LIVE UPDATES
Bota

Pse gjatë xhirimeve të filmave përdoren armë të vërteta

31 Tetor 2021, 21:41 Nga DOSJA
Pse gjatë xhirimeve të filmave përdoren armë të

SHBA– Më 21 tetor, kinematografja Halina Hatçins mbeti e vrarë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”në Nju Meksiko,nga një e shtënë aksidentale me armë zjarri nga aktori Aleks Balduin. Sipas rindërtimit të fakteve, para se të qëllohej, një ndihmës i regjisorit të filmit Dejvid Holls kishte marrë 1 nga 3 pistoletat mbështetëse të përgatitura nga ekspertja e armëve Hana Gutierrez, e cila tha se ishin pa municione dhe më pas ia kishte dhënë Balduin.

Në atë moment ai drejtoi revolverin drejt objektivit, siç parashikohej në skenar, dhe qëlloi duke goditur me një plumb në fillim Hatçins, që ndodhej përballë tij, dhe më pas regjisorin Xhoel Souza, që ndodhej pas drejtores së fotografisë. Producentët e filmit kanë njoftuar pezullimin e xhirimeve të tij. Por ky incident i rëndë, ka nxjerrë në pah disa shqetësime mbi sigurinë në stafin e këtij filmi. Sipas mediave, disa anëtarë të stafit kishin marrë më parë armë mbështetëse duke përfshirë atë që më vonë vrau Hatçins për t’u praktikuar me municion të vërtetë duke goditur disa kanoçe për të kaluar kohën.

Situata e sigurisë ishte aq e papërshtatshme, sa një menaxher skene me një përvojë 30-vjeçare i tha “Los Angeles Times” se e kishte refuzuar ofertën për të punuar në xhirimet e filmit “Rust”, pasi iu refuzua kërkesa e tij për 5 ndihmës, si dhe për buxhetin e vogël që do të duhej vetëm për rolin e ekspertit të armëve. Ndërkohë po sipas “Los Angeles Times”, disa orë para incidentit, disa nga pjesëtarë të stafit ishin larguar nga grupi, duke denoncuar keqtrajtimin dhe kushtet e këqija të punës. “Slate” intervistoi menaxherin e njohur të skenës Miç Tompson, për të kuptuar se cilat probleme çuan në një situatë kaq të rrezikshme.

“Në një skenë ku dikush qëllon, nuk duhen vetëm të shtënat e armës që qëllon, të cilat mund të shtohet më vonë gjatë fazës së post-produksionit përmes efekteve speciale. Por nëpër filma njerëzit duan të shohin edhe lëvizjen me rrëshqitje, sa herë që tërhiqet këmbëza e armës. Dhe shumë armë me ajër të kompresuar e bëjnë këtë, dhe ato duken si të vërteta. Prandaj ato do të ishin një alternativë më e sigurt. Por sot ka edhe kompani që furnizojnë kompanitë kinematografike me ato që ne i quajmë jo-armë, pra një version elektronik i armëve. Ato janë bërë të duken si armë të vërteta, me shumë zmbrapsje, por pa zjarr. Dhe kur ka skena ku dikush është duke ecur me një armë në brez, ne përdorim një pistoletë gome ose një të thjeshtë plastike”- shpjegon Tompson.

Eksperti tregon gjithashtu se si mund të lindin defektet në sistemin e sigurisë.

“Nëse është një film ku është e pranishme edhe sindikata, zhvillohen paraprakisht disa kurse sigurie. Në të tjerat, mund të ndodhë gjithçka. Në teori, është producenti ai që duhet të marrë përgjegjësinë për punësimin e njerëzve të besueshëm. Por siguria në skenë është në fakt në duart e krijuesit të mjeteve dhe ndihmësit të parë të regjisorit. Nëse unë do të përdorja armë të vërteta, atëherë duhet të kisha një armëpunues të certifikuar. Por nëse ka armë të rreme që duken si reale, atëherë pse të përdorësh një armë të vërtetë? Një pjesë e problemit ka të bëjë me neglizhencën institucionale. Përpara se të dilnin armët me ajër të kompresuar, kishte vetëm armë të rreme. Pra mendoj se disa prej tyre përdoren për ta bërë sa më realiste skenën. Kjo është gjithmonë një ide e mirë. Por ekzistojnë mënyra të tjera për ta bërë një armë të rreme të duket si një armë e vërtetë, por kjo kërkon kohë dhe para”– shton ai.

Incidenti në të cilin vdiq djali i Brus Li, Brendon Li, është më i famshmi, por jo i vetmi në botën e spektaklit. Gjatë xhirimeve të një serie televizive të viteve 1980 aktori Xhon-Erik Heksum po bënte shaka me një armë bosh në xhirime. Një plumb bosh është një gëzhojë e mbushur me barut. Por kur këmbëza godet fishekun manovër, djegia është e njëjtë dhe forca po ashtu është e njëjtë. Dhe arma bën të njëjtën qitje si me një plumb normal. Në distanca të afërta, ajo forcë është e mjaftueshme për të shkaktuar dëme serioze. Heksum e drejtoi armën në kokë dhe qëlloi, edhe pse nuk kishte asnjë plumb.

Episodi që përfshin Alek Balduin, zbuloi gjithashtu delikatesën e punës së përgjegjësve të logjistikës në industrinë e filmit.

“Brenda afateve dhe burimeve të ofruara nga prodhuesit, ne jemi njerëzit më të rreptë sa i përket sigurisë në sheshxhirim. Sa herë që ka një skenë me gjuajtje armësh, ne bëjmë një njoftim zyrtar, i detyrojmë të gjithë të ndërpresin punën dhe të thonë: Po mbajmë në duar një pistoletë mbështetëse: dhe nëse ajo është armë plastike, apo një armë më ajër të kompresuar apo çfarë do qoftë ajo. Cilido që është në sheshxhirim dhe dëshiron mund të hyjë dhe ta kontrollojë armën. Ne kontrollojmë të gjitha armët për t’u siguruar që nuk ka asgjë brenda. Atëherë kur çdo gjë na duket në rregull, mund të vazhdojmë”– thekson Trompson.

Fatkeqësisht, koha e shkruar e prodhimit të filmit nuk ndihmon në garantimin e sigurisë së njerëzve që punojnë atje.

“Njerëzit që rekrutohen me kosto të ulët, që nuk drejtohen nga sindikatat, kanë që të gjithë përvoja abuzimi apo lëndimi në sheshxhirim, ose janë vënë në kushte ku ndiheshin të pasigurt. Pra ndërsa përparoni në karrierë, jeni gjithnjë e më pak të gatshëm të merrni rreziqe për të kursyer kohë dhe para nga prodhuesit. Pasi tek e fundit gjithçka përfundon këtu:producentët përpiqen të bëjnë diçka më të shpejtë, më të lirë ose më të lehtë. Dhe i takon ekuipazhit të vendosë. Dhe ne përgjigjemi se jo, nuk punojmë dot kështu. Nuk është e sigurt”- përfundon Tompson.

Burimi: Internazionale

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alec baldwin armet e verteta ne sheshxhirime halyna hutchins xhirimet e rust alec baldwin armet e verteta ne sheshxhirime halyna hutchins xhirimet e rust

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet