Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO/ Fiton Partizani ndaj Bylisit, 3 pikë të vlefshme në garën për titull. Mesfushori Rrapaj ‘heroi’ i të kuqve kryeqytetas…
Ngushtohet përsëri në 5 pikë diferenca në ndjekje të bardhebluve të Tiranës që udhëheqin renditjen, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në përfundim.
23 Prill 2023, 20:05Nga DOSJA
TIRANE - Partizani ka arritur të fitojë 2-1 ndaj ballshiotëve të Bylisit në javën e 30-të të Superiores. Ngushtohet në përsëri në 5 pikë diferenca në ndjekje të bardhebluve të Tiranës që udhëheqin renditjen, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në përfundim.
Partizani e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren, paçka se pas golit të pare e uli ritmin dhe e mbylli pjesën e pare me rezultatin e barbartë 1-1. Gjithsesi, ‘heroi’ i të kuqve ishte mesfushori Arinaldo Rrapo, jo vetëm se ai e zhbllokoi ndeshjen, por edhe në golin e dytë, ai ishte lojtari që fitoi penalltinë.
Në minutën e 18-të të takimit, mesfushori Rrapaj kryen një veprim teknik manual, një perlë të vërtetë. Ai kalon këdo që i del përpara dhe i vetëm para Teqes dhe shënon golin e pare, 1-0.
Pas këtij goli, loja e të kuqve vjen në rënie dhe ballshiotët kërkojnë të barazojnë. Në minutën e 34-t, Trumçi hedh një krosim drejt zonës dhe gjen Eskuerdinjën, i cili e çon topin në rrjetë me kokë. Ndërhyn VAR-i për një prekje të topit me dorë, por çdo gjë është e rregullt dhe 1-1.
Pas pushimit, në të minutën e 54-të, do të ishte përsëri mesfushori Rrapaj që do të pengohej në zonën ballshiote dhe penallti. Ekzekutimit e saj e merr përsipër Da Silva që e kthen në gol, Partizani sërish në avantazh 2-1.
Me këtë rezultat, 2-1, mbyllet edhe e gjithë ndeshja: Partizani 51 pikë në vendin e dytë, Bylisi 33 renditet në vendin e nëntë.