LIVE UPDATES
Ekonomi

Stili i veshjeve pas pandemisë, ekspertja: Tendenca është drejt komfortit, femrat po shpenzojnë më shumë se meshkujt

11 Korrik 2021, 08:15 Nga DOSJA
Stili i veshjeve pas pandemisë, ekspertja: Tendenca është drejt

Flet Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania

Veshjet e rehatshme, bazike dhe “casual” janë ato që kanë pasur ecurinë më të mirë në shitje, pavarësisht situatës së pandemisë. Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania, thotë se si efekt i kërkesës, gama e veshjeve në dyqane për marka të veçanta, u zgjerua edhe me pjesën active ëear (veshje sportive).

Segmenti që pësoi tkurrje të ndjeshme gjatë pandemisë është ai i çantave të udhëtimit. Por, me vaksinimin dhe lehtësimin e masave, sipas Hysenbelliut, ky segment po rikuperohet. Sa i takon dilemës se cila gjini shpenzon më shumë për blerje, rezulton se femrat janë më të “pakursyera” për veten.

Shqipëria ka mbajtur një ekonomi të hapur, pavarësisht pandemisë me disa kufizime më të vogla se në shumicën e vendeve. Si është reflektuar ky “normalitet” i ri me kufizime në vend, në mënyrën sesi shqiptarët shpenzojnë për veshje? 

Shpenzimet për veshjet janë rritur, e shprehur edhe në numër artikujsh të blerë me 13% nga viti 2019. Besojmë se kjo tendencë vjen si pasojë e mbylljes së kufijve, e cila deri diku penalizon aksesin e blerjes jashtë Shqipërisë, por edhe prirjen e konsumatorit shqiptar për të mos kursyer te veshjet, pavarësisht sfidave financiare.

Një faktor i rëndësishëm, i cili ka ndikuar në rritjen e ndryshimit të vizitorëve në klientë është dhe prania jonë online, në rrjete sociale të dedikuara për markat që ne përfaqësojmë. Lehtësia e blerjeve online nëpërmjet transformimit dixhital të kompanisë, u ka mundësuar klientëve tanë të njihen me të gjitha koleksionet në kohë reale pavarësisht kufizimeve në periudha të caktuara.

E vetmja linjë produkti e ndikuar nga pandemia janë valixhet dhe çantat e udhëtimit, për shkak të kufizimeve të operimit të linjave ajrore dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Gjatë muajit maj është vënë re tendenca e rritjes së shitjeve të linjave të udhëtimit.

Progresi i vaksinimit globalisht, si edhe në vendin tonë, po shoqërohet me rritje të shitjeve krahasuar me 2019, duke treguar shenja të një rimëkëmbje të ekonomisë së vendit.

Cilat janë veshjet që preferohen më shumë për t’u blerë, ato sportive, klasike, casual? Apo veshje të përditshmërisë, eventeve apo për të qëndruar në shtëpi? Çfarë keni konstatuar?

Veshjet blihen kryesisht janë casual dhe të rehatshme, të cilat mund të vishen gjatë ditës dhe mbrëmjeve. Ne koleksionet tona të reja të këtij viti të marra deri më tani, gamën më të gjerë të veshjeve e kemi në: casual, bazike, të rehatshme, praktike e veshje për shtëpi, ngjyra me tonalitete të zbehta dhe të tokës. Do të veçoja linjën e kostumeve për femra me ngjyra në Mango, trend i sezonit veror, i kombinuar me atlete.

Së fundmi kemi shtuar edhe gamën sportive të artikujve për t’i qëndruar sa më pranë klientit me variacione të larmishme dhe materiale të rehatshme siç është linja “active ëear” në një dyqan të grupit, linjë e përshtatshme për sporte në natyrë apo në palestër, të cilat patën kërkesë të konsiderueshme nga konsumatori ynë. Në sezonin veror është e pranishme gjithnjë linoja dhe ngjyrat e ndezura me dizenjot me printe. Por nuk mungojnë as ngjyrat monochrome klasike në stilet e përditshmërisë.

Cilët kanë shpenzuar më shumë në këtë kohë meshkujt apo femrat?

Të dyja gjinitë po shpenzojnë, por rritja më e lartë është vënë re tek femrat me një trend rritës 5% më shumë se meshkujt. Edhe meshkujt kanë interes për materiale të rehatshme, linotë dhe pambukun ekologjik. Femrat vazhdojnë të kryesojnë listën e blerësve të dyqaneve tona edhe në vitin 2021.

Po sa u takon fëmijëve si kanë qenë shitjet?

Shitjet në segmentin e veshjeve për fëmijë ruajtën të njëjtin nivel me vitin 2019, ndërkohë që vërehet një rënie e vogël te sektori i karrocave dhe krevateve të bebeve, i cili është ndikuar nga rënia e lindjeve, që sipas të dhënave të INSTAT, për T1 2021, lindshmëria rezulton me rënie 5%. Mendojmë se zhvillimi i shkollave online ka penalizuar rritjen e shitjeve në këtë segment, pasi në total, ecuria e kompanisë ka shënuar rritje 7%. Me ndryshimin e stinës ka pasur interes në këto kategori dhe viti parashikohet të mbyllet +5% më mirë në sektorin e fëmijëve nga 2019. 

Situata e pandemisë ka orientuar bizneset drejt ofertave apo uljeve? Cila ka qenë strategjia që keni zgjedhur për të afruar konsumatorët në njësitë e tregtimit? A keni bërë oferta apo ulje?

Strategjia e uljes është thuajse e njëjtë me vitin 2019 me pak oferta, ndërkohë që kemi investuar më shumë në marketing dhe prezencë dixhitale, për të sjellë në vëmendje të gjitha markat tona, si dhe për të promovuar kanalin e ri të shitjeve online. Prania jonë dixhitale, por edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka ndikuar në rritjen vizitorëve në dyqane, si dhe kthimin e tyre në blerës të menjëhershëm, duke lehtësuar në këtë formë procesin e njohjes së klientit me koleksionet në dyqan.

Nga të dhënat që keni me kompanitë partnere jashtë Shqipërisë, si qëndron vendi ynë në raport me tregje të tjera sa u takon shitjeve?

Sigurisht, ne kemi një rritje më të mirë të shitjeve, me 7% gjatë këtij viti krahasuar me 2019-n, për shkak se një pjesë e mirë e Europës ka qenë në karantinë. Partnerët tanë, të cilët janë të përqendruar në Spanjë, Itali, Portugali dhe Francë, parashikojnë ta mbyllin vitin me -25% krahasuar me 2019. Rritja e shitjeve për kompaninë tonë është rezultat i një sërë faktorësh, si p.sh. komunikimi në disa kanale dixhitale, ku fokusin kryesor e ka faqja jonë zyrtare.

Si ka qenë ecuria shitjeve online? A ka vazhduar të ketë rritje apo kthimi i dyqaneve fizike i ka bërë njerëzit të blejnë drejtpërdrejt?

Faqja jonë zyrtare ka rritje nga vizitorë në blerës dita-ditës, me 27%. Shitjet online vijojnë rritjen konstante nga muaji në muaj, deri më tani shitjet online kontribuojnë me 5% në shitjet tona totale. Blerësi online ka një tendencë dhe preferon të shpenzojë një shportë mesatare 30% më të ulët se sa konsumatori i dyqaneve fizike dhe është i orientuar veçanërisht drejt ofertave. Në këto kushte, konsumatori online ka një sasi më të madhe artikujsh në një faturë kundrejt konsumatorit të dyqaneve fizike.

Cilat kanë qenë sfidat e sektorit të veshjeve kur flasim për logjistikën, përzgjedhjen e koleksioneve që sillen në kushtet e pandemisë?

Pandemia ka përshpejtuar pozitivisht dixhitalizimin kudo nëpër biznese, sikurse edhe në kompaninë tonë. Nga ana tjetër, ka tjetërsuar mënyrën e të bërit biznes në disa këndvështrime. Një ndër ndryshimet rrënjësore si pasojë e pandemisë, është përzgjedhja e koleksioneve, e cila më parë bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë në konventat e zhvilluara nga partnerët, ku veshjet përzgjidheshin nga afër në vendet e tyre si Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia.

Në kushtet e pandemisë, në vitin 2020 por edhe gjatë vitit 2021, po zhvillohet nëpërmjet konferencave online, ku prezantohet koleksioni i radhës, porosia e blerjes dhe planifikimi i lëvrimit të mallit. Kjo ka sjellë vështirësi, deri diku, pasi kontakti me materialet dhe dizenjot ka qenë disi i vështirë për t’u shpjeguar.

Nga ana tjetër, kontakti me kolegë homologë, me të cilët më parë shkëmbeheshin përvojat e punës dhe rezultateve është i ndryshëm nga përvoja e mëparshme. Pjesë kryesore e këtyre përvojave kanë qenë edhe vizitat apo trajnimet e shpeshta që ne merrnim nga partnerët tanë. Logjistika ndërkombëtare gjithashtu ka qenë subjekt i izolimit, gjë që është reflektuar, deri diku, me vonesa në marrjen e furnizimeve, por tani çdo proces po i kthehet normalitetit./Monitor/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi veshjet ne pandemi veshjet ne pandemi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim