Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dyja ndeshjet miqësore janë planifikuar të zhvillohen më 9 dhe 11 gusht në impiantet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë

TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-19 nis sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Lihtenshtejnit, që do të luhen më 9 dhe 11 gusht në “Shtëpinë e Futbollit”.
Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 20 futbollistë për këto dy teste të rëndësishme, me ekipin që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe, që zhvillohen në muajin nëntor.
Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion të gjithë elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 10 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Laçi, Teuta, Partizani e Dinamo dhe 10 prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Empoli, Burnley, etj. Shumë prej tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit U-19 dhe janë futbollistë që premtojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.
Skuadra do të grumbullohet pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit. Ndeshja e parë e Kombëtares U-19 e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj është planifikuar të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 9 gusht, duke nisur nga ora 17:30, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 11 gusht po në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në ora 10:00.
Këto miqësore ndaj Lihtenshtejnit janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor.
Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën ‘Elite Round’.

B.T (Dosja.al)
ZVICER - Ndërsa ekipet nga Shqipëria, Egnatia dhe Partizani së fundmi, janë eliminuar, garat në Conference League vazhdojnë p&eu...
GJERMANI - Huazim edhe për 12 muaj për lojtarin e talentuar 21-vjeçar holandez, i cili nuk do të veshë (të paktën kët&...
SPANJE - Ai ishte një nga lojtarët e paktë që plotësoi 90 minuta në testin e parë parasezonal. Brahim Díaz, ...
ARGJENTINE - Ka gola fitimtarë që ne i festojmë për rëndësinë e tyre dhe të tjerë që i admirojmë me goj&e...
SHBA - Milani duket i ka mbyllur historitë e merkatos. Roma kërkon shumë për Abraham, kështu që kuqezinjtë mund ta ke...
ITALI - Mario Balotelli në Milanello. Asnjë lëvizje transferimi Furlani-Moncada, por vetëm një vizitë nga 34...
ITALI - Ai duhet të ishte kthyer në Appiano më 8 gusht, por Interi ka nevojë për të pas lëndimit që e det...
FRANCE - Simone Biles ka nxjerrë disa guralecë nga këpucët e saj dhe publikon një postim në X, që ka të gjithë...
FRANCE - Marcell Jacobs, kampioni olimpik i 100 metrave për meshkuj në Tokio 2020, e mbylli finalen e tij të Olimpiadës&...
SHBA - Kërkimit për një trajner në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i vjen fundi. Pas shkarkimit të Gregg Berhalt...