LIVE UPDATES
Aktualitet

STUDIMI! Mjeku Alimehmeti jep LAJMIN E MIRË: Imuniteti ndaj COVID-19 zgjat me vite (TESTET DHE FAKTET)

16 Prill 2021, 16:32 Nga DOSJA
STUDIMI! Mjeku Alimehmeti jep LAJMIN E MIRË: Imuniteti ndaj COVID-19 zgjat

TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpërndarë me ndjekësit e tij një lajm të mirë duke iu referuar revistës prestigjioze “Nature”, ku edhe flitet për imunizimin ndaj koronavirusit tek individët që kanë kaluar por edhe tek ata që nuk kanë qenë të ekspozuar. Alimehmeti shkruan se imuniteti natyror kundër COVID-19 është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada.

“Në revistën prestigjioze “Nature”, janë publikuar në një shkrim tejet teknik përgjigjet e limfociteve T ndaj SARS-CoV-2 te individët që kanë kaluar SARS-CoV-1 plot 17 vite më parë, individët që kanë kaluar COVID-19, dhe  individët që nuk kanë qenë të ekspozuar fare ndaj SARS-CoV-2 (gjak i marrë përpara korrikut 2019). Gjetjet kryesore: Personat që kanë kaluar 17 vjet më parë sëmundjen nga SARS-CoV-1:  të gjithë kishin akoma limfocite T që i përgjigjen SARS-CoV-1, por gjithashtu të gjithë kishin limfocite T që njohin dhe reagojnë edhe kundër SARS-CoV-2. Personat që nuk kanë qenë kurrë të ekspozuar nga SARS-CoV-2 ose SARS-CoV-1: 19 ndër 37 (51.4%) kishin qeliza reaktive ndaj SARS-CoV-2 që kishin kapacitet të shtoheshin shumë pas stimulimit me proteina të SARS-CoV-2.  Personat që kanë kaluar COVID-19: të gjithë (100%) zhvilluan përgjigje qelizore të drejtuar ndaj po të njëjtave proteinave të mësipërme,”-shkruan mjeku duke shpjeguar edhe sesi funksionon sistemi.

POSTIMI DHE SQARIMI I PLOTË: 

“Nëse e njeh armikun dhe e njeh vetveten, nuk duhet t’u frikësohesh rezultateve të njëqind betejave!”Cit.: Sun Tzu. Miqtë e mi, frika nga SARS-CoV-2 u fry së tepërmi përmes shprehjeve “virus i ri”, “virus i panjohur”, “virus tinëzar”, e të tjera si këto. Mirëpo vetë fakti që është quajtur “SARS-CoV-2” flet qartë që ekziston edhe të paktën një “SARS-CoV-1”. Për më shumë SARS-CoV-2 bën pjesë në një familje të njohur betakoronavirusesh, disa prej të cilave qarkullojnë çdo vit nëpër popullatë, përfshirë Shqipërinë. Pyetjet më të shpeshta sot janë: “Sa zgjat imuniteti pas kalimit të SARS-CoV-2?”. “Sa javë?”  “Sa muaj?”?! Në fakt, askush nuk pyet “Sa vite?”. Disa prej këtyre pyetjeve kanë marrë përgjigje që prej 15 korrikut të vitit 2020. Në revistën prestigjioze “Nature”, janë publikuar në një shkrim tejet teknik përgjigjet e limfociteve T ndaj SARS-CoV-2 te individët që kanë kaluar SARS-CoV-1 plot 17 vite më parë, individët që kanë kaluar COVID-19, dhe  individët që nuk kanë qenë të ekspozuar fare ndaj SARS-CoV-2 (gjak i marrë përpara korrikut 2019). Gjetjet kryesore: Personat që kanë kaluar 17 vjet më parë sëmundjen nga SARS-CoV-1:  të gjithë kishin akoma limfocite T që i përgjigjen SARS-CoV-1, por gjithashtu të gjithë kishin limfocite T që njohin dhe reagojnë edhe kundër SARS-CoV-2. Personat që nuk kanë qenë kurrë të ekspozuar nga SARS-CoV-2 ose SARS-CoV-1: 19 ndër 37 (51.4%) kishin qeliza reaktive ndaj SARS-CoV-2 që kishin kapacitet të shtoheshin shumë pas stimulimit me proteina të SARS-CoV-2.  Personat që kanë kaluar COVID-19: të gjithë (100%) zhvilluan përgjigje qelizore të drejtuar ndaj po të njëjtave proteinave të mësipërme. Autorët dalin në përfundimin se: Këto gjetje tregojnë se limfocitet T virus-specifike të induktuar nga infektimi me betacoronavirus (përfshirë SARS-CoV-2) jetojnë shumë gjatë, duke mbështetur kështu nocionin se pacientët me COVID-19 do të zhvillojnë imunitet afatgjatë bazuar mbi limfocitet T.  Gjithashtu, gjetjet mbështesin mundësinë se limfocitet T afatgjata të gjeneruara pas infektimit nga viruse të tjera të ngjashme mund të jenë në gjendje të mbrojnë ose të modifikojnë sëmundjen e shkaktuar nga SARS-CoV-2. Pra, miqtë e mi: Imuniteti natyror i krijuar në miliona vite me sa duket këtë virus nuk e quan as “virus të ri”, as “virus të panjohur”, as “virus tinëzar” dhe asgjë tjetër. Imuniteti natyror e njeh SARS-CoV-2 si anëtar të familjes së njohur të betakoronaviruseve dhe po ashtu e lufton në të njëjtën mënyrë. Imuniteti natyror kundër SARS-CoV-2 (mosinfektim ose infektim më i lehtë) është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada. Imuniteti natyror nuk zhduket vetëm sepse ne nuk kemi analiza laboratorike që ta masim atë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti pandemia e koronavirusit ilir alimehmeti pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta