Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO / Bayerni i pamëshirshëm mund 8-0 Darmstadt-in!
Në fund gjithaçka u mbyll me rezultatin 8-0 dhe pas javës së nëntë të Bundesliga, Bayern kryeson me 23 pikë, teksa Darmstadt renditet në vend të 14-të me shtatë pikë.
28 Tetor 2023, 17:40Nga DOSJA
GJERMANI - Bayern Munich dhuron spektakël ndaj Darmstadt-it në “Allianz Arena”, të cilin e “shkatërroi” me tetë gola. Sfida nuk nisi mirë për kampionët e Gjermanisë, pasi Kimmich u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4-t dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.
Megjithatë një ndërhyrje e gabuar e Kalus Gjasulës në minutën e 21-të bëri që edhe futbollisti i kombëtares shqiptare të ndëshkohej me karton të kuq, duke bërë që edhe Darmstadt të mbeste më dhjetë lojtarë.
Në minutën e 41-të arbitri Peterson dha një tjetër karton të kuq dhe e bëri ndaj mbrojtësit tjetër të Darmstadt, Maglica-s, me miqtë që kaluan në inferioritet numerik.
Në minutën e 45-të bavarezët gjetën rrugën drejt rrjetës me Sane, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.
Në ndryshim nga pjesa e parë që ishte e mbushur me karton të kuq, fraksioni i dytë dhuroi spektakël golash, me ekipin e Tuchel që nuk pati të ndalur.
Seria e golave nisi në minutën e 51-të me Kane që zhbllokoi sfidën, teksa pesë minuta më vonë Sane dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.
Musiala shënoi golin e tretë në minutën e 60-të dhe vetëm katër minuta më pas Sane bëri “poker” për bavarezët.
Goli i pestë i Bayern ishte për t’u vendosur në kornizë, me Harry Kane që shënoi nga gjysmë fusha e ekipit të tij në minutën e 69-të.
Sulmet nga vendasit vazhduan, ndërsa në minutën e 71-të ishte Muller ai që “shijoi” golin në këtë sfidë. Pesë minuta më pas Musiala shënoi sërish, duke i dhënë ekipit golin e shtatë.
Ky takim u vulos në minutën e 88-të me Harry Kane që realizoi “hat-trick” dhe njëkohësisht i dha skuadrës së tij golin e tetë.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 8-0 dhe pas javës së nëntë të Bundesliga, Bayern kryeson me 23 pikë, teksa Darmstadt renditet në vend të 14-të me shtatë pikë.