LIVE UPDATES
Editorial

Ernest Koliqi: agjent i huaj, antishqiptar apo shqiptar i vërtetë, antikomunist?

10 Korrik 2020, 12:02 Nga DOSJA
Ernest Koliqi: agjent i huaj, antishqiptar apo shqiptar i vërtetë,

Mungesa e studimeve progfesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të cilëve kanë qëllim jo të vërtetën, por sensacionin apo prapavijat politike. Shenjestra e këtij sensacionalizi me historinë janë bërë këto ditë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, dy figura të rëndësishme të letërsisë dhe antikomunizmit shqiptar, akuzuar respektivisht për bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja dhe ish-Sigurimin e Shtetit.

Akuzat ndaj Koliqit dhe Camajt nuk bazohen mbi veprime konkrete të tyre, nuk bazohen mbi fakte të asaj që ata kanë bërë apo thënë; secila është ngritur nisur nga një dokument i vetëm i shërbimeve sekrete, me informacion indirekt, të hamendësuar, pa fakte apo prova për veprimtari informimi ndaj agjenturave nga Koliqi dhe Camaj. Dokumentacioni i CIA-s i periudhës 1945-1960 është deklasifikuar pothuaj i gjithi nga qeveria amerikane dhe mund të hulumtuhet nga çdo kush.

Historianët kanë paralajmëruar se, përveç domosdoshmërisë së hulumtimit metodik të së kaluarës, trajtimi i informacionit të shërbimeve sekrete duhet bërë me shumë kujdes: këto informacione nuk janë të besueshme, veçanërisht raportimet e informatorëve sekretë, të cilët shpesh gënjejnë apo japin informacione të pasakta. (Vetë CIA ka deklaruar se nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e informacioneve operative që ka deklasifikuar). Ky paralajmërim i historianëve nuk është dëgjuar nga hulumtues amatorë apo spekulantët sensacionalë, që duke përfituar nga moria e informacionit sekret që tashmë gjendet kudo, po përhapin të pavërteta dhe shtrembërime historike.

Ernest Koliqi, një nga intelektualët shqiptarë me me ndikim në perëndim, ka qenë nën shenjestrën e CIA-s qysh në fundin e viteve 40-të. Në një nga raportet e para për të, më 1950, CIA nënvizonte se Koliqi “është një nga më të shkolluarit dhe ndoshta më inteligjenti mes komunitetit shqiptar në Romë. Politikisht është antikomunist, por pro-italian. Nuk ka preferencë mes monarkisë apo republikës, por advokon vetëm për Shqipëri të lirë dhe të pavarur”.

CIA e ka mbajtur nën vëzhgim Koliqin, gjatë gjithë kohës që ai jetoi në Romë, pas largimit nga Shqipëria më 1943.Në vitin 1946, Koliqi dhe mërgimtarë të shquar shqiptarë në perëndim, përfshi Gjon Markagjonin dhe Ismail Vërlacin, krijuan Bllokun Kombëtar Indipedent, një nga tre grupimet kryesore antikomuniste të mërgatës shqiptare. Një grup tjetër mërgimtarësh formuan Komitetin Shqipëria e Lirë, drejtuar nga Mid’hat Frashëri, ku bënin pjesë edhe Abaz Kupin, Said Kryeiu, Zef Pali dhe Nuçi Kotta; ndërsa një grup i tretë krijoi Komitetin e Prizrenit në ish-Jugosllavi, i cili ishte nën ndikimin e qeverisë jugosllave.

Amerikanët dhe britanikët u investuan fillimisht në Komitetin Shqipëria e Lirë, ndërkohë që ishin pesimistë dhe mbajtën nën vëzhgim dy grupet e tjera, për shkak se anëtarë të tyre kishin shërbyer në administratat nën pushtim në Shqipëri dhe mund të ishin pre e propagandës. Me vdekjen misterioze të Mid’hat Frashërit, në fundin e 1949-së, amerikanët vendosën që të investohen tek Blloku Kombëtar Indipendent që kishte udhëheqës shpirtëror Ernest Koliqin.

Për ëktë qëllim ata ndeërmorën dy operacionet e para infromuese mbi mërgatën shqiptare dhe ndikimin e Koliqit mes shqiptarëve të arratisur, të koduara “Obstacle” dhe “Charity”. Si pjesë e këtij operacioni, më 1953, CIA mori një raport nga një burim konfidencial i saj, punonjës i Qendrës së Mynihut në Romë, mbi veprimtarinë e Koliqit. Ky raportim, një dokument i vetëm, është përdorur për akuzat kundër Koliqit.

Sipas raportimit, një gjerman i quajtur Karl Hass, i cili kishte qenë funksionar nazist dhe që në atë kohë punonte për shërbimin sekret të Republikës Federale Gjermane, kishte krijuar kontakt me Koliqin dhe dyshohej se mund ta kishte përdorur atë për të marrë informacione mbi përbërjen e mërgatës shqiptare. Raporti i informatorit të CIA-s pretendon se Hass ishte agjent i dyfishtë, i cili punonte për sovjetikët, duke hamendësuar se ai mund t’u kishte kaluar sovjetikëve edhe informacione të mësuara nga Koliqi mbi mërgatën shqiptare.

Në raport, informatori i fshehtë i CIA-s shprehej, gjithashtu, se Koliqi ishte i gatshëm të jepte informacion për shërbimet gjermane kundrejt një pagese. Kaq është i gjithë informacioni dokumentar, që është përdorur për të akuzuar Koliqin se ka bashkëpunuar me shërbimet gjermane apo KGB-në sovjetike—një dokument i vetëm informatori operativ, indirekt, hamendësor, i cili madje nuk e akuzon dhe as nuk aludon për Koliqin si agjent, por vetëm se mund të ishte përdorur miqësisht, pa e ditur, nga një agjent i supozuar gjerman.

Në të vërtetë, CIA nuk e besoi se Koliqi mund të kishte rënë pre e KGB-së sovjetike apo që mund të punonte për shërbime të tjera. Këtë gjë e provon fakti se një vit më pas, CIA i besoi Koliqit drejtimin e një prej projekteve më të rëndësishme që ajo ndërmori për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pas dështimit të operacioneve të para të lëshimit të desantëve në Shqipëri, për nxitjen e kryengritjes kudnër regjimit, realizuar përmes Kompanisë 4000 dhe britanikëve me operacione nga Malta, amerikanët vendosën në rend të parë Bllokun Kombëtar Indipent (BKI) që ishte nën ndikimin e Koliqit.

CIA lëshoi operacionin Obdurate, me pjesëmarrjen e nëntë agjentëve shqiptarë anëtarë të BKI-së, të cilët kishin qënë më të sukseshëm se të tjerët në terren, në veri të Shqipërisë. Suksesi i operacioneve të tyre dukej se kishte të bënte me bashkëpunimin e me shërbimin italian që dukshëm kishte më shumë njohje dhe përvojë me shqiptarët. Ernest Koliqi ishte në qendër të operacionit duke u kthyer në mbështetjen kryesore të amerikanëve. Operacioni Obdurate vendosi të japë një shpërblim prej 400 dollarësh në muaj për Koliqin, i cili duhet të shkruante raporte për përbërjen e mërgatës shqiptare dhe të sugjeronte persona të ëprshtatshëm të besuar për t’u bashkuar me amerikanët në operacionin për rrëzimin me dhunë të regjimit komunsit shqiptar.

Agjentët që do të ë-rgatiteshin për t’u hedhur në Shqipëri do të merrnin shpërblim nga 40 dollarë në muaj. Dy shqiptarë të tjerë të paguar për këtë operacion ishin Gjon Markagjoni me 320 dollarë në muaj dhe Iljaz Kraja me 100 dollarë në muaj. E gjithë kjo mbështetje vazhdoi për rreth një vit, por duke qenë se suksesi në terren i agjentëve për t ëndezur pakënaqësi dhe kryengritej kudnër regjimit ishte shumë i kufizuar, amerikanët nisën të humbasin interesin për BKI-në dhe punën e Koliqit. Në raportet e CIA-s, puna e Koliqit po kritikohej pasi informacioni mbi mërgatën nuk cilësohej i rëndësishëm. Vetë Koliqi i ankohej kontaktit të CIA-s se mësimdhënia në Universitetin e Romës dhe angazhimet e tij intelektuale nuk mundësonin që ai të ofronte informacionet që ata kërkonin.

Pas 14 muajsh, CIA vendosi që Koliqi të shpërblehej me vetëm 80 dollarë në muaj; shpërblimi iu ul në 160 dollarë në muaj edhe Markagjonit. Shqiptari tjetër, Iljaz Kraja ishte një zbulim i vërtetë për CIA-n, i cili meriton disa radhë. Iljaz Kraja ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit në Romë, por në fakt ai bënte agjentin e dyfishtë, duke i dhënë CIA-s informacioent që merrte nga Sigurimi, në total 63 raporte kundërzbulimi. Agjentët e Sigurimit në Itali, Skënder Konica, Aleko Shyti dhe Jonuz Mersini, që punonin nën mbulesën e Legatës Shqiptare në Itali, mendonin se e kishin të vetin Iljaz Krajën. CIA dokumenton presionin e këtyre agjentëve të Sigurimit ndaj shqiptarëve antikomunistë të mërgatës, duke i kërcënuar kryesisht me familjarët që persekutoheshin kampeve në Shqipëri.

Gjithsesi, me dështimin e operacioneve për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, CIA i mbylli krejtësisht marrëdhëniet me Bllokun Kombëtar Indipedent, por jo me Ernest Koliqin të cilin e vlerësonte për punën intelektuale. Në vitin 1957, Koliqi nisi botimin e revistës më të njohur kultutore shqiptare jashtë vendit, Shejzat, botimin e së cilës e mbështeti sërish CIA, si shpërblim për ngritjen e kulturës shqiptare dhe mbajtjen gjallë të frymës antikomuniste mes shqiptarëve. Ernest Koliqi u përpoq të jepte një kontribut modest në përpjekjen e perëndimit për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.

Puna e Koliqit për CIA-n nuk ishte spiunim, por punë e përbashkët në kuadër të një operacioni amerikan për ndezjen e revoltës antikomuniste në Shqipëri. Për këtë punë ai u shpërblye nga amerikanët, si pjesë e e mbështetjes së tyre për Bllokun Kombëtar Indipendent, organziata që mori përsipër operacioin në terren për rrëzimin e regjimit. Por gjatë gjithë jetës së tij, Ernest Koliqi mbeti një antikomunist dhe shqiptar i madh, i cili nuk i shërbeu askujt tjetër vecse Shqipërisë dhe kauzës së saj.

Nga Erald Kapri

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial erald kapri ernest koliqi studimi i auron tares erald kapri ernest koliqi studimi i auron tares


Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2020, 11:51

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

Editorial 8 Korrik 2020, 09:29

Një vjeshtë e rëndë përpara

1.Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me nj...

Editorial 6 Korrik 2020, 08:52

A është në rrezik liria e besimit në BE?

TIRANË- Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të p...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës