LIVE UPDATES
Bota

Suedia, prova e fundit se njerëzve duhet t’u thuhet se si të sillen në këtë pandemi

25 Nëntor 2020, 12:19 Nga DOSJA
Suedia, prova e fundit se njerëzve duhet t’u thuhet se si të

Si shumica e pjesës tjetër të botës, Suedia po përballet aktualisht me një valë të dytë të infeksioneve të koronavirusit të ri. Por ndërsa vendet e tjera, po debatojnë mbi kombinimin e masave kufizuese, qeveria suedeze ka vendosur më në fund të shpallë bllokimin e saj të parëqë kur ka nisur pandemia:mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:30, duke filluar nga e premtja.

Si një suedez që jeton në një Francë të mbyllur rreptësisht, unë kam parë me një përzierje të konfuzionit dhe krenarisë, qasjen e e butë” të vendit tim të lindjes, që mbështetet tek përgjegjësia që marrin vetë njerëzit pëzgjedhjet e tyre.

Ndihem gjithashtu çdo ditë ziliqar, që detyrohem të plotësoj një formular qeveritar vetëm për të dalë nga shtëpia për të blerë bukë në dyqan. Por tani, duket se autoritetet suedeze po humbin kontrollin e situatës.

Ndërsa numri i të vdekurve i kaloi 6.000 në fillim të nëntorit, dhe shtretërit në repartet  terapisë intensive filluan të mbusheshin plot, bashkatdhetarët e mi ishin ende duke u mbledhur me njëri-tjetrin në qendrat tregtare, duke u ulur pranë e pranë për bare, dhe duke vizituar gjyshërit në shtëpitë e të moshuarve.

Shtatë muaj pas pandemisë, debati “rregulla detyruese apo rekomandime vazhdon. Kur pyeta nënën time, që ndodhet në një karantinë të vetë-imponuar në një nga rajonet më të goditura të venditSkane, ajo nuk e kuptonte se përse autoritetet shëndetësore e “kanë braktisur strategjinë e tyre.

Duke u përgatitur për shpërthimin e parë në muajin shkurt, epidemiologu Anders Tegnell bëri bujë në mediat botërore, kur apeloi për ti rezistuar thirrjeve për bllokime. Nga ana tjetër ai theksoi rëndësinë e dhënies së udhëzimeve të qarta për publikun.

Kjo do tjepte mundësi suedezëve të silleshin me përgjegjësi duke mos pasur kufizime në lirinë e tyre, teksa agjencia e shëndetit publik do të vinte në zbatim një përgjigje më kirurgjikale ndaj krizës. E megjithatë, gjithnjë e më shumë, mungesa e qartësisë është bërë një normë edhe në Suedi.

Ndërsa autoritetet shëndetësore gëzojnë ende një besim të madh tek suedezët (rreth 70 për qind deri në 30 tetor sipas Dagens Nyheter), ajo që është emërtuar si një qasje e bazuar në fakte” ndaj Covid-19, është bërë në mënyrë paradoksale një burim konfuzioni.

Për shembull, çështja e mbajtjes së maskave ka qenë një po-jo vazhdueshëm, midis vlerësimit individual të rrezikut dhe rekomandimeve më të gjera të qeverisë – me agjencinë e shëndetit publik, që flet pëmungesën e provave në lidhje efikasitetin e tyre.

Njëkohësisht, udhëzimet për 21 rajonet e vendit kanë ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme, duke u ndërthurur me rekomandime në mbarë vendin për tubimet publike (në fillim më pak se 500 persona, dhe më pas 250, deri në 50, dhe së fundmi deri në 8 persona maksimumi).

Në Stokholm, ku autobusët kanë qenë të tejmbushur për shkak të transportit publik të reduktuar, njerëzve që shkojnë për në punë nuk u kërkohet të mbajnë maskë, por inkurajohen që të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Pra ka një vlerësim dhe rivlerësim të vazhdueshëm të gjithçkaje:Si dhe kur të ulemi në një restorant, si të blejmë, sa distancë duhet të mbajmë, dhe ku… Është e vërtetë që autoritet janëmë shumë në favor të përdorimit të maskave, dhe ne kemi ende shumë për të mësuar në lidhje me këtë virus.

Por publiku suedez, mund të kishte përfituar nga më pak politika qeveritare, por që të ishin më të vendosura. Pa dyshim, bllokimet e dyfishta në Francë, kanë qenë një goditje shumë e rëndë për lirinë e njerëzve. Por në fund të fundit, masat e rrepta kufizuese arrijnë ta transferojnë më shumë përgjegjësinë tek qeveria. Në vend të kësaj, suedezët mund të kenë ende lirinë e tyre, por ndoshta ajo ka ardhur me shumë përgjegjësi personale

Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota suedi suedi

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!