"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Të dehur ‘tapë’ me raki! Si nisi sherri në Ballsh, Pelivan Sinanrrapaj iu “hap” shokëve duke lavdëruar ‘Rilindjen
30 Janar 2021, 17:32Nga DOSJA
BALLSH– Tre persona kanë dhunuar 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj nga qyteti i Ballshit, për një debat që kishte nisur për “Rilindjen”. Në bisedë e sipër me tre dhunuesit e tij, 57-vjeçari kishte lavdëruar Partinë Socialiste se i kishin futur bashkëshorten në punë, më konkretisht në ndërmarrjen e pastrimit.
Debati i nisur mes shokëve në lokal, ku edhe kishin konsumuar alkool, vazhdoi edhe rrugës për në shtëpi, ku në një moment gjithçka doli nga kontrolli dhe përfundoi në dhunë. Pasi e rrahën, miqtë e tij u larguan nga vendi i ngjarjes dhe e lanë në mes të rrugës. Për dhunën e ushtruar nga miku i tyre, u prangosën Fitim Zekaj, Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj.
Fqinjët e 57-vjeçarit thanë për “Abc” se Bashkia i futi gruan në punë, pasi ishin familje e madhe.
“Pelivani ishte thjesht një i papunë, që ikte rrugëve të kurbetit me trastë në krahë se kishte tre djem. Gruan ja futën në punë për njerzillëk që të ushqente ata katër meshkuj, kaq. Doli të blinte hudhra, e gjetën në rrugë dhe dikush lajmëroi policinë, erdhi dhe ambulanca. Më tha djali që dikush ishte vrarë. Me sa di unë është në gjendje të rëndë”,- tha fqinja.
Ndërsa tre shokët e tij janë ende pas kamerave, ndërsa 57-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po merr mjekimin e specializuar shëndetësor.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Ti nuk di të bësh punët e shtëpisë. Ti nuk di si vendoset lavatriçja. Ti nuk di të hekurosësh. Ti nuk di të gatuash. Ti më ke hedhur qëllimisht rërë në ...
COVID-19 në Shqipëri, MSH: Në 24 orët e fundit u kryen 3864 testime, regjistrohen 901 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 viktima.Përditësi...
DURRËS– Zjarr në një apartament në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar. Deri më tani nuk raportohet për të lënd...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, për shkak të motit të keq në ...
MILOT-Moti i keq ditët e fundit ka sjell probleme dhe në urën me harqe ose e siç të gjithë e njohin ndryshe si ura e Zogut.Bëhet e ditur, se njëra këmbë ...
PËRMET-Vloggeri i njohur Dany, së fundmi ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Ai ka ndarë eksperiencën e tij në YouTube.Në videon e publikuar, ku ai shfaqet së ba...
KUKËS-Moti i keq në vend ka sjell probleme në disa zona. Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e Qarkut ...
TIRANË– Prej kohësh Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të nderojë një pjesë të mirë të figurave të sportit në vend, që dikur kanë dhënë kontribu...