LIVE UPDATES
Editorial

Kosovë-Serbi: Përpjekje e sërishme pas një pauze njëvjeçare

10 Korrik 2020, 09:22 Nga DOSJA
Kosovë-Serbi: Përpjekje e sërishme pas një pauze

SERBI– Presidenti serb Aleksandar Vuçiq që të mërkurën (08.07) pasdite, kur iu drejtua qytetarëve të Serbisë, e dinte se kush do të jetë fajtori, nëse shkon në Paris i papërgatitur për të luftuar për të drejtat e serbëve në Kosovë. “Do të nisem për në Paris nesër në mëngjes dhe jo sonte, do të jem më pak i çlodhur për bisedimet me Macronin”, u shpreh Vuçiq duke aluduar për demonstruesit, të cilët me protestat e tyre e lanë pa gjumë natën para vajtjes tek presidenti francez Emanuel Macron.

Ndërprerje e papritur

Udhëtimi për në Paris dy ditë pas kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti i shërbën përgatitjes së ngjarjes kryesore të kësaj jave, video-konferencës dhe takimit të Vuçiqit dhe Hotit në kuadër të iniciativës gjermano-franceze për rinisjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Ajo që një vit më parë u ndërpre papritur, kur u anulua takimi Vuçiq-Thaçi në Paris, i cili ishte përcaktuar në fund të prillit në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, do të mbahet të premten (10.07), me video–link në relacionin Beograd-Prishtinë-Berlin-Paris-Bruksel, me aktorë të tjerë dhe në një botë të tronditur nga pandemia. Fillimisht në formatin Paris-Berlin të premten dhe pastaj në formatin e BE të dielën. Arsyeja kryesore e ndërprerjes, taksa e Kosovës për mallrat serbe, tashmë është hequr, dhe duket se asgjë nuk e pengon vazhdimin e qetë të dialogut.

Ballkani Perëndimor (nuk) është prioritet

Po si është situata një vit pas ndërprerjes të përpjekjeve për të vendosur dialogun? Aktorët janë të njëjtë në të gjitha palët, përveç asaj shqiptare. Vuçiq hyn edhe më i fortë në bisedime, kur është fjala për mbështjetjen parlamentare në vend, ndërsa Merkel, Macron dhe Bashkimi Europian kanë nevojë urgjente për ndonjë sukses në rajon, që të dëshmojnë që me gjithë vështirësitë, që ka shkaktuar kovidi, nuk e kanë harruar këtë pjesë të kontinentit. Kjo është përsëritur vazhdimisht që nga samiti i Zagrebit në fillim të majit, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu premtuan negociatat. Për shkak të pandemisë së koronavirusit edhe prioritetet e presidencës gjermane të BE kanë ndryshuar tërësisht. Është fare e qartë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të luajë një rol sekondar. Këtu nuk ndryshon asgjë as deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili gjatë vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak para disa ditësh tha se ky rajon “mbetet prioritet”.

T‘ia marrësh frenat Uashingtonit

Nga ana tjetër BE nuk i sheh me sy të mirë perpjekjet e Uashingtonit për t’u përfshirë në këtë proces me metoda jo fort delikate. Brukseli e ka kuptuar se duhet të bëjë urgjentisht diçka për t’ia marrë frenat nga duart Shtëpisë së Bardhë. Iniciativa amerikane, sipas së cilës në fund të qershorit Vuçiq dhe Thaçi duhej të takoheshin në Uashington, dështoi për shkak të ftesës së Thaçit në Hagë. BE-së kjo i ka ardhur si me porosi. I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës Richard Grenell e përshëndeti përmes twitterit iniciativën europiane për vazhdimin e bisedimeve. Duke përvetësuar paraprakisht për SHBA një pjesë të meritës në rast të suksesit të bisedimeve, ai theksoi se sa fort kanë punuar Shtetet e Bashkuara për të vënë theksin te normalizimi ekonomik i dy palëve, sepse siç u shpreh, “ai beson se ky është hapi i parë vendimtar në këtë mosmarrëveshje të gjatë politike”.

„Vështirësitë dhe çështjet afatgjata politike do të zgjidhen më lehtë, kur të arrihen përparime në çështjet ekonomike”, tha Grenell në twitter dhe shtoi se shpreson që edhe çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të zgjidhet.”

Serbia dhe Kosova është çështje e BE-së dhe jo e SHBA-së

Europa e ka vështruar gjithnjë disi me dyshim iniciativën e Uashingtonit, e cila ka pasur në rradhë të parë dimension vetëm ekonomik. Peter Beyer, përfaqësues i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të Angela Merkelit, ish-raportues për marrëdhëniet Serbi-Kosovë në komisionin parlamentar për punët e jashtme dhe aktualisht koordinator i marrëdhënieve transatlantske në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk e fsheh skepticizmin e tij për atë që ka bërë deri tani Grenell. “Unë e përshëndes rolin e miqve tanë amerikanë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës. Por si shtete, që gjenden në Europë dhe që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e qartë që BE udhëheq, kur është fjala për ndjekjen e proceseve politike në përgjithësi dhe veçanërisht të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Bayer i pyetur nga DW. Që në konferencën e Institutit Aspen në prill, në të cilën mori pjesë edhe Beyer, u tha: „Respekt për marrëveshjet ajrore dhe hekurudhore, por ato nuk mund të zëvendësojnë dialogun politik dhe stabilitetin.”. Beyer vuri në dukje se “vetëm BE mund të realizojë liberalizimin e sistemit të vizave” duke komentuar kështu përzierjen e Grenellit në politikën e BE për vizat.

BE ndoshta mund të marrë frymë më lehtësisht se Grenelli hiperaktiv, tani por edhe në muajt në vazhdim, do të jetë tërësisht i zënë me fushatën zgjedhore, që do t’i duhet mentorit të tij Trump për të qëndruar në pushtet, dhe se nuk do të ketë kohë të merret me marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës.

Këmbimi i territoreve vazhdon të jetë absolutisht “no go” për Berlinin

Një nga çështjet më të rëndësishme, që përshkon prej vitesh procesin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, është edhe zgjidhja e famshme, që përfshin këmbimin e territoreve e për të cilin është dashur të bisedohet në takimin e pambajtur në Uashington para dy ditësh.

I pyetur nga DW, nëse Franca dhe Gjermania (që hyn tek kritikët më të ashpër të kësaj zgjidhjeje) janë të bashkuar në këtë çështje, Beyer u përgjigj indirekt se Berlini dhe Parisi janë në “procesin e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe shumë të ngushtë për të gjitha çështjet, që lidhen me zhvillimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor.”

Refuzimi i ashpër i shkëmbimit të territoreve është i njëjti për të gjitha partitë parlamentare gjermane me përjashtim të Alternativës për Gjermaninë (AfD), parti e djathtë nacionaliste. Annalena Baerbock, kryetare e Partisë së Gjelbër, e cila nganjëherë i afrohet në sondazhe unionit qeverisës CDU / CSU, para disa ditësh në një konference mbi Srebrenicën sulmoi përsëri ashpër konceptin e përcaktimit të kufijve në bazë të parimit etnik.

“Ne e dimë se ndryshimi i kufinjve në bazë etnish, për të cilën diskutohet momentalisht mes Serbisë dhe Kosovës, nuk është zgjidhje. Përkundrazi, ai është shumë i rrezikshëm, sidomos për një vend fragjil siç është Bosnja dhe Hercegovina.”-u shpreh Baerbock.

Beyer shpreson se vazhdimi i dialogut do të çojë në uljen e tensioneve mes fqinjëve. Por për të është po aq e rëndësishme të ruhet kontinuiteti. “Ajo që na duhet, janë takimet e rregullta. Nuk mund të lejojmë më ndërprerje të reja”, tha Beyer. Ai u bëri apel të dyja palëve që të distancohen nga provokimet reciproke edhe përmes mediave.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial aleksander vucic berlin nenad kreizer paris aleksander vucic berlin nenad kreizer paris

Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2020, 11:51

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

Editorial 8 Korrik 2020, 09:29

Një vjeshtë e rëndë përpara

1.Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me nj...

Editorial 6 Korrik 2020, 08:52

A është në rrezik liria e besimit në BE?

TIRANË- Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të p...

Editorial 2 Korrik 2020, 09:21

Presidencë në kohën e Coronës

GJERMANI- Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjasht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet