6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ROMË- Ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit janë në krye të axhendës së Samitit të G20, i cili nisi ditën e djeshme dhe po vijon edhe sot në Romë. Kjo është hera e parë që liderët e G20 takohen ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë, por me mungesa. Presidenti, Xi Jinping i Kinës dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk janë në Romë për samitin.
Pasi liderët e G20-ës kanë hedhur monedha në Fontana di Trevi në qendër të Romës, kanë vijuar me axhendën e tyre të takimeve. Biden është takuar me homologun e tij Erdogan, ku kanë biseduar në lidhje me raportet mes dy vendeve, ku u ripohua partneriteti i tyre strategjik. Biden në takimin me Erdogan bëri thirrje për rëndësinë e institucioneve demokratike, ndërkohë që shtoi se posedimi i raketave ruse S-400 nga Turqia është shqetësuese.
Në lidhje me ekonominë, foli Kryeministri italian Mario Draghi, i cili theksoi nevojën e kalimit të ekonomisë në shtigje të sigurta, pasi sipas tij çdo vonesë për ta bërë këtë do të shoqërohet me pasoja të mëdha, për ekonominë.
Princi i Uellsit Charles u bëri thirrje të gjithë liderve të G20-ës që në samitin e COP26 për klimën, fjalët e bukura që kanë thënë t’i kthejnë në veprime edhe më të bukura. Sipas Princit, ky samit është shanci i fundit që të merren vendime për të ndryshuar klimën dhe përmirsuar jetesën në botë.
Ditën e sotme gjatë samitit të G20 presidenti turk Erdogan dhe ai i SHBA-ve, Biden, mbajtën bisedime për përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Presidenti turk pati gjithashtu një takim me homologun e tij francez Macron, i cili zgjati rreth 50 minuta. Presdienti i COP26, Alok Sharma, njoftoi se marrëveshja për të mbajtur brenda objektivit të ngohjes maskimale prej 1.5 gradësh u mbyll, si dhe u konfirmua fondi prej 100 miliardë dollarësh në ndihmë të vendeve në zhvillim. Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij kritikoi Rusinë dhe Kinën për mos angazhimin e liderëve përkatës në samit.
Në samitin që u mbajt ditën e djeshme u diskutua në lidhje me pabarazitë e shpërndarjes së vaksinave, me sfidat globale siç është ndryshimet klimatike. Udhëheqësit e G20 gjithashtu miratuan një normë tatimore minimale globale të taksës së korporatave gjatë sesionit të parë të samitit. Çdo komb individual duhet të kalojë versionin e tij të taksës dhe mund të duhet pak kohë për t’u zbatuar në mbarë botën.
Një marrëveshje bërthamore me Iranin mund të rivendoset shpejt , thanë liderët e SHBA-së dhe Evropës. Udhëheqësit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë thanë në një deklaratë të përbashkët të shtunën se ata janë të bindur se është e mundur të arrihet dhe zbatohet shpejt një mirëkuptim për kthimin në pajtueshmëri të plotë” për marrëveshjen bërthamore të Iranit pas ngecjes së bisedimeve gjatë verës. në samitin e mbajtur ditën e djeshme nuk munguan as protestat, ndaj ndryshimeve klimatike si dhe kundër mbledhjes së samitit të G20.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Samiti i G20/ Liderët dështojnë në arritjen e objektivit të emetimeve neto zero
Blinken takim Wang Yi, bisedime për parandalimin e konfliktit mes Kinës dhe SHBA
Takim 50 minutësh mes Erdogan dhe Macron, nuk dihet ende për çfarë kanë diskutuar
Samiti i G20/ Mbyllet marrëveshja, 100 miliardë dollarë për vendet në zhvillim
Samiti i G20/ Erdogan dhe Biden bisedime për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe
Samiti i G20/ Protesta të shumta në Itali ndaj ndryshimeve klimaterike
Samiti i G20/ Franca dhe Anglia përpiqen të ulin tensionet për grindjen e peshkimit
Ndryshimi klimatik/ Princi Charles: Fjalët e bukura duhet t’i kthejmë në veprime
Samiti i G20/ Draghi: Duhet të kalojmë ekonominë në shtigje të qendrueshme
Samiti i G20/ Biden takohet me Erdogan: Raketat ruse S-400 janë shqetësim
Samiti i G20/ Liderët hedhin monedhën në Fontana di Trevi
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
MAQEDONI E VERIUT– Para selisë së VMRO-së kanë filluar festimet. Njerëz me këngë e valle kanë filluar festimet për fitoren e kësaj partie, ndërkohë që pre...
MAQEDONI E VERIUT– Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka pranuar humbjen publikisht të këtyre zgjedhjeve. Në një konferencë për shtyp në Tetovë, ajo tha se ...
JAPONI– Të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një sulmi që iu bë brenda trenit t...
Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën...
ROMË– Presidenti Biden kritikoi mungesën e angazhimit nga Kina dhe Rusia në samitin e G20 për të rënë dakord për iniciativat kuptimplotë të ndryshimi...
SHBA– Një person ka mbetur i vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas....
ROMË– Rusia nuk synon t’i përmbahet afatit të vitit 2050 për arritjen e neutralitetit të karbonit të vendosur nga vendet perëndimore, sipas min...
ÇEKI– Një person është vrarë pasi një kabinë e vjetër e teleferikut u shkëput dhe u rrëzua në tokë në Republikën Çeke. Mediat e huaja shkrua...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të dielën me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi, ndërsa të dy kryediplomatët gjenden në Romë për takimin e ni...
ROMË– Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u takuan të dielën në Romë në samitin të G-20. Takimi ka zgjatu...