"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
17 Qershor 2021, 15:17Nga DOSJA
SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajungshkruan se Blicik është përplasur me Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi disa ditë më parë tha se stërvitja e Serbisë me Rusinë nuk e ndihmon avancimin e vendin në Bashkimin Evropian.
Pas kësaj deklarate Vuçiç i ka thënë Blicik se nuk është detyra dhe puna e tij se më kë bën stërvitje Serbia, ndërkohë që ky i fundit i është vendosur që ti kthehet në mënyrë miqësore, duke i thënë se komenti i tij ishte thjesht miqësor dhe se detyra e tij është vetëm të raportojë dhe të punojë si ndërmjetësues i Beogradit dhe Brukselit.
“Unë jam politikan, ashtu si presidenti serb Aleksandar Vuçic. Detyra ime si raportues në Parlamentin Europian për Serbinë është të punoj hapur dhe konstruktivisht, në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Brukselit, midis Serbisë dhe institucioneve të BE-së.
Komenti im ishte një mesazh miqësor, i cili nënvizonte se kjo është çështje e rëndësishme. Padyshim kjo është një zgjedhje sovrane dhe e lirë e Serbisë, por është e rëndësishme të theksohet se disa lëvizje mundtë kenë pasoja.
Zgjerimi i BE-së dhe anëtarësimi, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rregullimin e një vendi ndaj veprimtarive të BE-së. Sigurisht, ne e dimë që, kur flasim për politikën e jashtme dhe të sigurisë, vënia e Serbisë në shina ështe një detyrë sfiduese”, tha Bilčik, duke shtuar se “ne kemi vërtet vende anëtare në BE që janë (ushtarakisht) neutrale, por asnjë shtet i bllokut nuk zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë ose Bjellorusinë”, tha Blčik.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË-Pas vrasjes së Valentin Balajt në Kosovë ditën e djeshme vëllai i tij Valon Balaj ka dhënë deklaratë për mediat.Sipas tij vrasësi është vëllai i vaj...
KOSOVË-Prokurori i Shtetit ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bisnik Bislimi, se Prokuroria ka hetuar për disa manipulime të votave nga Aus...
TURQI-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot në Turqi për samitin vjetor të SEECP-së dhe para pak minutash ka ndarë një fotografi nga ky samit në l...
JAPONI- Për ta përshtatur me kohët covidiane në të cilat po jetojmë, Japonia veshi me një maskë anti-COVID statujën gjigande budiste, edhe në shenjë lutjeje për...
ITALI-Televizioni publik italian ‘Rai 3’ po kritikohet për transmetimin e pamjeve të aksidentit fatal me teleferik, që la 14 viktima muajin e kaluar .Sipas medi...
RUSI– Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një gënjeshtar.Reagimi i tij vjen pas...
TURQI-Bashkëthemeluesi dhe CEO i BionTech, Ugur Sahin, paralajmëroi se ekziston mundësia e një vale të katërt të “Covid-19”, për shkak të rasteve në rritje nga ...
RUSI-Rusia ka dhënë sinjale kërcënuese një ditë pas takimit Putin-Biden në Gjenevë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se për Rusinë vija e kuqe është a...
KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja.Sot janë shëru...