LIVE UPDATES
Ekonomi

Strategjia e transportit, fondet u tejkaluan me 17%, akset s’nuk kanë nisur

19 Tetor 2021, 05:09 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria shqiptare mbylli kapitullin e një strategjie për sektorin e transportit që u zbatua gjatë viteve 2016-2020, por fondet për investimet në infrastrukturën rrugore rezultuan shumë më të larta se skenari bazë, edhe pse për katër projekte që ishin parashikuar në plan, investimet nuk kanë nisur dhe shumë të tjera janë në progres.

Monitorimi i strategjisë, që u publikua nga Ministria e Infrastrukturës, tregoi se, për 21 projekte rrugore që ishin parashikuar të kompletoheshin në katër vite, 11 prej tyre janë ende në progres, për 4 projekte nuk kanë nisur punimet dhe vetëm 6 kanë përfunduar. Ndërkohë fondet e planifikuara për përfundimin e të gjitha projekteve u tejkaluan me 17 për qind.

Për të përfunduar punimet në projektet rrugore gjatë 2026-2020, qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore kishin përllogaritur një shumë prej 750 milionë eurosh, por në fund të vitit 2020 janë shpenzuar 883 milionë euro, teksa nuk ka përfunduar as gjysma e projekteve të planifikuara. Siç shihet nga tabela e mëposhtme, projektet më të rëndësishme të strategjisë dhe më të kushtueshmet ende nuk kanë nisur, teksa fondet janë tejkaluar.

Segmentet Thumanë-Fushë-Krujë, Thumanë- Kashar -Vorë, ndërtimi Bypass-it të Lezhës dhe dublimi i autostradës Milot- Rrëshen ende nuk kanë filluar. Këto ishin projektet më të kushtueshme të strategjisë që ende nuk kanë nisur nga puna, por ndërkohë fondet fillestare të planifikuara janë ezuaruar, madje janë tejkaluar.

Shembulli më tipik është rruga e Qukës-Qafë-Plloçe e cila kërkon së paku edhe 56.7 mln euro shtesë, teksa mbyllja e punimeve u shty më 2023. Punimet në këtë segment 40 kilometra me gjerësi 12 metra kanë hyrë në dekadën e dytë.

Rruga e cila nisi që në vitin 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera. Ministria e Infrastrukturës përllogariti se, financimi në segmentin e parë kërkon 20,5 milionë euro shtesë, në segmentin e dytë 24.6 mln euro shtesë, shërbimet e këshillimit kërkojnë 1,5 mln euro, fondi emergjencave 5,1 mln euro, punime shtesë në hyrje 5 mln euro.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të punimeve në rrugë me financim të huaj, në krahasim me financimet e brendshme. Në mënyrë sistematike, kostot për njësi (kilometër) me fonde të huaja janë shumë më të ulëta se ato me fonde buxhetore të brendshme. Kjo tendencë vlejti edhe për vitet 2019 dhe 2020.

Një kilometër rrugë e kategorisë B, me financim të brendshëm, kushtoi në vitin 2020 mesatarisht 555 milionë lekë, ndërsa një kategori e tillë me financim të huaj, kushtoi 347 milionë lekë, ose 37% më pak. Diferenca të mëdha u vunë re edhe në kategorinë C, ku kostoja e një kilometri me financim të brendshëm në vitin 2020 arriti në 667 milionë lekë, ndërsa me financim të huaj, ishte 111 milionë lekë, ose 6 herë më pak.

Të dhënat mbi kostot për kilometër u dhanë në raportin e Monitorimit të Ministrisë së Infrastrukturës. Krahasimet nuk janë strikte, pasi përfaqësojnë punime në segmente, ose vepra arti që shpesh prodhojnë kosto që ndryshojnë nga viti në vit, për të njëjtën kategori rruge.

Por të dhënat tregojnë një diferencë lineare, gjatë 10 viteve të fundit ku, kosto për njësi me financim të huaj është shumë më e ulët se kosto për njësi me financim të brendshëm. Ministria e Financave i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës që duhet të argumentojë luhatjen e kostove për njësi në një raport monitorimi për 4-mujorin e parë 2021./B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi akset rrugore ministria e infrastrukturës strategjia e transportit akset rrugore ministria e infrastrukturës strategjia e transportit

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari