Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ligjin “Për shtetësinë”, ku janë bërë disa ndryshime të rëndësishme. Në bazë të ligjit të ri, bëhet me dije se tani nuk është më kusht mbushja e moshëz 18 vjeç për të marrë shtetësinë shqiptare.
Me ndryshimet e fundit, fëmijët të cilët kanë të paktën nga një prind shqiptar, nuk do duhet më të presin deri në moshën 18 vjeç për të marrë shtetësinë shqiptare, ndërsa ata fëmijë apo shtetas që duan shtetësinë shqiptare, duhet të provojnë lidhjen deri në tre breza me paraardhës shqiptarë.
Po ashtu bëhet me dije se janë reduktuar afatet e fitimit të shtetësisë nga shtetasit e huaj, refugjatët dhe ato me mbrojtje plotësuese.
DETAJET NGA LIGJI
Sipas nenit katër të këtij ligji mënyrat e fitimit të shtetësisë në shqipëri janë: lindje; origjinë; lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë; natyralizim dhe birësim. “Kushdo që lind, duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare dhe regjistrohet si shtetas shqiptar. E drejta për t’u regjistruar si shtetas shqiptar nuk parashkruhet edhe pasi ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç”, shtohet më tej.
Po ashtu përcaktohen dhe raste të veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare, dhe në ligj shkruhet se “shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj që ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit“.
Në dokument sqarohet dhe humbja e shtetësisë e cila mund të ndodhë në rastet: Me heqjen dorë, me kërkesë dhe kur plotësohen kushtet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 13, të këtij ligji; dhe me heqjen e shtetësisë, pa kërkesë të shtetasit, në rastet e përcaktuara në nenin 15, të këtij ligji.
Ligjin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyësor dhe të Gjykatës së Lartë.Në një postim ...
Ministri Blendi Klosi, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, tha se nesër mazhoranca do të votojë ndryshimet kushtetuese për ndalim...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se zgjedhjet në universitete që do të zhvillohen ditën e nesërme janë në kundërshti...
TIRANË- Nafije Bregu, bashkëshortja e Besim Bregut, komisionerit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, dhe Mimoza Lala, gruaja e Kasë...
TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje pozitive emailit të dërguar nga opozita e bashkuar për një tjetër mbledhj...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama për gjithpërfshirje mes palëve në takimin e fundit të Këshil...
TIRANË- Drejtuesi i SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), Arben Kraja, thotë se nuk ka asgjë anormale në urdhërin për të arrestuar dy person...
TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar me 87 vota pro Aktin Normativ për mbylljen e lokaleve të natës, diskove dhe lounge bareve gjatë kohës së pandemis...
TIRANË- Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj deklaroi sot në seancën plenare se fëmijët shqiptarë po mësojnë anglisht që në klasë të parë. Kjo sipas minis...
TIRANË- Partia Demokratike kërkon mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, një ditë para se në Kuvend të kalojë marrëveshja mes PS-së dhe opozitës së re pë...