LIVE UPDATES
Sport

Tregimi i dhimbshëm i Dario Srnas: “Do ta ftoja FIFA-n të vinte në Ukrainë, për të jetuar me sirena dhe në mes të bombave”…

Ish-mbrojtësi i djathtë kroat, tashmë i konvertuar në drejtor sportiv, rrëfen për spanjolen ‘MARCA’ jetën e tij te Shakhtari

4 Tetor 2022, 10:45 Nga DOSJA

Tregimi i dhimbshëm i Dario Srnas: “Do ta ftoja FIFA-n të vinte

UKRAINE - Shakhtar Donetsk është bërë flamuri i Ukrainës. Prania e tij në Champions League, në mes të luftës me Rusinë, është një burim krenarie dhe merr një ngjyrim patriotik. "Unë jam krenar për këtë ekip. Për mua ata janë heronj,"- mburret drejtori kroat Dario Srna. Ish-mbrojtësi i djathtë, tashmë i konvertuar në drejtor sportiv te Shakhtar, rijeton për ‘MARCA’ dramën njerëzore dhe futbollistike, që sjell lufta e tretë e jetës së tij. 

“Në vitin 1991 në Kroaci, në 2014 në Donetsk dhe tani në mbarë Ukrainën”, thotë ai. Fillimi i luftës/invazioni rus e kapi Shakhtarin me 'këmbën e ndryshuar'. "Fillimi ishte një fatkeqësi. Ne ishim në Kiev me ekipin dhe u kujdesëm të organizonim gjithçka, veçanërisht me lojtarët e huaj. Disa u larguan me makina, të tjerët me tren...",- kujton ai.

Një skenë që, në mënyrë të pashmangshme, të kujton atë që ndodhi tetë vjet më parë, kur u desh të largoheshin nga Donetsk për 'luftën e Dombásit'. Në fakt, stadiumi i saj, ‘Donbass Arena’, që i përket kategorisë ‘elite’ të UEFA-s, u shkatërrua nga bombardimet.

"Në vitin 2014 na u desh të largoheshim nga Donetsk, shtëpia jonë, stadiumi, qyteti ynë sportive, por ne kemi tifozët tanë në të gjithë botën. U transferuam në Kiev dhe kur u përshtatëm, fillon një luftë tjetër. Është e vështirë të shpjegosh jetën tonë që atëherë e deri më sot”,- ankohet Srna.

Një mërgim i detyruar, që për fat të keq po përjeton një episod të ri. “Ne jemi një skuadër pa adresë (seli fikse) dhe kjo është më e dhimbshmja. Kemi luajtur në Lviv, në Odessa, në Kharkov, tani Champins League në Varshavë... Vajza ime më merr në telefon dhe i them asaj: Ditën do të jem në Kiev, ditën tjetër në Londër... Ndonjëherë zgjohem dhe nuk e di se ku jam”,- thotë drejtori i Shakhtar Donetsk.

Ditët e luftës e detyrojnë Shakhtarin të marrë masa paraprake ekstreme. “Të shtunën luajtëm kundër Metalistit, alarmet paralajmëruan për një sulm të mundshëm dhe na u desh të ktheheshim në dhomat e zhveshjes për të rifilluar lojën pas 15 minutash. Duhet të ndërrojmë hotele, autobusë, stërvitemi me sirena, udhëtojmë me sirena... Kjo është jeta jonë sot dhe duhet ta pranojmë. Duhet të jemi shembull, ashtu siç është Ushtria për ne. Ne luajmë për tifozët tanë dhe për Ukrainën", thotë kroati.

Tregimi i dhimbshëm i Dario Srnas: “Do ta ftoja FIFA-n të vinte

Ka më shumë. Udhëtimi për t'u përballur me Real Madridin për Champions League në ‘Bernabeu’ është një odise e vërtetë: "Sot [dje] ne u stërvitem, pastaj kemi bërë 7-8 orë me autobus për në Poloni, sepse nuk lejohet të fluturojmë nga Ukraina dhe, më vonë, 4 orë të tjera me avion”. Drejtori vlerëson forcën e Shaktharit: “Kemi një jetë të vështirë, por asnjë lojtar në asnjë moment nuk është ankuar, apo thënë se është i lodhur”.

Megjithatë, ajo që e lëndon më shumë Srnan është mungesa e mbrojtjes. "UEFA, përmes Ceferinit, bëri gjithçka që mundi për të na ndihmuar ne dhe futbollin ukrainas. FIFA, nga ana tjetër, na shkatërroi. Ajo nuk na mbrojti në asnjë moment. Unë jam i mendimit se ata duhet të na kishin ndihmuar. Edhe ne jemi një ekip dhe i kemi dhënë shumë futbollit europian gjatë 20 viteve të fundit. Do të doja që dikush nga FIFA të vinte në Ukrainë, të jetonte me ne dhe ekipet e tjera dhe të ndjente se çfarë është si të jetosh me sirena dhe bomba.

Ankesa e Srnas, i cili luajti 536 ndeshje, shënoi 49 gola dhe shpërndau 121 asistime gjatë kohës së tij në Shakhtar, ka arsyetimin e saj për vendimin e FIFA-s për të 'çliruar' të huajt si rezultat i luftës.

“Ne kishim 14 të huaj në skuadër, vlera e tregut të të cilëve ishte midis 150 dhe 200 milionë euro dhe ata u lejuan të huazoheshin pa ngrirë kontratat e tyre. Solomon dhe Tete kishin një vit e gjysmë në kontratën e tyre, ata kanë shkuar në Fulham dhe Lyon dhe kur të kthehen do të kenë vetëm gjashtë muaj që të jenë të lirë. Kjo është e papranueshme”, shpjegon ai. Vetëm një i huaj, Lassina Traoré, zgjodhi të qëndrojë: “Unë fola me nënën e tij dhe ajo i tha: “Duhet të jesh me Shakhtarin në këtë kohë të vështirë.” Ai meriton të gjithë admirimin dhe respektin tim”.

Rindërtimi nuk ishte i lehtë: “Askush nuk e besonte se do të luanim sërish, nuk e dinim se çfarë do të ndodhte me skuadrat... Epo, kemi humbur 14 lojtarë, mbajmë vetëm 2-3 titullarë në krahasim me një vit më parë. Por ne kemi krijuar një ekip të mirë, shumë të ri, me një trajner shumë ambicioz (Igor Jovicevic). Në ndeshjen 1-6 kundër Metalistit, për herë të parë në 20 vjet, ne futëm në fushë 11 ukrainas që në fillim dhe 90% e tyre erdhën nga Akademia jonë”.

Tregimi i dhimbshëm i Dario Srnas: “Do ta ftoja FIFA-n të vinte

Një 'rilindje' e paimagjinueshme pa Rinat Akhmetov. "Ne kemi një president shembullor. Ai kishte bizneset e tij në Donetsk dhe më pas pësoi një sulm në Mariupol. Ai ka humbur më shumë se kushdo, midis 10 dhe 15 miliardë... por Shakhtar është pasioni i tij, jeta e tij, familja e tij. Ai paguan pagat në kohë, na telefonon çdo ditë për të parë se si po ecën skuadra... Jam krenar që kam punuar me të për më shumë se 25 vjet",- tregon Srna.

"Kur u njoftua se ne po hynim drejtpërdrejt në fazën e grupeve, shumë njerëz prisnin që nuk do të arrinim asnjë pikë. "Ai nuk është i njëjti Shakhtar si më parë,"- thanë ata. Ka kuptim. Ne humbëm 14 lojtarë dhe staf, por, edhe kështu, ne jemi në Champions League dhe kemi katër pikë. Të shkojmë në 1/16 do të ishte e pabesueshme, por është e vështirë”, mburret me krenari Srna para se të rendisë virtytet e reja të 'minatorëve': "Kjo skuadër ka karakter dhe guxim. Ne nuk kemi frikë nga askush".

Real Madridi le të ketë parasysh: "Ata janë favoritë, por ne duam të tregojmë futbollin tonë dhe, unë insistoj, nuk kemi asgjë për të humbur". Srna, për të përfunduar, dërgon një mesazh optimist: "Shpresojmë të kthehemi në Donetsk. Ne besojmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të... dhe do të fitojmë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më