“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
VIDEO/ Kastrioti gjen 3 pikë shprese, Kukësi vazhdon në 'zonën e kuqe' të mbijetesës!...
Skuadra krutane e Kastrioti fitoi 1-0 ndaj Kukësit në javën e 30-të të Superiores, duke marrë 3 pikë të çmueshme të përpjekjen e tyre për mbijetesë.
23 Prill 2023, 17:23Nga DOSJA
ELBASAN - Kastrioti arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Kukësit në javën e 30-të të Superiores. Ishin verilindorët ata që e nisën me ritëm të lartë takimin, duke u ndalur dy herë nga shtylla në pak minuta, por golin e vetëm të fitores e realizuan krutanët.
Në minutën e 28-të, ishte Santiago Selmani ai që shënoi për Kastriotit. Nga një goditje këndi, shtatlarti Selmani kërceun mbi të tjerët, dhe me topin e goditur me kokë mposhti portierin Tafas të kuksianëve, duke shënuar edhe golin e vetëm të takimit.
Në vijim u luftua shumë nga të dyja skuadrat. Kuksianët provuan mjaft për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por skuadra e Çelës arriti ta menaxhonte mirë rezultatin 1-0.
Me këto tre pikë Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit me 31 pikë, por vazhdon të shpresojë te mbijetesa, ndërsa Kukësi vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë në vendin e tetë me 36 pikë.