LIVE UPDATES
Aktualitet

STUDIMI për Covid-19/ Akademia e Shkencave: Numri i të infektuarve realë mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë

12 Janar 2021, 15:49 Nga DOSJA
STUDIMI për Covid-19/ Akademia e Shkencave: Numri i të infektuarve

TIRANË– Akademia e Shkencave ka publikuar një tjetër studim lidhur me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Sipas shkencëtarëve dhe ekspertëve në vend, në studimin e përfunduar dhjetorin e kaluar, numri i të infektuarve realë me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se ata që janë evidentuar nga shërbimi shëndetësor. Teksa Ministria e Shëndetësisë raporton për mbi 63 mijë të infektuar nga pandemia, sipas Akademisë së Shkencave numri real i pacientëve ‘pozitivë’ mund të jetë afër 600.000 personave.

Në provincën e Bergamo-s (Itali), ku u përdor e njëjta metodë depistimi, dhe seropozitiviteti, në tetorin e vjetshëm, u konstatua në 42 për qind të popullatës, raporti midis të sëmurëve të evidencuar dhe individëve të infektuar që u vërtetuan me anë të seroprevalencës ishte të paktën një me 15. Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000,“-shkruhet ndër të tjera në raport.

NJOFTIMI I PLOTË:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon vlerësimet dhe mirëpritjen e rezultateve të studimit të saj dhe u përgjigjet disa pikëpyetjeve të ngritura rreth besueshmërisë së rezultateve të këtij studimi

Duke u shprehur vlerësimet e saj ekspertëve imunologë dhe epidemiologë, mjekëve të vijës së parë të luftës kundër pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, intelektualëve dhe gazetarëve, që kanë çmuar vlefshmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve të studimit të Akademisë së Shkencave për seroprevalencën e Sars-Cov-2 në popullatën e Tiranës dhe të Shqipërisë, i përgjigjemi në vijim edhe ndonjë interpretimi skeptik të shfaqur ditët e fundme.

Studimi mbi seroprevalencën e virusit Sars-Cov-2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin euforike, qofshin në anën e kundërt.

Studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga Covid-19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të Botës.

Të dhënat që kanë rezultuar në mbyllje të fazës së dytë të këtij studimi, i cili u përfundua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë me të njëjtën shkallë besueshmërie si në të gjitha rastet që është zbatuar e njëjta metodë testimi në vendet europiane dhe në vende të tjera.

Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19, duke iu referuar pranisë së antitrupave anti-Sars-Cov-2 në popullatën e kryeqytetit.

Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vëndeve të Europës apo SHBA.

Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depstiuese serologjike. Kështu, në provincën e Bergamo-s (Itali), ku u përdor e njëjta metodë depistimi, dhe seropozitiviteti, në tetorin e vjetshëm, u konstatua në 42 për qind të popullatës, raporti midis të sëmurëve të evidencuar dhe individëve të infektuar që u vërtetuan me anë të seroprevalencës ishte të paktën një me 15.

Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000.

Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 në qytetin e Tiranës konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh.

Studimet e kryera nga ekspertë të Akademisë së Shkencave kalojnë nëpër të njëjtat faza si të gjitha studimet që janë duke u zbatuar gjerësisht në botë në kushtet e pandemisë: 1. Publikimi i të dhënave paraprake apo operative; 2. Përgatitja e raportit shkencor dhe publikimi i tij në “pre-print”; 3. Publikimi përfundimtar i raportit shkencor të rishikuar nga kolegë ekspertë, një proces që kërkon shumë muaj. Në komunikimet e deritashme janë ofruar aq të dhëna sa janë të nevojshme për të kuptuar gjendjen nga opinionet publike. Të dhëna të tjera janë të mundshme të këshillohen nga specialistë ose operatorë të administratës së shërbimit shëndetësor edhe para përfundimit të fazës së tretë, të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit.

Sa u takon numrit të të testuarve, ai lejon arritjen e përfundimeve shkencore brenda një intervali besueshmërie sipas kritereve të mirënjohura statistikore dhe sipas logjikës së shifrave, referuar numrit të popullsisë në Tiranë dhe në shkallë vendi. Studimi i seroprevalencës së antitrupave specifikë kundër Sars-Cov-2 në Tiranë, faza e parë e të cilit është kryer në fund të qershorit dhe faza e dytë në fund të dhjetorit 2020, sjell informacion të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin Sars-Cov-2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë. Faktet e përftuara përmes këtij studimi, nëse do të interpretohen me kujdes, duke u analizuar në raport edhe me fakte të tjera shkencore, përmirësojnë monitorimin e situatës dhe në përgjithësi njohurinë që kemi mbi zhvillimin e pandemisë në vendin tonë.

Duke iu referuar edhe një herë çështjes së metodologjisë, pohojmë se, ashtu si çdo metodë shkencore, edhe studimi në fjalë mund të ketë kufizimet e veta, të cilat do të përshkruhen në detaje në raportin mbi të cilin po punohet. Megjithatë, metodologjia e aplikuar është e përshtatshme si në dimensionin laboratorik (testi imunologjik i aplikuar ka vlefshmëri të lartë), ashtu edhe atë epidemiologjik (madhësia e kampionit në raundin e dytë të studimit është korrekte në kushtet e një seroprevalence të lartë). Për këtë arsye besojmë se rezultatet e këtij studimi duhet të pasqyrojnë, brenda një kufiri të caktuar besimi, praninë e antitrupave specifikë IgG anti-Sars-Cov-2 në popullatën 20-70 vjeç të qytetit të Tiranës, të mbuluar nga qendrat shëndetësore të përfshira në studim, pa atë pjesë të popullatës që nuk përdor apo nuk bashkëpunon me shërbimet shëndetësore publike.

Akademia e Shkencave është duke punuar për të sjellë fakte të reja që do të ndihmonin për të njohur akoma më mirë situatën në këtë fushë. Çdo pasqyrim apo interpretim i rezultateve paraprake të studimit në media apo në rrjete sociale jashtë kontekstit dhe metodologjisë kërkimore del jashtë kuadrit të një debati shkencor dhe është i papërshtatshëm.

Gjejmë rastin të rikujtojmë që, megjithëse sot dimë më tepër mbi qarkullimin e virusit dhe shohim më shumë dritë në fund të tunelit, pandemia vazhdon dhe rreziku për sëmundshmëri të rëndë dhe humbje jete nga ky infeksion do të vijojë të mbetet i lartë edhe gjatë vitit në vijim.

Deri më tani në vendin tonë, referuar shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, raportohet për 63971 të prekur, dhe 1247 viktima. Reagimi i dytë nga Akademia e Shkencave për pandeminë në Shqipëri erdhi pasi shefi i Urgjencës, Skënder Brataj kundërshtoi shifrat se të paktën 50 për qind e Tiranës kishte fituar imunitet ndaj koronavirusit. Për Bratajn, të dhënat e marra nuk ishin të sakta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave koronavirusi ne shqiperi studimi i akademise se shkencave akademia e shkencave koronavirusi ne shqiperi studimi i akademise se shkencave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj