"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
28 Janar 2021, 11:24Nga DOSJA
BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides ka thënë se takimi me AstraZenecën për të biseduar mbi shpërndarjen e vaksinave ka qenë jo ai që pritej.
Në një postim në Twitter ajo shkruan se ende nuk janë marrë masa për dorëzimin e vaksinave në vendet e BE-së. Kyriakides gjithashtu shton se kanë kërkuar një plan të qartë nga ana e AstraZenecës për orarin e shpërndarjes së dozave të paktën gjatë tremujorit të parë.
“Ton konstruktiv në shkëmbimin tonë me Kreun e AstraZenecës Pascal Soriot, në Bordin tonë Drejtues të Vaksinave, mbi dërgesat e vaksinës së tyre pas miratimit. BE mbetet e bashkuar dhe e vendosur për detyrimet kontraktuale që duhet të përmbushen. Vaksinat duhet t’u dorëzohen qytetarëve të BE-së. Ne shprehim keqardhje për mungesën e qartësisë së vazhdueshme në orarin e dorëzimit dhe kërkojmë një plan të qartë nga AstraZeneca për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave që kemi rezervuar për tremujorin e parë. Ne do të punojmë me kompaninë për të arritur zgjidhje dhe për të shpërndarë vaksina me shpejtësi për qytetarët e BE-së”, shkroi ajo.
AstraZeneca është aktualisht nën kritika masive në Bruksel sepse ajo njoftoi të premten se fillimisht do të jepte më pak doza të vaksinave në BE sesa ishte planifikuar. Arsyeja është problemi në “një fabrikë në zinxhirin tonë të furnizimit evropian”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i kërkoi Soriot të hënën të mbajë zotimet lidhur me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian. Grupi i tij po vihet në dyshim për mungesë transparence në vonesat në dërgimin e vaksinës së tij kundër sëmundjes Covid19.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HUNGARI– Qeveria e Hungarisë të Martën urdhëroi një botues të fshinte pjesë që identifikonin libra që përmbajnë sjellje që nuk përputhet me rolet tradicio...
KOSOVË– Albert Krasniqi, djali që u vra një ditë më parë nga babai i tij Skëner Krasniqi, do të varroset sot në orën 15:00. I afërmi i të ndjerit, pë...
SHBA- Kompania amerikane Synairgen ka krijuar një program për njerëzit që janë të infektuar me Coivd. The Guardian shkruan se kompania që po punon mbi këtë prog...
KINË-Grupi prej 13 ekspertësh që mbërriti në Wuhan më 14 Janar dhe u futën në karantinë për 14 ditë, tashmë e kanë mbaruar atë dhe mund të fillojnë nga het...
ANGLI- Mutacioni i Covid nga Afrika e Jugut shqetësuar shumë ekspertët. Metro shkruan se disa ekspertë nga Anglia janë shprehur se mutacioni i Coivd mund të dëm...
KOSOVË- Një zjarr ka rënë në kampin e refugjatëve sirian në Mitrovicë. Gazeta Ekspres shkruan se nga zjarri që ka rënë në kamp janë të lënduar 6 persona. N...
GREQI– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit Mario Metaj. Media greke ‘Protothema’ bën të ditur se personi që urdhëroi vrasjen e shqiptarit ...
RUSI- Rusia kërcënon rrjetet sociale me gjobë nëse postimet në to kanë përmbajtje për nxitje dhune dhe protestash për lirimin e Alexei Navanly. BBC shkruan se t...
KOSOVË– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme ku Albert Krasniqi u qëllua për vdekje nga i ati i tij Skënderi. Policia njofton se në vendin e ngja...
ITALI– Një konfiskim rekord i drogës është kapur nga karabinierët e stacionit të Nereto, Abruzzia, të cilët gjatë një kontrolli të urdhëruar nga komanda e...