14 Dhjetor 2023, 20:45
Nga DOSJA
TIRANE - Merr fund saga e Orges Shehit, i cili ka fituar gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Në fillim të tetorit klubi bardheblu largoi trajnerin që kishte fituar titullin kampion dy sezone më parë.
Duke pretenduar se nuk e kishte shkarkuar teknikun 46-vjeçar, por e kishte pezulluar, një lëvizje kjo për të penguar edhe transferimin e tij. Në një kohë kur bëheshin gjithnjë e më të fortë zërat për një interesim nga Partizani, që donte t’ua rrëmbente rivalëve të përjetshëm.
Në këtë mënyrë çështja mes trajnerit dhe klubit bardheblu përfundoi në tryezën e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF. Që pas shqyrtimit të të gjitha akteve dhe hapave të nevojshëm proceduriale i ka dhënë të drejtë Orges Shehit.
I cili që tani është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me këdo klub që është i interesuar për shërbimet e tij. Veç të tjerash, Tirana është e detyruar t’i paguajë Shehit pagën e plotë deri në tetor. Sipas Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve është shkarkuar në mënyrë të njëanshme nga Tirana, me klubin që do t’i duhet t’i paguajë pagën e rregullt.
Atë ku nuk përfshihen të drejtat e imazhit, deri në fund të këtij sezoni, pra në majin e 2024. Një vendim ky çlirues për Shehin, i cili pavarësisht se ka preferuar të mos dilte publikisht kundër klubit e kishte cilësuar etiketimin si i pezulluar të pakuptimtë.
Për teknikun durrsak që bëri një punë të jashtëzakonshme te Tirana në dy sezonet para këtij në vazhdim, interesohet Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë që siç dihet, një portë të hapur e ka edhe te Partizani.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Dhjetor 2023, 20:40
TIRANE - Trajneri Sylvinho është rikthyer të flasë për Broja, me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t që nuk mori pjesë në...
Sport
14 Dhjetor 2023, 20:33
SHBA - Nuk kanë fund çmenduritë që po bëjnë njerëzit për të qenë përfitues të një sendi t&eum...
Sport
14 Dhjetor 2023, 20:08
TIRANE - FIFA ka vlerësuar sërish arbitrat shqiptar, teksa Florian Lata është pajisur me stemën e FIFA-s, si arbitër kryesor dhe...
Sport
14 Dhjetor 2023, 18:53
TURQI - Vincent Aboubakar ka patur një raport mjekësor në javët e fundit nga stafi mjekësor i Besiktas-it, duke iu nënshtru...
Sport
14 Dhjetor 2023, 18:34
ITALI - Si gjithmonë, deklaratat do të... diskutohen nga Jose Mourinho. Në një konferencë për shtyp, trajneri i R...
Sport
14 Dhjetor 2023, 18:18
FRANCE - Luis Enrique është i njohur për disiplinën që vendos në ekipet e tij dhe rregullat e rrepta që vendos p&...
Sport
14 Dhjetor 2023, 17:59
KOSOVE - Gazeta spanjole “AS” raporton, se trajneri spanjol Roberto Moreno i ka thënë “po” klubit të ligës elitare...
Sport
14 Dhjetor 2023, 16:54
SPANJE - Humbja e Lazios ndaj Atlético Madrid do të thotë që italianët ta përfundojnë fazën e grupeve të Champi...
Sport
14 Dhjetor 2023, 16:39
ZVICER - UEFA ka të drejtën për 12 vende në Botërorin e ri me 32 klube. Janë 6 vende për Amerikën e Jugut, Amerik...
Sport
14 Dhjetor 2023, 16:10
ITALI - Fitorja 2-1 kundër Newcastle e dërgoi Milanin në “play off”-in e Europa League, një kompeticion që Rafa...