Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Georgina Rodriguez (29-vjeç) mbetet në qendër të vëmendjes, pasi shtypi në Spanjë ka shkruar se ajo "e ka lodhur" partnerin e saj, Cristiano Ronaldo (38 vjeç). "Ka shumë mundësi që të ndahen!", shkruan shtypi portugez
![]()
ARABIA SAUDITE - Sipas gazetarëve luzitanianë, shenjat e krizës në çift që po kalojnë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë gjithnjë e më të dukshme. Pesë herë fituesi i Topit të Artë “është i ngopur me qëndrimin e Georgina Rodriguez, të cilën e konsideron larg realitetit, të detyruar dhe joserioz”, citohet një burimi.
Psikologu Quintino Aries analizoi sjelljen e të dyve në ngjarjet e fundit publike dhe nxori disa përfundime. “Sjellja e Cristianos së fundmi tregon dy gjëra: se ai nuk është i lumtur për momentin në jetën e tij personale dhe se është i shqetësuar edhe nga që është larg nga nëna e tij, Dolores Aveiro. Të gjithë e dimë pse ai e do familjen sa më shumë që të jetë e mundur afër,”- tha Quintino Aries.
Gazetari Daniel Nascimento shtoi: "Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina i kalon ditët e saj në qendrat tregtare në Riad dhe kjo Cristianos nuk i duket aspak qesharake. Ajo shpenzon, shpenzon dhe vetëm shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është të njëjtin nivel me Cristianon dhe ai nuk e pëlqen fare këtë."
Drejtuesi i emisionit Leo Caeiro ka thënë fjalën e fundit: "Kam muaj që e them. Ata të dy nuk janë mirë dhe ka shumë mundësi që të ndahen. Realiteti është se Ronaldo është lodhur prej saj. Ky është realiteti. Unë them se nuk do të ketë dasmë."
Cristiano Ronaldo ka pesë fëmijë: Cristiano Ronaldo Junior, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Georgina Rodriguez është nëna e Alana Martina dhe Bella Esmeralda, ndërsa Cristiano Ronaldo Junior, Eva dhe Mateo kanë nëna surrogate.
Jeta e Georgina Rodriguez (29 vjeç), partnerja e Cristiano Ronaldos (38 vjeç), është subjekt i një dokumentari të transmetuar në një platformë transmetimi. Në një nga episodet, partnerja e yllit portugez ka pranuar se është “e varur” nga shopping-u dhe se ka shpenzuar një shumë të madhe për një natë jashtë.
Shtypi spanjoll shkruajti së fundmi se Cristiano Ronaldo "është i neveritur nga sjellja e Georgina Rodriguez" dhe duket se është shfaqur një "çarje" mes të dyve. Sipas gazetarëve të Marca, CR7 është i zemëruar me qëndrimin e partneres së tij dhe beson se ajo po bëhet egoiste.
Pasi shtypi në Spanjë shkroi për tensionet ekzistuese mes çiftit, Georgina Rodriguez kishte një postim më shumë në Instagram. Modelja argjentinase ka publikuar disa foto nga plazhi, ku ndodhej me fëmijët. Postimi që është më poshtë, u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 5 milionë pëlqime dhe mbi 13.000 komente.
Georgina Rodriguez është një nga personat më të njohur në Instagram: ajo kaluar “barrierën” e 49 milionë ndjekësve. Partneri i saj, ylli i Al-Nassr, e kalon atë në këtë kapitull: ai ndiqet nga më shumë se 577 milionë njerëz në rrjetin e famshëm social.
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Al-Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një trajneri me emër, pasi shkarkoi francezi...
ÇEKI - Vladislava Galagan, një femër e bukur ruse, lindi në qytetin Temruk në rajonin e Krasnodarit 25 vjet më parë....
BRAZIL - Kayla Simmons është një influencuese e njohur, ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dh...
FRANCE - Edhe pse po flitet shumë për të ardhmen e Christophe Gaultier, trajneri francez e ka bërë të qartë, se ka n&eum...
GJERMANI - Rreth 25 mijë tifozë të Werder Bremenit ishin në Berlin për ndeshjen e skuadrës së tyre ndaj Herthas (...
SPANJE - Ndërsa informacionet dalin në dritë flasin gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm të&...
SHBA - Lakers dhe Grizzlies, në NBA, po hyjnë në “betejën” e ndeshjes së tretë të ‘play-off’-it dhe...
SPANJE - Real Madridi shtoi këtë të shtunë fitoren e dytë radhazi në La Ligan spanjole, duke mposhtur me rezultat 2-0 Celta Vigo t...
KANADA - E reja është cilësuar si “hokeistja më seksi” në botë, me paraqitjet e saj që bëjnë bujë...
ITALI - Jorge Lorenzo, një dashnor (dhe koleksionist) i njohur i makinave sportive, i është nënshtruar etheve të SUV-ve. T&...