LIVE UPDATES
Bota

“Ta varim Mike Pence”/ Gjyqi i ish-Presidentit Trump për sulmin në Capitol, argumentet pro dhe kundër

4 Shkurt 2021, 18:18 Nga DOSJA
“Ta varim Mike Pence”/ Gjyqi i ish-Presidentit Trump për sulmin

 SHBA- Beteja ligjore rreth gjykimit të ish Presidentit Donald Trump, që hapet në Senatin amerikan javën tjetër, ka filluar dhe palët shfaqën këtë javë pozicionime rrënjësisht të ndryshme.

Prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ekipi mbrojtës i ish-presidentit po paraqesin argumentet për rolin e zotit Trump në trazirat e 6 janarit në Kapitol si dhe mbi ligjshmërinë ose jo të gjykimit. Ata po debatojnë gjithashtu rreth Amendamentit të Parë të Kushtetutës dhe rreth qëndrimit të prerë të demokratëve se trazirat përbënin një kërcënim për tranzicionin presidencial në vend.

KUSH ISHTE PËRGJEGJËS?

Kush ishte përgjegjës për trazirat? Demokratët thonë se ka vetëm një përgjigje, ish-Presidenti Trump.

Demokratët pohojnë se zoti Trump dhe vetëm ai ishte përgjegjës për sulmin e 6 janarit duke “krijuar një fuçi baruti dhe duke ndezur shkrepësen për të nxjerrë më pas përfitim personal nga kaosi që pasoi”. Ata thonë se është “e pamundur” të imagjinohet trazira pa inkurajimin e zotit Trump dhe përmendin si mbështetje fjalët e koleges republikane, Liz Cheney e shtetit Uajoming, e cila tha në thelb të njëjtën gjë.

Përkundrazi, avokatët e ish-Presidentit Trump thonë se ai nuk mund të jetë përgjegjës sepse në asnjë moment nuk nxiti askënd që të “kryente sjellje shkatërrimtare”. Ata pranojnë se pati një hyrje të paligjshme në Kapitol, që rezultoi në vdekje dhe plagosje. Por ata thonë se njerëzit që janë “përgjegjës” – ata që hynë në ndërtesë dhe e vandalizuan atë – po hetohen dhe po ndiqen penalisht.

AMENDAMENTI I PARË I KUSHTETUTËS

Avokatët e zotit Trump nuk e diskutojnë që ai u tha mbështetësve të “luftonin me çdo kusht” para sulmit në Kapitol. Por ata argumentojnë gjithashtu që zoti Trump, si çdo qytetar, mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës për të “shprehur besimin e tij se rezultatet e zgjedhjeve ishin të dyshimta”. Ai kishte një opinion të cilin kishte të drejtë ta shprehte, thonë ata, dhe nëse Amendamenti i Parë mbron vetëm lirinë e fjalës për qytetarët privatë, kjo “nuk do të ishte aspak mbrojtje”.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e shohin kështu. Ata thonë se Amendamenti i Parë synon të mbrojë qytetarët privatë nga qeveria, jo të lejojë zyrtarët qeveritarë të abuzojnë me pushtetin e tyre. Edhe pse një qytetar privat mund të ketë të drejtën të shprehet në favor të totalitarizmit ose të përmbysjes së qeverisë, “askush nuk do të pohonte seriozisht” se një president, i cili përqafon qëndrime të njëjta, do të ishte i imunizuar nga një proces gjykimi.

RADHA E KALIMIT TË PUSHTETIT

Prokurorët që kanë ngritur akuzën pretendojnë se besnikët e zotit Trump, të nxitur prej tij, rrezikuan drejtpërdrejt sigurinë e ligjvënësve që u desh të largoheshin nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga Senati kur protestuesit po hynin aty me forcë.

Mes tyre ishin udhëheqës me pozita ndër më të lartat në qeverisjen e vendit.

Ata që ishin në radhën e kalimit të pushtetit për presidencën pas zotit Trump – Zëvendëspresidenti Mike Pence, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kreu i përkohshëm i Senatit Chuck Grassley ndodheshin që të gjithë brenda Kapitolit dhe u detyruan të largoheshin për sigurinë e jetës së tyre. Sjellja e zotit Trump, thonë ata, jo vetëm “rrezikoi jetën e çdo anëtari të Kongresit”, por “rrezikoi edhe tranzicionin paqësor të pushtetit dhe radhën e kalimit të pushtetit”.

Në argumentet e tyre, prokurorët përshkruajnë me hollësi kërcënimet e frikshme që i kanoseshin zotit Pence dhe zonjës Pelosi, ndërsa protestuesit sulmonin ndërtesën dhe ishin vënë në kërkim të tyre. Sipas dokumentit, i cili citon mediat të ndryshme dhe materiale video, njerëzit bërtisnin, “Ta varim Mike Pence-n!” dhe e quanin atë tradhtar, pasi ai ishte shprehur se nuk do ta sfidonte numërimin e votës elektorale, siç donte zoti Trump. Një person pretendohet të ketë thënë se Pelosin do ta kishin “shqyer në copa të vogla” po ta kishin gjetur.

Në dokumentin e tyre, demokratët përshkruajnë gjithashtu frikën që ndienin ligjvënësit dhe punonjësit e tjerë gjatë trazirës. “Disa anëtarë po u telefonin njerëzve të tyre të familjes nga frika se nuk do t’i mbijetonin sulmit të turmës rebele të Presidentit Trump,” shkruajnë prokurorët në argumentet e tyre të akuzës.

MOHIMI, FJALA KYÇE E MBROJTJES

Ekipi mbrojtës i zotit Trump, në përmbledhjen e argumenteve të tij prej 14 faqesh përdor 29 herë fjalën “mohoj” ose “mohim”.

Ata mendojnë se gjyqi për fajësimin e ish-Presidentit Trump nuk ka kuptim të mbahet, sepse ai nuk është më në detyrë. Ata mohojnë se ai i nxiti mbështetësit e tij për dhunë. Ata mohojnë gjithashtu që ai të ketë bërë ndonjë gabim më 6 janar, ose në javët para trazirave, kur i nxiti mbështetësit e tij të kalonin në histeri, duke i bindur se zgjedhjet ishin vjedhur, megjithëse provat tregonin të kundërtën.

Kur zoti Trump i tha turmës, “Nëse nuk luftoni me çdo kusht, nuk do të keni më shtet”, ai thjesht po nxiste “nevojën për të luftuar për sigurinë e zgjedhjeve në përgjithësi”, pretendojnë avokatët e ish-presidentit. Ai nuk po përpiqej të ndërhynte në numërimin e votave elektorale, edhe pse kishte kërkuar që Pence të bënte pikërisht këtë, pretendojnë ata.

“Mohojmë se Presidenti Trump rrezikoi në ndonjë çast sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre qeverisëse,” shkruajnë ata. “Mohojmë se ai kërcënoi integritetin e sistemit demokratik, ndërhyri në tranzicionin paqësor të pushtetit dhe dëmtoi qeverisjen e tre degëve të pushtetit me kompetenca të barabarta,” thonë ata.

Përkundrazi, sipas tyre, ai “e luajti në çdo kohë në mënyrë të admirueshme rolin e tij si president, duke bërë atë që mendonte se ishte në interesin e popullit amerikan”. Në zgjedhje nuk pati mashtrim të përhapur, siç është konfirmuar nga një sërë zyrtarësh zgjedhorë në të gjithë vendin dhe nga ish-Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Pothuajse të gjitha sfidat ligjore për zgjedhjet të paraqitura nga zoti Trump dhe aleatët e tij u hodhën poshtë nga gjykatat.

MËSIMI I HISTORISË

Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për faktin nëse një gjykim është i përligjur tani që zoti Trump nuk është më në detyrë. Ky argument, ende i pasqaruar mirë, mund të shërbejë si element kyç për shpalljen të pafajshëm të ish-presidentit.

Avokatët e zotit Trump thonë se çështja është e diskutueshme pasi ai nuk është më në Shtëpinë e Bardhë dhe Senati nuk ka juridiksion për ta gjykuar atë në një çështje që ka të bëjë me shkarkimin nga posti. Shumë republikanë të Senatit pajtohen me këtë logjikë dhe 45 prej tyre votuan pikërisht mbi këtë bazë që gjyqi të marrë fund para se të fillojë. Për fajësimin e zotit Trump do të duhej vota e dy të tretave të Senatit.

Është e vërtetë që asnjë president nuk është përballur me një proces gjyqësor pas largimit nga detyra, por prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve thonë se ekziston një precedent i qartë. Ata përmendin rastin e ish-Sekretarit të Luftës William Belknap, i cili dha dorëheqjen në vitin 1876, vetëm disa orë para se Dhoma e Përfaqësuesve të ngrinte akuza ndaj tij lidhur me një skemë rryshfetesh. Senati më pas zhvilloi gjyqin, megjithëse ai nuk ishte më në detyrë, ndonëse e shpalli të pafajshëm. Demokratët venë në dukje se ndaj zotit Trump akuza u ngrit në kohën që ai ishte ende president.

Hartuesit e Kushtetutës, shkruajnë demokratët, synonin që me procesin e gjykimit në Senat, të ndëshkonin zyrtarë aktualë ose ish-zyrtarë për veprime të kryera kur ishin në detyrë, pa asnjë përjashtim. Jo vetëm kaq, thonë ata, por Kushtetuta qartazi lejon Senatin të skualifikojë nga postet e ardhshme qeveritare çdo zyrtar që shpallet fajtor prej tij.

Kjo mundësi, thonë ata, i jep rëndësi të veçantë çështjes gjyqësore kundër zotit Trump, i cili mund të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gjyqi i trump mike pence donald trump gjyqi i trump mike pence

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!