Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas transaksioneve zyrtare për shitjen e pasurive për të cilat janë paguar taksa, vlera e tregtuar e pronave të paluajtshme ka qenë rreth 250 milionë euro gjatë vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, të ardhurat nga TAP mbi shitjen e pasurive të paluajtshme arritën 4,6 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Duke qenë se TAP mbi këto transaksione është 15 për qind vlera e përgjithshme e pronave të tregtuara e deklaruar zyrtarisht është 30.7 miliardë lekë ose 250 milionë euro.
Vlera e TAP e arkëtuar nga tatimet më 2021 ishte 26% më e lartë se në vitin 2020. Gjithashtu edhe vlera zyrtare e pronave të tregtuara ishte 51 milionë euro më e lartë se në vitin 2020 .
Vlera e shitjes së pronës për qëllime taksimi përcaktohet në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët (shitësi dhe blerësi).
Agjenti i taksës dhe i tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë është zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, e cila kalon të ardhurat e mbledhura në favor të pushtetit vendor dhe administratës tatimore brenda afateve të përcaktuara në ligj.
Tregu i pasurive të paluajtshme vitet e fundit po rritet me shpejtësi, i nxitur nga rritja e lejeve për ndërtim në Tiranë dhe në bregdet.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT për lejet e ndërtimit në vend treguan se, sipërfaqja e dhënë për lejet ndërtimit në kryeqytet për gjithë vitin 2021 arriti në 1.6 milionë metra katror, duke shënuar nivelin më të lartë të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat.
Vitin që shkoi janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3%, ndërsa sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.316.709 m2, nga1.608.211 m2 miratuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 44,1%.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 99,2 miliardë lekë në vitin 2021, nga 76,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2020, duke shënuar një rritje prej 29,6%.
Gjithashtu aktivitetet në sektorin e ndërtimit dhe në pasurive e paluajtshme ishin kontribuuesit kryesor në rritjen ekonomike gjatë vitit të kaluar.
Nga të gjithë sektorët ekonomisë, ndërtimi shënoi rritjen më të lartë në tremujorin e fundit të vitit 2021 me 16.1 % i ndjekur nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 12%./Monitor/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Turizmi edhe pse po shënon rikuperim të vazhdueshëm në raport me periudhën e pandemisë ende nuk po kap shifrat e normalitetit që njihnim para COVID-19.Statistik...
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është institucioni ndaj të cilit ka pasur më shumë ankimime nga operatorët ekonomikë pas procedurave të prokurimit të hapura...
Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti ...
SHBA- Të gjithë përdoruesit e WhatsApp janë paralajmëruar të kujdesen për një lloj teksti të rrezikshëm mashtrimi. Sipas The Sun, mashtruesit po dërgojnë mesazh...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kukës, pretendon se e kanë pushuar padrejtësisht nga puna. Ai tregoi se për arsye familjare, në muajin ...
TIRANË- Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është institucioni ndaj të cilit ka pasur më shumë ankimime nga operatorët ekonomikë pas procedurave të prokuri...
Falsifikimi i Lekut pësoi rënie gjatë vitit kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për çdo 1 milionë kartëmo...
Shqipëria u rendit e 11-a në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.Sipas Ministrisë së Financave borxhi...
Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve të bulmetit. Një tjetër fabrikë e përpunimit të qumështit nga dita e sotme ka rritur çmimet nga 9 deri 1...
Gati 1/3 e familjeve shqiptare kanë të paktën një borxh për të shlyer. Këto janë gjetjet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit mbi gjysma e tyre, ...