Politike

Takimi me Komisionin e Venecias, Basha: Ishte i frytshëm, Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese (VD)

Basha ka deklaruar se takimi ishte i frytshëm. Ai theksoi se nëse qeveria do të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të përballen me këtë grusht pushtetarësh.
Featured image of article: Takimi me Komisionin e Venecias, Basha: Ishte i frytshëm, Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese (VD) Lulzim Basha

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me Komisionin e Venecias ka deklaruar se Shqipëria është në një krizë të thellë Kushtetuese. Basha teksa foli për gazetarët pohoi se vendi është në kolaps total, pasi sipas tij të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara.

“Takimi me komisonin ishte shumë i frutshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Kemi një pushtet që nuk pyet as për komisonin e Venecias, që ka çuar në Kuvendin ilegjitim, ligjet antikushtetuese. Oligarkët bashkë me qeverinë kanë kapur zgjedhjet, kjo nuk është demokraci, ky nuk është shteti ligjor. Qeveria do të mbrojë krimet e veta. Qeveria ka kapur gjithçka. Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e oligarkëve. Sot ata kanë kapur shtetin.”, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin që mazhoranca nuk e mbështet kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se nëse qeveria do të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të përballen me këtë grusht pushtetarësh.

“Një qeveri që palament që kanë nga dosjet 184 është peng i oligarkëve.  Zgjedhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, ne sakrfikikuam gjithçka për shqiptarët.  Nëse ata do të vazhdojnë të përdorin në mënyrë të paligjshme paratë e pista dhe të vendos interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqëria europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.”, u shpreh Basha.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment