14 Dhjetor 2023, 20:08
Nga DOSJA

TIRANE - FIFA ka vlerësuar sërish arbitrat shqiptar, teksa Florian Lata është pajisur me stemën e FIFA-s, si arbitër kryesor dhe tani do të ketë mundësi të gjykojë ndeshje të rëndësishme në Europë.
Prej vitesh Shqipëria ishte në listën e FIFA-s me tre arbitra meshkuj, Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe Lata, si edhe arbitrja Eglantina Pjetrushaj. Stemën e FIFA-s e mban edhe një tjetë arbitër femër, Emanuela Rusta.
FIFA ka vendosur të pajisë me stemën e saj edhe tre asistentë, Arbër Zalla, Xhuljo Mani dhe Erind Burgu. Deri më tani të pajisur me stemën e FIFA-s si asistentë te djemtë ishin Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj.
Ndërsa si asistente femra, stemën e FIFA-s e mbajnë Koleta Prenga, Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu.
Nga arbitrimi shqiptar janë të pajisur me stemën e FIFA-s, si Video Match Official (VAR) Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Barjamaj, ndërsa gjyqtar i futsallit me stemën e FIFA-s është vetëm Arlind Subashi.
Ky është një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit. Kriteri që ndikon në rritjen e numrit të arbitrave që pajisen me stemën e FIFA-s është performanca e tyre e mirë në arenën europiane.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Dhjetor 2023, 18:53
TURQI - Vincent Aboubakar ka patur një raport mjekësor në javët e fundit nga stafi mjekësor i Besiktas-it, duke iu nënshtru...
Sport
14 Dhjetor 2023, 18:34
ITALI - Si gjithmonë, deklaratat do të... diskutohen nga Jose Mourinho. Në një konferencë për shtyp, trajneri i R...
Sport
14 Dhjetor 2023, 18:18
FRANCE - Luis Enrique është i njohur për disiplinën që vendos në ekipet e tij dhe rregullat e rrepta që vendos p&...
Sport
14 Dhjetor 2023, 17:59
KOSOVE - Gazeta spanjole “AS” raporton, se trajneri spanjol Roberto Moreno i ka thënë “po” klubit të ligës elitare...
Sport
14 Dhjetor 2023, 16:54
SPANJE - Humbja e Lazios ndaj Atlético Madrid do të thotë që italianët ta përfundojnë fazën e grupeve të Champi...
Sport
14 Dhjetor 2023, 16:39
ZVICER - UEFA ka të drejtën për 12 vende në Botërorin e ri me 32 klube. Janë 6 vende për Amerikën e Jugut, Amerik...
Sport
14 Dhjetor 2023, 16:10
ITALI - Fitorja 2-1 kundër Newcastle e dërgoi Milanin në “play off”-in e Europa League, një kompeticion që Rafa...
Sport
14 Dhjetor 2023, 15:54
ZVICER - Këtë vit, klubet kanë paguar shumën më të lartë ndonjëherë për shërbimet e ndërmjetë...
Sport
14 Dhjetor 2023, 15:44
SPANJE - Pavarësisht se e ka përfunduar i pari në Grupin H të Champions League (me 12 pikë, po aq sa FC Porto), atmosfera nuk ës...
Sport
14 Dhjetor 2023, 15:24
ITALI - Salernitana është në vendin e fundit në kampionatin italian dhe presidenti i klubit, Danilo Iervolino, në një konferenc&...