Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Sport
VIDEO / Romës nuk i mjafton fitorja me 3 gola, shkon në play-off!
Liverpooli, që e kishte siguruar vendin e parë, u mposht 2-1 në fushën e Royale Union, kurse Toulouse fitoi 1-2 në fushën e LASK-ut.
14 Dhjetor 2023, 21:58Nga DOSJA
ITALI - Nuk ndodh mrekullia për Romën. Pavarësisht fitores 3-0 ndaj Sheriff Tiraspolit, verdhekuqtë e mbyllën në vendin e dytë fazën e grupeve të Europa League-s, pasi Slavia e Pragës e ruajti vendin e parë në Grupin G falë fitores 4-0 ndaj Servette. Tashmë do t’i duhet të presë play-off-in me një tjetër skuadër të vendit të tretë që zbret nga Champions League.
Roma e zgjidh brenda pjesës së parë takimin me Sherifin e Tiraspolit në stadiumin “Olimpico”. Verdhekuqtë e zhbllokuan që në minutën e 11-të ndeshjen me Romelu Lukakun, që nuk e pati të vështirë të shtynte drejt rrjetës topin e pasuar nga Zalewski. Në minutën e 32-të dyfishoi shifrat Belotti, që ndoqi aksionin për ta prekur topin me kokë thuajse mbi vijën fatale. Golin e tretë e shënoi Pisilli në shtesë.
Në Grupin G të Europa League-s duket se gjithçka është mbyllur sa i përket renditjes, pasi Slavia e Pragës i shënoi katër herë skuadrës zvicerane Servette brenda 45 minutave të para.
Në Grupin E, Liverpooli, që e kishte siguruar vendin e parë, u mposht 2-1 në fushën e Royale Union, kurse Toulouse fitoi 1-2 në fushën e LASK-ut.
Në Grupin F, Villarreali fitoi 2-3 në fushën e Rennes, duke zhvendosur në vendin e dytë pikërisht skuadrën franceze, ndërsa Panathinaikos – Maccabi Haifa përfundoi 1-2.
Bayer Leverkuseni, me fitoren e thellë 5-1 ndaj Moldes mbyll me pikë të plota Grupin H, ndërsa Qarabagu i Redon Xhixhës kualifikohet si i dyti, teksa në takimin e fundit mposhti 2-1 Hacken.