Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deri tani janë shitur rreth 12 mijë e 500 bileta.
TIRANË- Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve përballë Izraelit. Izraelitët vijnë për herë të parë në tokën shqiptare dhe në orën 20:45 do të futen në stadiumin “AIR Albania” për tu përballur me skuadrën kuqezi. Edi Reja pritet të vijë me disa ndryshime në këtë takim, që mendohet të jenë 5 ose 6 lojtarë. Në portë sërish do ta nisë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës. Deri tani janë shitur rreth 12 mijë e 500 bileta. Nga ana tjetër, Policia ka ndërmarrë masa dhe ka vënë sërish Tiranën në shtetrrethim.
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Zef Laska, ka dhënë një deklaratë për shtyp për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipit të Shqipërisë dhe Izraelit. Policia ka hartuar një plan masash të detajuar me detyra konkrete për të gjithë strukturat dhe shërbimet e Policisë. Për të siguruar mbarëvajtjen, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare futbolli, do të angazhohen gjithsej 1300 punonjës policie.
Masat e marra:
• Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Izraelit, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
• Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
• Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të pranohen tifozët;
• Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek “Kolonat” në sheshin “Italia”;
• Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;
• Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
• Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
• Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
FRANCE - UNFP po jep alarmin. Pas qëndrimit të Noël Le Graët, presidentit të FFF-së, përballë “ka...
Manchester City, kampion i Premier League ANGLI - Si mund të ishte ndryshe, Manchester City dhe Liverpool kanë marrë shu...
HONDURAS - Komisioni Disiplinor i futbollit të kategorisë sëparë të Hondurasit sanksionoi këtë të enjte me 20 mijë...
SPANJE - Lajmi i verës, të paktën për sa i përket shtypit gossip, është padyshim ndarja e Gerard Piqué dhe&n...
ANGLI - Liverpool i ka thënë lamtumirë zyrtarisht Divock Origit, lojtarit që ka lënë përshtypje të thellë te...
ANGLI - Modelja Carla Howe ka treguar, se Evra e ka ndjekur atë për 3 muaj në vitin 2013 dhe bëri dashuri me të, pas një nate n&eu...
ANGLI - Erling Haaland u citua të ishte një nga atraksionet e këtij tregu transferimi, por puna e madhe e Manchester Cityt, bëri q...
SHBA - Haas paralajmëron Mick Schumacher. Tavani i buxhetit po i mbyt ekipet, sidomos ato me më pak pjesë këmbimi... dhe më...
FRANCE - Ky njoftim ka të ngjarë të ketë efektin e një bombe. Sheikët e Katarit prej disa javësh kanë treguar se ...
EUROPË- Spanja merr fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve falë rezultatit 1-0 në fushën e ...