketë asnjë justifikim nëse ne nuk bëjmë gjithçka që kemi në dorë, tonë për të parandaluar atë të ardhshmen.

Burimi: Project Sindycate

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carl bildt carl bildt

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!