LIVE UPDATES
Editorial

Suksesi i dialogut në duart e Gjermanisë dhe Francës

13 Korrik 2020, 12:30 Nga DOSJA
Suksesi i dialogut në duart e Gjermanisë dhe Francës

Situata në Kosovë dhe ajo në Serbi është më pak e favorshme për arritjen e një marrëveshjeje finale në dialogun i cili po zhvillohet me lehtësimin e BE-së. Madje situata është e tillë, saqë do të ishte më e logjikshme sikur dialogu të shtyhet edhe për një kohë. Pasi është humbur aq shumë kohë nuk do të duhej nxituar tash. Kosova dhe Serbia po përballen me rritje dramatike të rasteve të infektimeve me virusin Korona. Në Serbi po protestohet kundër presidentit Vuçiq për shumë arsye. Disa kërkojnë që të mos e njohë Kosovën, të tjetër që të mos lejojë rrjetin 5-G, dikush tjetër kërkon më shumë demokraci, largimin e tij nga pushteti. Në Kosovë, Qeveria nuk e ka më as shumicën parlamentare pas vete e lëre më shumicën e qytetarëve. Nëse nuk arrin ta përfshijë edhe PDK-në në pushtet, Qeveria, sa i përket dialogut, nuk mund të thotë se e ka as shumicën në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seanca, sepse janë infektuar. Sikur të vlenin masat që të vetizolohen edhe kontaktet e atyre që janë infektuar, gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të duhej të vetizolohej së paku për dy javë. Po ashtu, edhe njerëz nga Qeveria, e ndoshta edhe vetë kryeministri Hoti. Nuk dihet sa afër ka qenë ai me të infektuar, qoftë ai shefi i tij partiak Isa Mustafa apo ndokush tjetër.

Edhe po të mos ishte kjo, fakti se Lista Sërpska, partner nga votat e të cilit varet edhe shumica parlamentare, e sheh Aleksandar Vuçiqin e jo Avdullah Hotin si përfaqësues të tyre në dialog, e shton argumentin se Qeveria nuk e ka mbështetjen e duhur për të marrë përgjegjësi nga dialogu. Pos kësaj, është i paqartë edhe fati politik i presidentit Hashim Thaçi dhe i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për të cilët janë paraqitur propozim-aktakuzat nga Gjykata Speciale. Kjo e bën të domosdoshme nevojën që Kosova të krijojë një unitet, përfshirë edhe Vetëvendosjen, sepse pa të asnjë ekip nuk do të mund të quhej si ekip uniteti, në mënyrë që të ketë edhe legjitimitet për dialog, i cili thuhet se ka hyrë në fazën finale.

E gjithë kjo situatë do të duhej të kuptohej si jo e favorshme për dialog. Nëse është respektuar kushti i Serbisë se “s’ka dialog pa u hequr taksat” për gati dy vjet, pse të mos merret tash parasysh argumenti i logjikshëm se nuk është tash koha për dialog të mirëfillte.

Por BE-ja është tash edhe vetë nën presion. Ajo e ka emëruar përfaqësuesin e posaçëm për dialog. Është formuar edhe ekipi i tij prej rreth 12 pjesëtarëve. Kjo kushton më shumë se 1 milion euro. Dhe puna e tyre duhet të arsyetohet. Pra, BE-ja mendon se ajo është gati për dialog, prandaj edhe dialogu duhet të rifillojë. Sa i përket BE-së, ai edhe ka rifilluar të dielën përmes një video-konference dhe do të pasohet me një takim me praninë fizike në Bruksel të kryeministrit Hoti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq. Por pas kësaj deri në vjeshtë nuk pritet të ketë ndonjë takim në nivel të tillë, apo ndonjë rezultat konkret në dialog.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i tij i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak, kanë lënë përshtypjen se janë shumë ambiciozë. Synojnë të arrihet sa më shpejt një marrëveshje, sepse mungesa e saj deri tash i ka penguar përparimet edhe në Kosovë, edhe në Serbi.

Ambiciet e Borrellit dhe të Lajçaku për arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, finale, ligjërisht obliguese, që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, nuk janë asgjë e re. Të njëjta ambicie BE-ja ka pasur edhe para 9 vjetësh, edhe para 5 e edhe para dy vjetësh. Dallimi më i madh është se tash duket se nga niveli më i lartë Gjermania dhe Franca janë të angazhuara që të arrihet marrëveshja. Prandaj edhe suksesi varet nga këto dy shtete më shumë sesa nga zyrtarët e lartë të BE-së. Por edhe Gjermania, edhe Franca duhet ta kenë të qartë se cili është qëllimi final.

Gjermania dhe Franca e kanë njohur Kosovën e në të njëjtën kohë kanë raporte jashtëzakonisht të mira me Serbinë. Raportet e kancelares Merkel dhe të presidentit Macron me presidentin e Serbisë janë aq të mira, saqë bëhen edhe problematike, duke pasur parasysh se Vuçiq po e çon Serbinë drejt një shteti totalitar. Ndikimin e tyre ndaj Serbisë mund ta shfrytëzojnë për të shtyrë përpara një marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës. Asgjë tjetër nuk do të ishte as zgjidhje, as finale, as gjithëpërfshirëse e as që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Ajo, një çështje e hapur, pra njoha, do të mund të zgjidhte pastaj lehtë të gjitha të tjerat.

Gjermania dhe Franca nuk duhet ta tolerojnë Vuçiqin që të vazhdojë të sillet kështu me Kosovën. Që për nevoja të veta të brendshme t’i quajë kërkesat e Kosovës si “listë dëshirash” apo “ultimatume”, varësisht se në cilin moment cili emërtim i hyn në punë për propagandë në Serbi.

Pak ka në dialog që Kosova mund të jep. Serbia dhe BE-ja janë ato që e kanë tash radhën për të lëvizur. Sepse Kosova e ka përfillur propozimin e Ahtisaarit, tash ia vazhdoi mandatin edhe EULEX-it, krijoi Gjykatën Speciale për të gjykuar ish-liderët e UÇK-së, nuk ka liberalizim vizash, nuk ka mundësi as të aplikojë për status kandidati, nuk është njohur nga 5 shtetet anëtare. Tash e ka hequr edhe taksën për importin e mallrave nga Serbia, e ka hequr edhe reciprocitetin dhe ka premtuar se nuk do të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Praktikisht Kosova e ka suspenduar shtetësinë e saj. Çfarë tjetër mund të bëjë Kosova.

Nëse Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të bien viktima të patetikës së Vuçiqit, i mbështetur fuqishëm edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së në Bruksel, disa nga të cilët e shohin madje edhe si idhull, nuk ka shumë gjasa që të arrihet marrëveshja.

Nëse BE-ja dëshiron të jetë edhe e suksesshme si ndërmjetësuese në dialog, e jo vetëm të pohojë për vetveten se “ne jemi lehtësuesi më i mirë”, atëherë edhe BE-ja duhet të jetë e gatshme të lëvizë. Së pari t’i shtyjë 5 shtete që ta njohin Kosovën. Nuk është lehtë, por nuk do të ishte e pamundur nëse Franca dhe Gjerman do të ishin serioze në këtë insistim tek Spanja dhe katër shtetet e tjera. Po të duan këto dy shtete mund të avancojnë edhe rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit. Sepse Gjermania dhe Franca e kanë fjalën kryesore në ketë proces, të cilin nuk e kanë edhe aq shumë për zemër. Kosovës do të mund t’ia japin liberalizimin e vizave menjëherë. Dhe çelësi për këtë është në Paris. Po ashtu, t’ia hapin rrugën Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE, sepse pa këtë nuk ekziston kurrfarë rruge tjetër “evropiane” për të cilën flasin sa herë që kërkohet diçka nga Kosova. Pos në Kosovë e Serbi, për këtë duhet guxim politik edhe në Berlin e Paris. Brukseli këtu është vetëm një qendër që ndihmon me logjistikë.

Marrë nga KOHA.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial augustin palokaj dialogu serbi-kosove augustin palokaj dialogu serbi-kosove

Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2020, 11:51

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

Editorial 8 Korrik 2020, 09:29

Një vjeshtë e rëndë përpara

1.Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me nj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet