Dita e 17-të e protestës/ Vijon revolta qytetare ndaj politikave në vend: Rama, jepe dorëheqjen
Protestë qytetare në Korçë/ Turisët nga Hollanda motivojnë protestuesit: Të rinjtë duhet të rrin&...
Protestë qytetare në Korçë/ Turisët nga Hollanda motivojnë protestuesit: Të rinjtë duhet të rrin&...
Operacioni i SPAK/ Kush është Dritan Gjika, "koka" e mafias shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador 16 Qershor...
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
"Për kë popull punon ti?"/ Protestuesi i bën thirrje Endri Shabanit: Dil përpara popullit, përgjigju para popullit t&eu...
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar sot vendimet. Dënime, gjoba dhe pezullime ka në të gjitha kategoritë, teksa klubet e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani do të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në “Arena Kombëtare” në derbin e së dielës.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.12.2024
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i KF Vllaznia, Aurel Locaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese ndaj tifozerisë kundërshtare dhe mos respektimin e rregullave të sigurisë në fuqi duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese ndaj tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i KF Lushnja, Fadil Meta, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KS Kastrioti, Xhafer Hodo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Neneve 16/1 17/1, 17/2/b. 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Albpetrol dhe dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Në zbatim të Neneve 6/3/b, 8, 16/2 dhe 17 të KDE, FK Skrapari dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë
Lojtari i FK Skrapari, Reidi Çuadari, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Skrapari, Mateo Demko, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Partizani U-16, Artur Aliaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana U-16, Denis Matraku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Flamurtari FC U-17, Hizidion Sulejmani, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Flamurtari FC U-17, Dejvis Begaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Laçi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16 kundër Flamurtari FC U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i KF Laçi U-16, Arli Shkembi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
FC Besa U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-13, kundër FK Pogradeci U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Bylis U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Ndërajonale U-17, kundër KF Naftëtari U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Bylis U-17, Aislin Ahmetaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Naftëtari U-17, Franci Dautaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph U-17, Arbi Dyla, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së AP Dinamo Junior si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit Mariglen Kule të FK Apolonia Femra si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Danilo Bajraktari të FK Partizani U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
B.T (Dosja.al)
ELBASAN - Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë e cila u vendos me përmbysje,...
ANGLI - Liverpool tashmë ka bërë një ofertë zyrtare rinovimi për Virgil van Dijk, sipas gazetarit David...
SPANJE - Barcelona njoftoi këtë të mërkurë në mesditë se do të mbajë një Asamble të Përg...
SPANJE - Ernesto Valverde është vlerësuar me “Illustrious of Bilbao 2024”, një çmim i dhënë nga Kës...
SHBA - Javier Mascherano, trajneri i ri i Inter Miami, gjatë prezantimit të tij të martën u shpreh: “Marrëdhënia që k...
ITALI - Takimi Fiorentina-Inter u shënua nga një moment i madh ankthi pas shqetësimit të Edoardo Bove, mesfushorit të Fiorentinë...
ANGLI - Një emër i madh nga trajnerët do ta gjejë veten së shpejti në treg. Shumë e mundur nëse duam të besojm&eu...
ZVICER - Është një kompeticion, i cili ka ngjallur shumë komente pas shpalljes së krijimit të tij nga FIFA. Ndërsa klubet ...
SPANJE - Pas gati një muaji mungesë, për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës së majtë...
ZVICER - Jill Ellis (58) është emëruar drejtoreshë futbolli në FIFA, me detyrën për tgë ndjekur zhvillimin e strategji...