LIVE UPDATES
Bota

Tcherneva: Nuk po punohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, mungon transparenca

1 Nëntor 2021, 07:26 Nga DOSJA
Tcherneva: Nuk po punohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, mungon

KOSOVË – Kosova dhe Serbia nuk po angazhohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve prandaj dialogu mes tyre është në “rrugë qorre”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) Vessela Tcherneva, zëvendësdrejtoresha e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Ajo mendon se për shkak të zhvillimeve të brendshme në Prishtinë dhe Beograd, përkatësisht zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe atyre që do të mbahen vitin e ardhshëm në Serbi, të dyja palët do të përdorin dialogun për deklarata drejtuar elektoratit të brendshëm. Sipas saj, ekziston rreziku i incidenteve në rast se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk ua bëjnë të qartë liderëve të të dyja vendeve se dhuna është e papranueshme. Ajo e sheh si “sinjal premtues” angazhimin e Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të dakordojnë politikën e tyre ndaj rajonit dhe të intensifikojnë bashkëpunimin dhe fokusin (drejt Ballkanit Perëndimor)”, thotë Tcherneva.

Intervista u zhvillua derisa ekspertja Tcherneva mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd. Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë është një institut joqeveritar që hulumton politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Ekzistojnë shumë zëra, edhe këtu në Forumin për Siguri në Beograd, që thonë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i bllokuar. Si e shihni ju këtë proces?

Tcherneva: Nuk mendoj se dialogu është bllokuar në kuptimin klasik sepse palët ende po zhvillojnë takime në Bruksel. Gjatë verës kemi pasur takimin mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe tashmë ka informacione se mund të takohen prap gjatë muajit nëntor. Ata (zyrtarët) janë të kënaqur me këto takime, sepse i shfrytëzojnë raundet e dialogut në Bruksel për të dërguar mesazhe politike për audiencën e tyre, për të fituar ndoshta pikë politike në mesin e votuesve në Kosovë dhe Serbi. Pavarësisht se dialogu nuk ka ngecur në kuptimin klasik, ai është në “rrugë qorre” pasi palët nuk pajtohen për mosmarrëveshjet. Kemi dëgjuar se takimet mes tyre u zhvilluan në një atmosferë ku kishte ofendime të ndërsjella dhe britma. Këto nuk janë takime të këndshme. Pavarësisht se po takohen ata kanë mosmarrëveshje në shumë pika, nuk po bëjnë asgjë për zgjidhjen e tyre dhe nuk po zhvillojnë dialog konstruktiv. Pikëpamjet e tyre janë të kundërta. Pra edhe pse nuk është “i bllokuar” ky dialog nuk mendoj se të shpie diku.

Fleksibiliteti i diskursit amerikan për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi

Radio Evropa e Lirë: Ju i përmendet planet që të ketë edhe një takim në nëntor, por ka një problem me agjendën. Serbia këmbëngul që temë e takimit të rradhës të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, ndërsa pala kosovare thotë se nuk ka për çfarë të diskutohet në lidhje me këtë temë. Si mendoni se do të rrjedhin gjërat?

Tcherneva: Ka sinjale për një takim të ri të zyrtarëve në nëntor. Ende nuk është e qartë se kur do të mbahet, por për këtë mund të mësojmë së shpejti. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti deri më sot nuk janë pajtuar për temat dhe dinamikën e dialogut prandaj mendoj se rendi i ditës është në problem i madh. Nuk mendoj se do të shohim përparim derisa të dyja palët të bien dakord për agjendën e diskutimeve. Nuk është e qartë nëse Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë në agjendë, sepse të dyja palët kanë qëndrime të kundërta se si duhet të zhvillohet procesi.

A po hesht BE-ja për axhendën?

Radio Evropa e Lirë: Nëse Vuçiq dhe Kurti kanë pikëpamje kaq të kundërta atëherë cili do të duhej të ishte roli i Bashkimit Evropian në dialog? Nuk kemi dëgjuar shumë nga zyrtarët e BE-së për agjendën e bisedimeve.

Tcherneva: Nuk e kemi dëgjuar Bashkimin Evropian, prandaj nuk dimë. Pra, i kthehemi sërish mungesës së transparencës në dialog. Shumë njerëz e përmendin këtë si një çështje kyçe. Duhet të kemi më shumë informacione. Për momentin nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me rendin e ditës. Fatkeqësisht, nuk kam përgjigje për pyetjen tuaj. Mbase do të ishte pak joserioze nga ana ime të përpiqem të përgjigjem, sepse ne nuk e dimë se çfarë ka në tryezë të bisedimeve.

Radio Evropa e Lirë: Por, a mendoni se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë presion ndaj të dyja palëve në dialog?

Tcherneva: Unë mendoj se po, ndoshta duhet të ketë pak më shumë presion. Por, edhe në atë mënyrë nuk të funksiononte. Edhe nëse do të kishte më shumë presion nga Brukseli, mendoj se ne do të vazhdojmë të shohim zvarritjen e procesit.

Dekada e dialogut me Serbinë, s’ka shpresë për marrëveshje

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni angazhimin aktual të Shteteve të Bashkuara në këtë proces?

Tcherneva: Ka sinjale shumë premtuese, por mendoj se roli i SHBA-së duhet të jetë më intenziv. Ende është herët të bëhet një vlerësim. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të dakordojnë politikën e tyre ndaj rajonit dhe të intensifikojnë bashkëpunimin dhe fokusin (drejt Ballkanit Perëndimor).

Radio Evropa e Lirë: Në nëntor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, pastaj kemi zgjedhjet e përgjithshme në pranverë në Serbi. A do të vendoset “në pritje” dialogu i Brukselit për shkak të proceseve zgjedhore në të dyja vendet?

Tcherneva: Nuk mendoj kështu. Mendoj se dialogu do të përdoret për politika të brendshme. Do të ketë takime (në Bruksel) dhe deklaratat e të dyja palëve do të jenë të drejtuara në elektoratin e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Brenda dy muajsh kemi pasur dy incidente në veri të Kosovës. A prisni se mund të ketë incidente të reja?

Tcherneva: Nëse nuk ka një bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për harmonizimin politikave une e shoh këtë rrezik. Gjëja e parë me të cilën duhet të merren është t’u bëjnë të qartë liderëve se dhuna nuk do të jetë e pranueshme, dhe se ndaj saj është një “jo” e madhe. Shpresoj që kjo të ndodhë. Përndryshe, çdo shkëndijë e vogël mund të shpërthejë në rajon. Kemi parë sesi mosmarrëveshja e vogël për targat është shndërruar në çështje ushtarake. Unë mendoj se kjo duhet të parandalohet.

Radio Evropa e Lirë: Më herët thatë se dialogu nuk po shpie askund, cila është zgjidhja, çfarë duhet bërë?

Tcherneva: Mendoj se që kur filloi më 2011 dialogu kishte mangësi. Edhe ne diskutimet në Forumin e Sigurisë në Beograd për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëgjuam shumë argumente për mungesën e transparencës së dialogut të Brukselit. Qytetarët, të cilët duhet të kenë përfitime të drejtpërdrejta nga dialogu, nuk e dinë se çfarë po ndodh, çfarë po negociohet apo vendoset për ta. Së pari, duhet të ketë më shumë transparencë. Çështja e dytë ka të bëjë me moszbatimin e marrëveshjeve të arritura. Procesi nuk u zhvillua “nga poshtë lart”, por “nga lart poshtë”. Pra, nëse liderët vendosin se çfarë të bëjnë dhe arrijnë një marrëveshje, qytetarët, edhe pse nuk janë konsultuar, duhet ta zbatojnë atë. Mbase i gjithë formati i negociatave duhet të ndryshojë dhe mendoj se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet më shumë në aspektin politik. BE-ja duhet t’i japë më shumë peshë politike procesit. Ne kemi parë që mbështetja politike për procesin erdhi nga Gjermania. Por, mendoj se edhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian duhet të qëndrojnë prapa dialogut dhe t’i japin peshë politike. Bashkimi Evropian duhet të ofrojë më shumë mbështetje politike dhe të fokusuar. Ne kemi dëgjuar tashmë deklarata se është e rëndësishme të mbështeten liderët me orientim evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se shtetet anëtare duhet të jenë më të qartë për këtë. Gjithashtu, mendoj se duhet të ketë një plan serioz investimesh, i lidhur me përparimin në shtetin e së drejtës.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aleksander vuci draft-marrëveshja kosovë-serbi marrëveshja kosovë-serbi vessela tcherneva aleksander vuci draft-marrëveshja kosovë-serbi marrëveshja kosovë-serbi vessela tcherneva

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet