Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin
Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin 15 Qershor...
Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin 15 Qershor...
"Jam pacient i dializës”/ Qytetari në shesh: Shteti po bën maskaradë me ilaçet, na rimburson vetëm 6 muaj ...
Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës! Natyrisht që do të shkoj në S...
Incidenti në GJKKO/ Konflikti fizik nisi pasi Petrit Çakrri mohoi përfshirjen në vrasje, lëndohen edhe tre efektiv&eu...
Delegacioni teknik i UEFA-s kreu vizita në stadiumet pritëse ku do të luhen ndeshjet e Euro U-21 në Shqipëri vitin e ardhshëm

TIRANE - Përfaqësues të UEFA-s kanë zhvilluar vizitën e radhës në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, ku vendi ynë do të jetë një nga dy organizatorët e këtij kompeticioni prestigjioz.
Gjatë katër ditëve të inspektimeve, ekspertët e UEFA-s kanë vizituar stadiumet që do të presin ndeshjet e turneut, duke u fokusuar në aspektet teknike dhe operacionale të organizimit. Në qendër të vëmendjes kanë qenë sistemet e ndriçimit, gjeneratorët rezervë, masat e sigurisë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm që lidhen me standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Vizita nisi me inspektimin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa më pas delegacioni u ndal në “Elbasan Arena”. Në ditën e tretë të axhendës, përfaqësuesit e UEFA-s zhvilluan vizita në stadiumin “Air Albania” dhe në “Arena e Demave”, dy impiante ku aktualisht po kryhen investime të rëndësishme infrastrukturore në funksion të EURO U-21 2027.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni u njoh nga afër me ecurinë e punimeve në stadiumin “Air Albania”, ku po realizohet përmirësimi i bazamentit të fushës dhe vendosja e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të UEFA-s.
Po ashtu, përfaqësuesit e UEFA-s panë nga afër edhe punimet që po zhvillohen në “Arena e Demave”, ku ka nisur procesi i zëvendësimit të tapetit artificial me bar natyral. Ky investim përfshin heqjen e sipërfaqes ekzistuese, instalimin e sistemit të vaditjes dhe krijimin e një terreni të ri loje, që do të përmbushë kërkesat për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Vizita e radhës konfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes FSHF-së dhe UEFA-s në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027. Federata e Futbollit vijon të punojë për përmbushjen e të gjitha standardeve organizative dhe infrastrukturore, me synimin që Shqipëria të presë me sukses një nga eventet më të rëndësishme të futbollit europian për të rinj.
B.T (Dosja.al)
KEPI I GJELBERT - E gjitha filloi më 20 janar 1973, kur Kepi i Gjelbër shpalli pavarësinë e tij nga Portugalia, e cila u njoh dy vjet m&eu...
SHBA - Argjentina hyri në fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen hapëse me një mungesë të konfirmuar, a...
SHBA - Breshëri i golave që ra mbi Curaçao, me një ekip gjerman dërrmues të aftë për të shënuar shtatë...
SHBA - A është vërtet muzgu i perëndive historike të futbollit? Duke gjykuar nga 48 kopertinat e dedikuara ekipeve kombëtare t&e...
Ibrahimovic dhe Cardinale në Shtëpinë e Bardhë: një shfaqje midis UFC-së dhe ditëlindjes së Trump SHBA - Ndërs...
Fernando Muslera u rikthye në ekipin kombëtar për Uruguain kundër Anglisë (1-1) më 27 mars SHBA - Ai e kishte përfunduar...
SHBA - "Paradë. E enjte. Manhattan." Mjaftuan vetëm tre fjalë të shkurtra që Zohran Mamdani të njoftonte nëpërmje...
Endrick, i fotografuar këtu në fillim të qershorit… BRAZIL - Endrick nuk e fsheh, por e shfaq hapur simpatinë e tij për Cr...
Sami Khedira, 39 vjeç SPANJE - Stafi i ardhshëm i José Mourinhos te Real Madridi po merr formë. I emëruar së fundmi ...
ITALI - Te Milani, ditët kalojnë dhe pozicionet e drejtorit teknik, drejtorit sportiv dhe trajnerit mbeten bosh. Por ndjenja është se...