LIVE UPDATES
Politike

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama e Basha dalin ‘pro’, Berisha: Kryeministri po e përdor për interesa politike. Bej

15 Gusht 2021, 14:59 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama e Basha dalin

TIRANË– Strehimi i afganëve në Shqipëri është lajmi që po bën politkën dhe median në vend të ziejë. “Reuters” bëri me dije kërkesën e Shteteve të Bashkuara Amerikane për strehimin e civilëve afganë në Shqipëri dhe në vende të tjera, pas pushtimit të Kabulit nga talebanët.

Vetë kryeministri Edi Rama që në orët e para të mëngjesit pranoi se Shqipëria ka pranuar të strehojë afganët, duke iu përgjigjur me ‘PO’ propozimit të SHBA-ve. Kreu i shtetit shtoi se me ta do të veprohet njësoj si me hebrenjtë që u pritën gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Shqipëria strehoi hebrenjtë në fillim të Luftës së Dytë Botërore duke shënuar dhe një miqësi mes dy vendeve. Për ta dëshmuar këtë gjë, 75 pemë rriten në Jerusalem, ku secila prej tyre është një memorial për një hero shqiptar që ka strehuar një hebre, i cili ka marrë titullin ”Të Drejtë Mes Kombeve”).

Rama tregoi më tej se ka qenë ai që në Samitin e NATO-s, ka ngritur shqetësimin për jetët e bashkëpunëtorëve afganë dhe se madje si shembull ka marrë eksperiencën tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë. Në fund, kryeministri shton se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, pavarësisht mendimeve kundër që mund të ketë në Shqipëri.

Reagimi i Ramës është ndjekur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe ky i fundit është pro strehimit të afganëve në Shqipëri. Me anë të një postimi, Basha pa u zgjatur shumë, shkruan se Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime, e si pasojë lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë SHBA-së, duke shtuar se empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbështetur ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri. Në një shënim të gjatë në Facebook, Berisha shkruan se Shqipëria, si aleate e SHBA, si vend anëtar i NATO-s, bijtë e të cilit ranë për tu bërë të pavdekshëm për paqen në tokën afgane, sigurisht do të mirpresë me gjithe zemër refugjatët afganë qofte përkohesisht ose përfundimisht. Por, ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha, ish-lideri i bluve shkruan se këtë gjë kryeministri Edi Rama po mundohet ta përdorë politikisht.

Berisha shton se vendimi i Ramës për të pranuar refugjatët duke e lidhur atë me ftesën që i ka bërë këngëtari serb Goran Bregoviç, tregon se po përpiqet që ta përdorë këtë mikpritje për interesa politike ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin Berisha e quan ‘padronin e Ramës’.

Gazetari Andi Bejtja ka reaguar ndaj postimit të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri. Ai shkruan se opozita duhet të kishte kërkuar transparencë në këtë rast në mënyrë që të dinim të gjithë se çfarë mund të ndodhte. Gazetari Bledian Koka i ka komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe të kryedemokratit Lulzim Basha si servilizëm ndaj ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, duke u shitur si humanist të mëdhenj dhe duke përdorur mikpritjen shqiptare.

Në një postim në Facebook, Koka shkruan se ndryshe nga këta të dy, ish-kryeministri Sali Berisha ka strehuar më herët këdo kë ishte nevoja pa e shprehur publikisht nëpër rrjete sociale detyrimin dhe solidaritetin në raport me SHBA e NATO-n. Reagimet e Ramës dhe të Bashës, sipas Kokës, janë tentativa bajate e një regjimi që tenton të bëjë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë. Vetë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar afganët në vend. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi.

Komiteti i Senatit të SHBA-ve shkruan se edhe njëherë populli shqiptar i tregoi botës se çfarë është besa. Gazetari Blendi Fevziu e ka përkrahur Shqipërinë në strehimin e afganëve pas pushtimit nga talebanët. Në një postim në Facebook, Fevziu i krahason afganët me shqiptarët që u detyruan të emigrojnë në eksodin e vitit 1991, duke kujtuar racizmin që kanë vuajtur emigrantët tanë jashtë vendit. Ndaj për ta shmangur këtë gjë, Fevziu shton se fati i afganëve që ndodhen aktualisht në Kabul do të jetë ai i shumë intelektualëve në vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi, nëse qëndrojën aty.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 15 Gusht 2021, 07:18

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar afganët...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj